Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Afrika ime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Afrika ime  Empty
MesazhTitulli: Afrika ime    Afrika ime  I_icon_minitimeWed Sep 07, 2011 11:22 am

Zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli shkon në Afrikë për herë të katërt i bindur se do të sigurojë njohje për Kosovën. Do të takojë edhe presidentin e Afrikës së Jugut.

Në një intervistë për gazetën Express, ai po ka folur edhe rreth disa çështjeve tjera. Duke folur rreth riformatimit të Qeverisë, ai ka thënë se bëhet së shpejti dhe se pret një ministri të re për koalicionin Kosova e Re.

Pacolli tha se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për president të Kosovës, por beson se zgjedhjet nuk do të shtyhen.

Zëvendëskryeministri duke folur rreth vizitës së presidentit të Hondurasit në Kosovë e Shqipëri tha “Së pari falënderoj institucionet e Kosovës dhe çdokënd këtu që ka punuar që kjo vizitë të kalojë në mënyrë dinjitoze. Edhe pse me pengesa, kjo vizitë ka shkuar mirë dhe shpresoj se Presidenti të jetë ndarë i kënaqur. Kuptohet që ka mundur të pritet më mirë, por mirë që u krye”.

Pacolli foli edhe rreth pritjes më të organizuar që i është bërë presidentit të Hondurasit në Shqipëri. “Po, është e vërtetë dhe për këtë unë i falënderoj përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Shqipërisë duke filluar nga Presidenti i shtetit, Bamir Topi. Ju e dini se Shqipëria vjen nga një traditë e madhe dhe protokolli shtetëror i saj është i jashtëzakonshëm. Por përveç kësaj, më lejoni që t’ju përmend detaje të vogla. Shqipëria kishte në rrugët kryesore të kryeqytetit flamuj të mëdhenj të Hondurasit, duke i dhënë karakter shtetëror vizitës. Unë isha në krah të Kryeministrit Berisha dhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli në pritjen që ata i rezervuan Presidentit të Hondurasit”, tha ai.

Sipas tij, kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli nga kati i tretë, ku e ka zyrën, ka zbritur poshtë dhe e ka pritur dhe njëjtë po ashtu e ka përcjellë mysafirin tonë.

“Kryeministri Sali Berisha, i cili dha drekë për mysafirin ishte aq i përgatitur për takimin me Presidentin e Hondurasit saqë në takim dëshmoi se kishte lexuar shumë gjëra për historinë, kulturën dhe ekonominë e Hondurasit....Presidenti i Hondurasit edhe në Shqipëri rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe angazhimin për të lobuar për Kosovën. Mos të harroj të përmendi faktin se ai na ka ndihmuar shumë për njohjet nga Caricomi”, tha Pacolli.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjes rreth vonesave për njohje nga disa vende që ai kishte thënë se do të vijnë shumë shpejt, Pacolli u shpreh se njohjet nuk janë një gjë e cila varet nga vullneti i tij ose prej dëshirës së kosovarëve.

Ai vlerësoi se njohjet janë një proces jashtëzakonisht i vështirë dhe çdo vendim i çdo shteti për ta njohur Kosovën sigurisht nuk kalon pa ndonjë hallakamë brenda atij shteti.
“Për arsye se prishet një qetësi, e cila është tani tek ai shtet; për arsye se dikush sigurisht do të intervenojë, do të thotë se do t’i prishim marrëdhëniet me Serbinë, për shembull. Këtu, e dini se nuk është vetëm dikush i vogël, por kjo shkon deri te Rusia. Kërcënimet pra ekzistojnë. Lobi serb është shumë i madh në shtetet afrikane dhe duhet gjithmonë të gjinden rrugë që prishja e kësaj qetësie të jetë me efekte sa më të vogla negative për atë shtet që na njeh. Prandaj, njohjet që kanë ardhur janë pasuar me kërcënime nga Beogradi për ato shtete që na kanë njohur. Këto shtete do ta kenë vështirë tani të jenë prezentë në Beograd në aktivitetin për 50-vjetorin e organizatës së vendeve të painkuadruara dhe unë nuk di si do të veprojë nikoqiri.... Për këtë ju them edhe një herë se njohjet të cilat unë i kam përmendur edhe me emra, do të vijnë shumë shpejt. Unë kërkoj mirëkuptimin në këtë çështje edhe nga mediat këtu, por edhe nga shoqëria civile, sepse njohjet nuk kanë qëllim vetëm shkrimin e një letre, ato janë proces”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Afrika ime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Afrika
» Afrika e Jugut
» Afrika e Jugut nuk e njeh Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: