Korea e Jugut
Vizitori më i shpesht nga Azia në botërore, Korea e Jugut, është skuadra më e suksesshme e këtij kontinenti. Luftëtarët e Koresë së Jugut do të shpresojnë për të vazhduar dominimin regjional edhe në arenën botërore në “Afrikë të Jugut 2010”. Këtë gatisa nuk e kishte arritur para tifozëve të vetë në Botërorin 2002 kur zuri vendin e katërt nën udhëheqjen e trajnerit holandez, Guus Hiddink.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Korea e Jugut është kualifikuar për herë të shtatë me radhë në botërore të futbollit, mirëpo kësaj radhe eliminatoret ishin më të vështira. Përkundër një serie të reazultateve të dobëta në raundin e tretë eliminator, Korea e Jugut prapë arriti të dal e para në grupin kualifikues, ndërsa barazoi gjatë kësaj faze dy herë me fqiun, Korenë e Veriut. Korea e Veriut gatisa nuk u bë fatale për Korenë e Jugut edhe në raundin e fundit eliminator. Nxorri një barazim 1:1 kundër tyre. Mirëpo, në fund Korea e Jugut u këndell dhe shënoi fitore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite si dhe nxorri një barazim 1:1 në Teheran kundër Iranit. Më pas pasuan një fitore 1:0 kundër Koresë së Veriut në shtëpi dhe një fitore 2:0 kundër Emirateve për të siguruar biletën.
Yjet e skuadrës
Mesfushori i Manchester Unitedit, Park Ji-Sung, ka luajtur rol kyç për Korenë e Jugut në dy botërorët e kaluar dhe ai është bërë kapiten i kësaj përfaqësuese në vitet e fundit. Mesfushori anësor tash është lojtar i pazëvendësueshëm në Korenë e Jugut dhe ai njihet për aftësitë e tij që të krijojë hapësirë për bashklojtarët.
Sulmuesi Park Chu-Young pritet të jetë ai që do të konkretizojë rastet e krijuar nga Park Ji-Sung. Pas përformancës së dobët në “Gjermania 2006”, sulmuesi i Monacos kërkon të tregoj aftësitë e tij. Ai është për herë të dytë në një botëror, ndërsa është vetëm 24 vjeç.
Trajneri
Emërimi i trajnerit Huh Jung-Moo në dhjetorin e vitit 2007 i ka dhënë fund periudhës “holandeze” të Kores së Jugut, gjatë së cilës kishin udhëhequr dy trajnerë holandezë. Së pari Guus Hiddink e më pas edhe Dick Advocaat. Përkundër një starti jo të mirë në eliminatore, ish-mesfushori i Koresë së Jugut, Jung-Moo, ua ka mbyllur gojën kritikëve të tij duke e siguruar biletën për në Botërorin 2010 dy ndeshje para përfundimit të eliminatoreve.
Jung-Moo kishte shënuar gol kundër Italisë në botërorin “Meksika 1986” dhe Botërori nuk është një ngjarje e panjohur për të. Ai mori pjesë edhe në “Italia 1990” dhe “SHBA 1994”, por në rolin e trajnerit të fitnesit përkatësisht të ndihmës trajnerit. Ai ishte edhe dy herë trajner i përkohshëm i Koresë së Jugut dhe udhëhoqi Përfaqësuesen U-23 të Koresë së Jugut në Lojërat Olimpike “Sydney 2000”.
Pjesmarrja në Botërorët e kaluar
Edhepse Republika e Koresë ishte përfaqësuesja e parë që prezantoi Azinë në Botërorin 1954, iu deshën më pas tri dekada për të regjistruar paraqitjen e dytë. Që nga atëherë Korea e Jugut është bërë pjesmarrëse e rregullt në botërore. Fitoret në Botërore nuk u regjistruan deri në botërorin 2002 të mbajtur në Kore të Jugut e Japoni. Korea e Jugut e nisi me fitore atë botëror duke e mposhtur Poloninë 2:0, para se të mposhte në pas Portugalinë 1:0, duke e siguruar kualifikimin në raundin tjetër. Në 1/8 e finales e mposhti pas lojës shtesë Italinë me rezultatin 2:1, ndërsa në çerekfinale e mposhti pas penalltive Spanjën. Gjysmëfinalja ishte pika ku u ndal, pasi u mposht nga Gjermania 1:0. Mirëpo, në Botërorin 2006 në Gjermania, “udhëtimi” i Koresë së Jugut u ndal qysh në fazën grupore.
Rekordet
- Korea e Jugut është vizitori më i shpeshtë nga Azia në botërore. Botërori 2010 është pjesmarrja e tetë e Koresë së Jugut.
- Rezultati më i mirë i Koresë së Jugut ishte ai i botërorit “Korea të Jugut & Japonia 2002”, ku mposhti skuadra si Portugalia, Italia e Spanja, duke arritur deri te vendi i katërt.
Deklarata
“Ky do të jetë kapitulli im i fundit në jetën time të futbollit. Unë do të përqëndroj gjithë energjinë time për të arritur një rezultat të mirë në Botërorin 2010”, ka thënë trajneri i Koresë së Jugut, Huh Jung-Moo.
(Marrë nga fifa.com)