Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nisi viti i ri shkollor, mësimdhënësit kanë tri kërkesa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Nisi viti i ri shkollor, mësimdhënësit kanë tri kërkesa Empty
MesazhTitulli: Nisi viti i ri shkollor, mësimdhënësit kanë tri kërkesa   Nisi viti i ri shkollor, mësimdhënësit kanë tri kërkesa I_icon_minitimeThu Sep 01, 2011 12:55 pm

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka kërkuar Qeverisë të mërkurën që t’ua paguajë mësimdhënësve ndryshimin e rritjes së pagave për janarin e shkurtin e kaluar, bazuar në marrëveshjen e arritur më 6 janar 2011.

“Janë paratë tona”, kanë ngulur këmbë zyrtarë të SBASHK-ut, por edhe mësimdhënësit.

“Implementimi i marrëveshjes së janarit 2011, që dy muaj të mbetur të pagave të paguhen në këtë vit kalendarik duhet të ndodhë”, ka thënë nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani. Ai ka nxjerrë edhe dy kërkesa të tjera për Qeverinë.

“Duhet të ndodhë angazhimi për nënshkrimin dhe implementimin e një kontrate të re kolektive, përmes së cilës do të realizohen obligimet, të drejtat e punëtorëve të arsimit, siç e kanë edhe shtetet e tjera në rajon dhe po ashtu duhet të ndodhë angazhimi që ngritja e pagave të bëhet në bazë të rritjes së shkallës së inflacionit”, ka thënë ai.

Që të tria këto kërkesa nënkryetari i SBASHK-ut i ka ndërlidhur me kualitetin në arsim. “Pa i krijuar të gjitha këto parakushte nuk mund të ketë as cilësi në arsim”, ka thënë ai.

E, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, e ka mbajtur të mërkurën një konferencë për shtyp, por ai nuk e ka përmendur punën e parave të ndryshimeve të rritjes së pagave për muajt janar dhe shkurt sipas marrëveshjes mes Qeverisë dhe SBASHK-ut, të cilat s’i kanë marrë mësimdhënësit.

Buja ka thënë se dikasteri qeveritar të cilin e drejton ai ka bërë të gjitha përgatitjet që mësimi të fillojë suksesshëm nga data 1 shtator.

Buja ka treguar se mësimi do të fillojë në rreth 99 për qind të shkollave, me përjashtim të një përqindjeje të vogël - rreth 20 shkolla, ku, sipas tij, ende janë duke u bërë renovime, por të cilat pritet të mbarojnë së shpejti.

“Në shumicën e shkollave, respektivisht në 134 shkolla, mësimi zhvillohet me një ndërrim, në 542 shkolla mësimi zhvillohet në dy ndërrime, ndërsa është edhe një numër i vogël i shkollave, pra në 36 shkolla mësimi zhvillohet në 3 ndërrime”, ka thënë ai.

“Ndërsa nga 34 shkollat që janë duke u ndërtuar, në fillim të shtatorit do të jenë të gatshme dy objekte shkollore - Shkolla e Mesme Teknike në Drenas dhe Qendra Burimore- Shkollë Speciale në Prishtinë) - derisa gjatë shtatorit do të përfundojnë punimet edhe në dy të tjera dhe deri në fund të vitit përfundojnë edhe tri objekte të tjera”, ka shtuar ai.

Ministri Buja ka dhënë edhe një pasqyrë të nxënësve dhe të mësimdhënësve në vend për këtë vit. “Vitin e ri shkollor e nisin rreth 32 mijë nxënës, që këtë vit fillojnë shkollën për herë të parë, dhe me 24 mijë që do të vijojnë klasën e dhjetë; me 25 mijë punëtorë në nivelin e arsimit parauniversitar; me 1151 shkolla - prej tyre 734 shkolla amë dhe 417 paralele të ndara”, ka treguar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Nisi viti i ri shkollor, mësimdhënësit kanë tri kërkesa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  KEK-u nisi mbjelljen e fidanëve
» Ultimatum i SBASHK-ut Qeverisë për mësimdhënësit
» Thaçi premton standarde evropiane për mësimdhënësit
» Kërkesa e (pa)drejtë e EULEX-it
» Aprovohen 23 kërkesa për ndihmë në riintegrim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: