Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Për kamera, pak gjasa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Për kamera, pak gjasa  Empty
MesazhTitulli: Për kamera, pak gjasa    Për kamera, pak gjasa  I_icon_minitimeMon Sep 05, 2011 7:32 am



Kërkesa publike e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, që seanca gjyqësore, ku ai dhe nëntë bashkëluftëtarët akuzohen për krime lufte, të transmetohet drejtpërsëdrejti në televizion, duket të jetë pak e realizueshme. Së paku një gjë të tillë e ndalon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, përkatësisht neni 93 i këtij ligji, por njëkohësisht edhe praktikat e deritashme të gjyqësorit në Kosovë.
Fatmir Limaj, një kërkesë të tillë, e ka paraqitur publikisht në ditën kur ndaj tij është konfirmuar aktakuza, ku Limaj dhe nëntë shokët e tij të luftës: Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refki Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shala, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhaj, akuzohen për krime lufte, të kryera në Kleçkë gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Zëri.

Limaj ka thënë se do të kërkojë që gjykimi ndaj tij dhe shokëve të tij të jetë drejtpërsëdrejti në televizion, në mënyrë që fajësia apo pafajësia që do të shpallet në fund ndaj tij në emër të popullit, të shihet nga populli. Data e gjykimit ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve ende nuk është caktuar, por një gjë e tillë pritet të ndodhë ngase të premten është konfirmuar në tërësi aktakuza, e përpiluar nga prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro.

Edhe gjykimi pritet të udhëhiqet nga një gjyqtar i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX. “Në praktikat e deritashme nuk është aplikuar që gjykimet të përcillen nga kamerat. Mirëpo, për kërkesa specifike, palët duhet të drejtohen te gjyqtari”, ka thënë të dielën zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton.

Ndërkohë, salla e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ku është mbajtur seanca e konfirmimit të aktakuzës dhe në të cilën sipas të gjitha gjasave do të mbahet edhe gjykimi, ofron shumë pak ulëse për publikun.

Se sa hapësirë zë kjo sallë është parë gjatë seancës së konfirmimit, ku pos të akuzuarve kanë qenë të pranishëm edhe dhjetë avokatë mbrojtës, po aq policë, disa persona nga gjykata. Policia që po kujdesej për rend dhe qetësi është detyruar të thërrasë me emra nga një, eventualisht dy familjarë, të të pandehurve, ngase salla nuk ka lejuar të pranishëm të tjerë për shkak të hapësirës.

Kjo sallë e vogël, edhe në rast se aprovohet kërkesa për prani të kamerave, do të ketë problem për akomodimin e të gjithë të të pranishmëve edhe po të lejohet një gjë e tillë. Por, praninë e kamerave në gjykatë e ndalon saktë Kodi i procedurës penale, përkatësisht neni 93 alineja 3 e këtij ligji.

“Me propozim të palës ose të kryetarit të gjykatës, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, përjashtimisht, mund të lejojë incizime nga paragrafi 2 i këtij neni në ndonjë shqyrtim gjyqësor konkret. Kryetari i Gjykatës Supreme informon palët sa më shpejt që të jetë e mundur për propozimin e kryetarit të gjykatës, e në rast të propozimit të palës e informon palën kundërshtare. Pala mund t’i paraqesë kundërshtim me shkrim kryetarit të Gjykatës Supreme brenda shtatë ditësh nga pranimi i propozimit”, thuhet në këtë paragraf derisa paragrafi i dytë i të njëjtit ligj, ndalon rreptësisht regjistrimet filmike, fotografike dhe televizive. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Për kamera, pak gjasa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kamera uebi për HD
» Kamera që të identifikon nga muskujt e fytyrës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: