Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Trajtimi i sëmundjes Crohn

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Trajtimi i sëmundjes Crohn  Empty
MesazhTitulli: Trajtimi i sëmundjes Crohn    Trajtimi i sëmundjes Crohn  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:55 pm

Sëmundja Crohn është sëmundje kronike, gjendje inflamatore
recidivuese dhe remitente e traktit gastrointestinal. Trajtimi i kësaj
sëmundje ka ndryshuar në mënyrë radikale dekadën e fundit, pas
zhvillimit të terapisë biologjike dhe rritjes së imunomodulatorëve.
Njohuritë
mbi potencialin terapeutik dhe efektet anësore të janë të domosdoshme
për të ofruar një dobi te pacientët dhe për t’i mbrojtur ata nga
rreziqet të cilat mund t’i shkaktojnë këto mjekime.

Sëmundja Crohn paraqitet në çdo moshë, mirëpo më së shpeshti ndërmjet
moshës 16-30 vjeçare, ndërsa ka një efekt jo-proporcional te personat
ekonomikisht aktivë. Simptomat më të shpeshtë përfshijnë diarrenë,
dhimbjen abdominale, humbje në peshë dhe plogështi. Sëmundja
karakterizohet me inflamacion transmural intestinal dhe me paraqitjen e
karakteristikave jashtë intestinale, siç është artropatia ose
dermopatia. Meqenëse kjo sëmundje paraqitet rrallë, atëherë
diagnostikimi i saj shpesh shtyhet pasi që mendohet për ndonjë sëmundje
tjetër. Në kuadër të diagnozës diferenciale të sëmundjes Crohn, duhet
larguar dyshimin për sëmundjet infektive me: Yersinia spp, Mycobacterium
tuberculosis, Atypical mycobacteria; pastaj sëmundjet jo infektive:
Divertikuliti, koliti ulcerativ, sarkoidoza, sindroma Behçet, kanceri
kolorektal, jejunoileti ulcerativ etj.

Objektivat e trajtimit të rekomanduar nga direktivat evropiane dhe
amerikane bazohen në ekzaminimet sistematike dhe konsensusi i
ekspertëve. Ata rekomandojnë që trajtimi të konceptohet në termat e
induksionit dhe lehtësimit të gjendjes. Format e sëmundjes dallojnë nga
njëra-tjetra, prandaj strategjia terapeutike duhet bërë për secilin
individ veçmas në raport me diktimin nga kriza. Qëllimet e mjekimit janë
në arritjen e një lehtësimi të qëndrueshëm të sëmundjes, dhe terapia të
jetë sa më pak toksike dhe të shmangen komplikimet. 75 % e pacientëve
vazhdojnë punën edhe dhjetë vite pas diagnostikimit, kështu që këto
shënjestra janë reale, megjithatë rëndesa e sëmundjes është e lartë te
personat me sëmundje më të rëndë.

Opsionet e mjekimit

Menaxhimi i sëmundjes Crohn përfshin trajtimin mjekësor dhe kirurgjik
së bashku me një specialist i cili merret me ushqyerjen e dhe
mbështetjen e pacientit. Barnat të cilat përdoren në mjekimin e
sëmundjes Crohn, përfshijnë:

Mesalazine. Nga viti 2006 janë zbuluar
gjëra të rëndësishme në lidhje me vlerën e mesalazines. Për sëmundjet e
lehta ose mesatare të sëmundjes Crohn aktive, masalazine ka efekt më të
mirë se placebo. Për përmirësimin e sëmundjes, masalazine duket se e
redukton rrezikun nga recidivët pas ndërhyrjes kirurgjike, mirëpo jo pas
remisionit të shkaktuar me barna tjera.
Kortikosteroidet në mënyrë më efektive
shkaktojnë përmirësimin e sëmundjes, mirëpo nuk i parandalojnë
recidivët. Organizata evropiane për sëmundjen Crohn dhe për Kolitin
këshillon se mjekimi i gjatë me kortikosteroide nuk është i përshtatshëm
dhe duhet gjithmonë të kihen parasysh efektet anësore. Kortikosteroidet
me bio-disponueshmëri të ulët sistemike, siç është budesonidi,
preferohen për rastet e lehta dhe të mesme të sëmundjes Crohn.
Antibiotikët janë të përshtatshëm tek
komplikimet septike dhe sidomos për sëmundjet perianale. Megjithatë
mjekimi i sëmundjes Crohn me antibiotikë me spektër të gjerë veprimi nuk
ka shfaqur ndonjë dobi të veçantë.

Trajtimi i sëmundjes Crohn  Crohnfoto1

Terapia biologjike dhe imunomodulatorët

Terapia biologjike i shfrytëzon proteinat e inxhinierisë gjenetike
(siç janë antitrupat monoklonik), të cilat i shënjestrojnë mediatorët,
si citokinet, të cilat janë të përfshirë në proceset biologjike. Te
sëmundja Crohn, faktori i nekrozës tumorale i citokinës (TNF-alfa)
ndërmjetëson inflamacionin, ndërsa antitrupat terapeutikë, infliximab
dhe adalimumab (të cilët janë të lejuar për trajtimin e kësaj sëmundje) e
bllokojnë këtë veprim. Terapitë biologjike administrohen në mënyrë
parenterale dhe qëndrojnë në organizëm për shumë javë dukë shkaktuar një
veprim më të gjatë. Imunomodulatorët e modifikojnë funksionin e
sistemit imun në një mënyre të përgjithshme dhe më pak specifike. Këto
terapi kanë dallim të vogël, pasi edhe terapia biologjike edhe
imunomodulatorët e suprimojnë sistemin imun dhe në këtë mënyrë mund ta
modifikojnë rrjedhën e sëmundjes, mirëpo në rrezik për infeksionet
oportunistike dhe komplikimet e tjera. Imunomodulatorët siç janë,
azathioprina, mercaptopurina ose methotrexati, ndihmojnë në përmirësimin
e sëmundjes dhe konsiderohen si terapi më e mirë te rastet më të rënda
të sëmundjes Crohn.

Indikacionet për terapinë anti- α-TNF janë rastet me sëmundje të
rëndë dhe mesatarisht të rëndë. Dobi të veçantë mund të kenë rastet me
fistula ose manifestime jashtë-intestinale. Rekomandimet për terapinë
anti- α-TNF nga institucionet shëndetësore evropiane nuk e kanë mbajtur
hapin me arritjet e praktikës klinike. Megjithatë ato nuk i kanë
sanksionuar terapitë të cilat kanë shfaqur sukses. P.sh. terapia me
infliximab shoqërohet me zvogëlimin e qëndrimit në spital mbi 12 muaj,
dhe sidomos preferohet në rastet kur është shëruar mukoza. Megjithatë
mbetet për mjekimin e individëve të veçantë me sëmundje të
panënshtrueshme ndaj terapive tjera, meqenëse zgjidhjet tjera janë shumë
të pakta, ndërsa kirurgjia ëhstë shumë e shpejtë.
Ndërsa vendimi për terapinë biologjike te pacientët e veçantë, duhet të
bazohet në aktivitetin e sëmundjes, reagimin ndaj terapisë së mëparshme,
komplikimet e sëmundjes dhe faktorët e jashtëm

Trajtimi i sëmundjes Crohn  Crohnfoto-2

Efektet anësore

Rreth 60 % e pacientëve me sëmundjen Crohn në Evropën Perëndimore do
të trajtohen me imunomodulatorë, ndërsa 30 % e tyre me terapi
biologjike. Për të arritur një baraspeshë ndërmjet dobive dhe rrezikut
të çdo trajtimi duhet folur me të gjithë pacientët në veçanti. Nga
efektet e mëdha anësore të azathioprines janë suprimimi i palcës
kurrizore, pastaj hepatiti dhe pankreatiti; prej efekteve anësore të
vogla përfshihen nauzea, vjellja deh simptomat e ngjashme me gripin.
Pavarësisht nga këto simptoma thiopurinet tolerohen në 75% të rasteve
nga pacientët.

Rreziku nga infeksionet oportunistike te sëmundjet inflamatore të
zorrëve është shumë i lartë. Rreziku nga infeksioni serioz pas terapisë
më agjentët anti- α-TNF është 2.8-4 %. Mirëpo në anën tjetër, përdorimi i
prednizolonit është i shoqëruar me rrezik të dyfishtë nga ndonjë
infeksion serioz dhe rritje të rrezikut nga mortaliteti. Ndërsa
kundërindikacione për përdorimin e terapisë anti- α-TNF janë gjendjet me
sepsë, tuberkuloz, neurit optik (demielinizim), reaksion infuziv dhe
kancer.

Kirurgjia

Historikisht, 80 % e pacientëve me sëmundjen Crohn i nënshtrohen
kirurgjisë në një fazë të sëmundjes, kështu që ndërhyrja kirurgjike
duhet të konsiderohet si strategi e kuptueshme terapeutike. Në kohën më
të re laparoskopia po bëhet një metodë gjithnjë e më standarde, sidomos
për operimin ileocekal, meqenëse koha e qëndrimit në spital është më e
shkurtër në krahasim me kirurgjinë e hapur. Rekomandimet e ekspertëve
janë që planifikim i opsionit kirurgjik duhettë diskutohet me pacientët
vetëm në rastet kur terapia anti- α-TNF nuk ka sukses.

Mjekime të reja

Zhvillimi i terapisë biologjike vazhdon, edhe pse natalizumab (i cili
inhibon migrimin e limfociteve dhe është shumë efektiv, megjithëse në
24.000 pacientë të trajtuar, tri raste kanë përfunduar fatalist si
pasojë e leukoencefalopatisë multifokale) dhe certolizumab pegol ( i
cili ka efekt para ose pas përdorimit të infliximab) janë refuzuar nga
Rregullativi evropian për dhënien e licencave. Ky status, megjithatë, i
kufizon opsionet terapeutike të cilat janë në dispozicion në Evropë, në
krahasim me SHBA, ku terapitë e ngjashme janë të lejueshme për rastet më
të rënda të sëmundjes.

Strategjitë alternative përfshijnë bllokimin e sinjalit të nevojshëm
për aktivizimin limfociteve T me anë të barit, abatacept (i cili është i
aprovuar për mjekimin e artritit reumatoid), megjithatë studimet për
ndikimin e tij në sëmundjet Crohn janë në progres. Terapitë tjera
përfshijnë inhibitorët e IL12 dhe IL23, të cilat aktualisht janë në
eksperimente klinike. Një hulumtim tjetër evropian dhe kanadez për
transplantimin e qelizave mëmë autologe te të sëmurët me sëmundjen
Crohn, është po ashtu në progres.

/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Trajtimi i sëmundjes Crohn
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sëmundjes së depresionit i vjen fundi?
» Metodë e re për diagnostikimin e saktë të sëmundjes Alzheimer?
» Trajtimi i vartësisë ndaj barnave
» Trajtimi i hershëm kufizon përhapjen e virusit HIV
»  Sëmundjet që prekin traktin e sipërm respirator dhe trajtimi i tyre

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: