Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pikat 1 dhe 31 mund të diskutohen me 2 shtator?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pikat 1 dhe 31 mund të diskutohen me 2 shtator?  Empty
MesazhTitulli: Pikat 1 dhe 31 mund të diskutohen me 2 shtator?    Pikat 1 dhe 31 mund të diskutohen me 2 shtator?  I_icon_minitimeMon Aug 29, 2011 7:58 am

Në raundin e ri të bisedimeve që do të mbahet më 2 shtator, krahas vulave doganore dhe tregtisë së lirë, nga palët mund kërkohet të bisedojnë edhe për pikat kufitare 1 dhe 31.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën më kritike prej se ka filluar. Beogradit i është bërë e qartë nga Angela Merkel se duhet të shpërbëjë strukturat paralele në veri. Ndërsa, nga Prishtina mund të kërkohet që të bisedohet për pikat kufitare 1 dhe 31.

Burim Ramadani, nga AAK, thotë se Qeveria – me marrëveshjet e arritura me Beogradin - ka shkelur vijat e kuqe.

“Ne nuk po shohim garanci se Qeveria nuk do të diskutoje edhe çështjet e rregullimit të brendshëm, siç është çështja e doganave dhe pikave kufitare”, thotë Ramadani për “RTK”.

Analisti Belul Beqaj thotë se bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia nuk kanë bërë veprime të cilat do të krijonin kushte për vazhdimin e dialogut.

“Në takimin e radhës nuk përjashtohet mundësia të arrihet një marrëveshje ku Serbia i humb 400 milionë euro në vit me mundësinë e anëtarësimit në BE. Por, realisht, mbeten shkaqet të cilat do ta destabilizojnë marrëveshjen dhe në afat më të gjerë e bëjnë atë të paqëndrueshëm”, thotë Beqaj.

Ilir Deda, këshilltar i Presidentes Jahjaga, ka thënë se vulat doganore dhe tregtia e lirë janë çelës për integrim evropian dhe pa u zgjidhur këto çështje nuk ka aspirata për t’u integruar në BE.

“Kjo duhet të zgjidhet në mënyrë që të hyjmë në një vizion evropian”, ka thënë Deda.

Ndërkaq, Visar Xani, nga zyra e zëvendëskryeministres Tahiri, ka thënë tha se nuk ka asgjë të re për të deklaruar për takimin që pritet të mbahet më 2 shtator.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pikat 1 dhe 31 mund të diskutohen me 2 shtator?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pikat doganore negociohen në Bruksel
» Vendosja në pikat kufitare do të kthejë normalitetin
» Windows 8 do të prezantohet në shtator?
» Bisedimet Beograd – Prishtinë, më 2 shtator
» Limaj më 20 shtator në prokurori për korrupsion

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: