A është e vërtetë se po mbrohemi nga pasterizimi i
qumeshti apo e gjitha kjo është një mashtrim. Si e kanë bërë këtë? Këtë kanë
arritur ta bëjnë vërtetë duke shkatërruar tërë qumështin e papërpunuar
me anë të pasterizimit!. Interesant apo? Pasterizimi gjithashtu shton
jetëgjatësinë, me fjalë tjera, afatin e qumështit kështu duke e bërë më
të lehtë për tregun masiv dhe në të njëjtën kohë duke rritur
maksimalisht fitimet e industrisë së qumështit.
Qumeshti i vërtetë vije nga lopët apo dhitë që hanë barë në kullota pa kimikale. Përveç që ka shije më të mirë,
qumeshti i papërpunuar është ushqim jetëdhënës. Por, temperaturat ekstreme që
përdoren për të pasterizuar “vluar” qumështin në të vërtetë mundet që ta
shndërrojnë atë në
jetë-marrës. Pasterizimi shkatërron
gati të gjitha vlerat ushqyese të qumeshti. Qumeshti që sot gati të
gjithë pimë është larg nga e mira dhe bile sipas disa studimeve nuk
është i përshtatshëm për tu pir nga njerëzit. Pasterizimi gjithashtu
shkatërron edhe bakteret e dobishme që gjinden në qumësht. Vret enzimat e
natyrshme dhe shkatërron ndërtimin kimik të kalciumit në qumësht të
papërpunuar. Kalciumi është vital për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve.
Pasterizimi është implikuar në gjithçka duke filluar alergjitë, sëmundja
e zemrës e deri te kanceri. E kështu pra produkti final pas
pasterizimit nuk është i natyrshëm dhe i gjallë por i shkatërruar dhe i
vdekur.
Qumeshti i Papërpunuar: Pse Gjithë Kjo Zhurmë?Zhurma që bëhet rreth qumështit të papërpunuar ka të bëj me
patogjenë (sëmundjeshkaktuesit) – organizma që mund të shkaktojnë
sëmundje si Salmonella. Por nëse qumeshti bartë apo nuk bartë këta
patogjenë krejtësisht varet në atë se si prodhohet, si ushqehen kafshet,
dhe kujdesi që bëhet për të mbajtur qumështin e pastër gjatë prodhimit.
Qumështi i pasterizuar që kemi sot vije nga lopët e grumbulluara në
kafaz dhe të mbushura me hormone sintetike dhe antibiotik.
Homongjenizimi qëllimisht shkatërron mazen e qumështit të papërpunuar në
përpjekje për të ndarë dhe fshehur mazën nga konsumatori. Studime
Evropiane tregojnë se kjo është e rrezikshme dhe mund të jetë shkaktar i
sëmundjes së zemrës. Natyrisht se kjo kundërshtohet dhe përmes
reklamave të ndryshme provohet të frikohet konsumatori se qumeshti i
lopës i papërpunuar është i rrezikshëm. Por fakti qëndron ndryshe… është
qumështi i pasterizuar që është shumë jo natyral dhe i rrezikshëm!
Shumë mjek besojnë se shëndeti i vërtetë fillon në zorrë të trashë. Se
besoj se ke dëgjuar këtë më parë por ja që kështu është… dhe qumeshti i
lopes apo, edhe më mirë, qumeshti i dhise i papërpunuar përmban sheqer
të qumështit “laktozë” në formën e sajë më të pastër të mundshme, e
laktoza ndihmon në tretje dhe eliminim. Si i tillë qumeshti i
papërpunuar dhe organik është i vetmi ushqim që përmban atë (laktozë) në
formën e përdorshme!
Dobitë Natyrale të Qumështit Të PapërpunuarJa disa nga dobitë natyrale të qumështit organik të papërpunuar
- Qumeshti i papërpunuar është ushqim i plot, i mbushur me minerale,
vitamina dhe proteina. Qumeshti i paperpunuar përmban një mori minerale
duke filluar nga kalciumi dhe fosfori e deri tek elemente te ndryshme.
Pasterizimi i shkatërron të gjitha.
- Qumeshti i papërpunuar ka 20 nga aminoacidet standarde.
- Deri në 80% të proteinave në qumështin e papërpunuar janë të lehta për tu tretur – dhe ca prej tyre janë antitrupa komplekse.
- Qumeshti i papërpunuar ka kalcium me bollëk – kalciumi është i njohur për dobitë e tij për dhëmbët, eshtrat etj.
- Gjithashtu është i mbushur me enzime që kanë një mori funksionesh të dobishme.
- Qumeshti i papërpunuar është i gjallë me baktere të dobishme që
ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë kundër organizmave që bartin sëmundje.
Vështrim Historik i Qumështit Të PapërpunuarNjerëzimi ka pirë qumësht të papërpunuar moti kohe para se të
fillonte pasterizimi i tij. Shkurt këtu e keni një vështrim rreth
historisë së qumështit të papërpunuar dhe asaj se si është përdor për
shumë gjenerata para nesh.
- Shkrimet më të lashta tregojnë se njeriu ka çmuar qumështin tej
mase, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumështin e lopës por gjithashtu
edhe për qumështin e dhisë, devesë, pelave e bile edhe qumësht drnushe! E
sigurisht që ka qenë i llojit jo të pasterizuar, i papërpunuar dhe
organik. Çobanët në Azi kanë madhëruar qumështin shumë kohë para se të
lavdërohet në Bibël “toka me qumësht dhe mjaltë.”
- Shumica e njerëzve nuk e dinë se qumështi organik i papërpunuar
vërtetë është përdorë si ilaç (medikament) në vitet e hershme të 1920.
Fondacioni Mayo ka përdor një dietë me qumësht të papërpunuar si ilaç
për diabet, zemër, sëmundje të veshkave, trashje dhe lodhjen kronike.
- Që nga koha e Hipokratit deri pak pas luftës së dytë botërore ky
ushqim i mrekullueshëm ka ushqyer dhe shëruar miliona njerëz. Sot në
Gjermani terapia me qumësht të papërpunuar ofrohet në shumë spitale.
- Studimet tregojnë se qumështi i papërpunuar është shumë efikas në
parandalimin e skorbutit (sëmundje që rezulton nga mungesa e vitaminës
C) dhe mbron kundër gripit, difterisë dhe pneumonisë. Qumështi i
papërpunuar parandalon prishjen e dhëmbëve, e bile edhe tek fëmijët që
hanë shumë sheqer.
- Bullgarët dhe Rusët dinë mirë rreth shëndetit të mirë dhe jetës së
gjatë dhe ata janë konsumuesit më të mëdhenj të qumështit të papërpunuar
dhe produkteve të qumështit… të mos e përmendim fare faktin se ata hanë
shumë pak mish!
Si Të Gjeni Qumësht Të PapërpunuarPopullata po vetëdijesohet ditë e më shumë për dobitë shëndetësore të
qumeshtit të papërpunuar e kështu edhe kërkesa për qumësht të
papërpunuar dhe produkte të ati qumështi do të rritet. Shumica e atyre
që jetojnë nëpër fshatra kanë lopë ose dhi dhe shumë mirë për ta sepse
ata kanë qumështin e duhur. Juve që jetoni nëpër qytete mos u brengosni
se sigurisht se keni ndonjë të afërm që jeton në fshat dhe ka kafshë
shtëpiake… vizito të afërmit dhe bëj marrëveshje për blerje qumështi. Në
ndërkohë lexo këshillën e njërit nga pionierët e lëvizjes për shëndet
natyral në Amerikë, Dr. Paavo Airola.
Dr. Paavo Airola ka shkruar këtë në vitin 1971: “Nëse nuk
mund të gjesh qumësht të kualitetit të lartë, organik të papërpunuar
dhe papasterizuar, të garantuar që është nga kafshët e rritura dhe
ushqyera 100% në mënyrë natyrale dhe pa aditiv kimikë si barna,
detergjent dhe mbetje nga herbicidet dhe insekticidet, atëherë më mirë
për ty të largosh qumështin dhe produktet e qumështit krejtësisht nga
dieta juaj.”
Këto janë arsyet pse qumeshti i papërpunuar është shumë më i mirë dhe
më i dobishëm për shëndetin se sa qumeshti i përpunuar.