Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Afrika e Jugut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Afrika e Jugut Empty
MesazhTitulli: Afrika e Jugut   Afrika e Jugut I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:12 am

Afrika e Jugut F.0611015012804_m

Një sfidë gjigante qëndron para futbollistëve të Afrikës së Jugut. Ata duhet të tregojnë përformancë të madhe para tifozëve të tyre, pasi do të jenë njëherit nikoqir të Botërorit të parë të futbollit që do të mbahet në kontinentin e Afrikës.
Përformanca në vitet e fundit ka sjell zhgënjime te tifozët e Afrikës së Jugut, mirëpo “Bafana Bafana” po ashtu ka treguar aftësi dhe cilësi. Këtyre aftësive tani u është shtuar motivi shtesë dhe kjo e bën Afrikën e Jugut një kërcënim për përfaqësueset e forta. Nuk mund të ketë motiv më të madh se të përfaqësosh vendin në Botërorin që mbahet para tifozëve tu.

Në vitin 1996, katër vite pas ripranimit në futbollin internacional, Afrika e Jugut befasoi të gjithë kontinentin duke e fituar Kupën e Shteteve Afrikane. Në finale e mposhti në stadiumin “Soccer City” të Johannesburgut, Tunisin. Gjashtëmbëdhjetë vite më vonë Afrika e Jugut sërish kthehet në atë stadium, por kësaj radhe synon të rishkruajë histori në një ngjarje dukshëm më të madhe.

Afrika e Jugut tregoi përformancë të mirë në Kupën e Konfederatave qershorin e kaluar. U mposhtën ngusht në gjysmëfinale nga Brazili që doli fitues, ndërsa po ashtu pësoi ngusht në luftë për vend të tretë nga Spanja. Kjo përformancë duhet t’u jap motiv shtesë futbollistëve afrikano-jugorë. Po ashtu njëherit edhe kundërshtarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos e nënvlerësojnë.


Rruga deri në “Afrikë të Jugut 2010”:

Afrika e Jugut si nikoqire e garës e siguroi biletën pa kualifikime.


Afrika e Jugut Lojtaret-afrika

Mesfushori i Evertonit, Steven Pienaar, është xhevahiri i Përfaqësueses së Afrikës së Jugut. Pienaar sjell imagjinatë dhe gjallëri te “Bafana Bafana”. Ai u bë lider pasi që më nuk po ftohet në përfaqësuese ikona e këtij vendi Benni McCarthy. Pienaar që nga ardhja në Everton, e ka rimarrë vetën dhe është “pjekur” si futbollist. Askush nuk mund të mohojë gjallërinë dhe inspirimin që ai sjell në skuadër kur luan. Përformanca e tij në Kupën e Konfederatës po ashtu ka qenë një sinjal që ai do të jetë kyç në suksesin e Afrikës së Jugut në Botërorin 2010.

Po ashtu, duhet të përcjellen edhe dy futbollistët e palodhshëm: Siboniso Gasxa dhe Tsepho Masilela, që kanë luajtur për mrekulli në Kupën e KonfederataveAfrika e Jugut Traineri-afrika

Trajneri
Braziliani Carlos Alberto Parreira është në “mandatin” e tij të dytë si trajner në Përfaqësuesen e Afrikës së Jugut. Shumica e tifozëve afrikano-jugor kanë një bindje se Parreira është njeriu i duhur për të udhëhequr Përfaqësuesen drejt suksesit në Botërorin 2010. Parreira një sukses të madh tashmë e ka arritur në ngjarjen më të madhe të futbollit.

Ai udhëhoqi Brazilin drejt titullit të botës në Botërorin 1994 të mbajtur në SHBA. Ai sjell në përfaqësuese një përvojë të madhe që është shumë e rëndësishme për një Përfaqësuese jo shumë me përvojë siç është Afrika e Jugut. Por, Parreira shpreson që të mos i përsëriten vështirësitë që e shtyen atë të largohej në vitin 2008. Ai dështoi të kaloi fazën grupore në Kupën e Shteteve të Afrikës të vitit 2008.


Botërorët e kaluar
Afrika e Jugut asnjëherë nuk ka arritur të kaloi fazën grupore në dy Botërorët në të cilët mori pjesë. Kjo situatë duhet të ndryshoj kësaj radhe. Në paraqitjen e parë të saj në “Franca 1998’, startoi dobët duke pësuar 3:0 nga Franca. Por, nxorri nga një barazim në dy ndeshjet tjera të fazës grupore kundër Danimarkës dhe Arabisë Saudite.

Në Botërorin 2002 të mbajtur në Kore të Jugut e Japoni, “Bafana Bafana” u prit të kaloi së paku në fazën e nokautit. Por, dështoi sërish edhepse e mposhti Slloveninë me rezultatin 1:0 në ndeshjen e fazës grupore. Kjo ishte fitorja e parë dhe e vetme e Afrikës së Jugut në një Botëror.


Rekordi
- Kjo është paraqitja e tretë e Afrikës së Jugut në një Botëror të futbollit
- Benni McCarthy shënoi golin e parë për Afrikën e Jugut në një Botëror. Ai realizoi golin në barazimin me Danimarkën (1:1) në ndeshjen e fazës grupore të Botërorit 1998.
- Kapiteni i Afrikës së Jugut, Aaron Mokoena, mbetet futbollisti me më së shumti paraqitje për këtë ekip.
- Afrika e Jugut suksesin më të madh e arriti në Kupën e Afrikës të vitit 1996 kur doli kampione. Në Kupën e Afrikës 1998 doli nënkampione duke u mposhtur në finale nga Egjipti 2:0


Deklarata
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se është nder i madh të luash Botërorin në shtëpinë tënde. Jo shumë futbollistë e kanë këtë privilegj. Por, jemi edhe në dijeni për detyrën që na pret. Për ne Botërori është prioritet, është synimi ynë. Duhet të prezantojmë vendin tonë me nder dhe krenari”, ka thënë kapiteni Aaron Mokoena.
(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Afrika e Jugut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Afrika e Jugut nuk e njeh Kosovën
» Afrika
» Afrika ime
» Korea e Jugut
» Spanja ‘shpëton’ ndaj Koresë së Jugut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: