Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rreziku qe na vjen prej vitaminave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rreziku qe na vjen prej vitaminave  Empty
MesazhTitulli: Rreziku qe na vjen prej vitaminave    Rreziku qe na vjen prej vitaminave  I_icon_minitimeFri Sep 30, 2011 9:34 am

Sipas ekspertëve, rekomandohen të merren vetëm përmes ushqimit


Çdo mëngjes, Ana Maria, 37 vjeç shkon në kuzhinë e përgjumur dhe para se të pijë kafenë i afrohet sirtarit të mbushur me kuti të përmasave dhe ngjyrave të ndryshme dhe pi menjëherë dy tableta: doza e saj e përditshme e plotësuesve ushqimorë. Ana tregon se çdo ditë merr një tabletë vitaminë C dhe një tjetër që përmban magnez. Vetëm pasi i pi dita e saj mund të rrjedhë normalisht. Xhoni nuk ka probleme të veçanta me shëndetin, por bën një jetë stresante si shumë prej nesh. Dikur miqtë i kishin këshilluar të merrte disa multivitamina për t‘i dhënë forcë fizike dhe mendore njëkohësisht. Në të vërtetë, prej vitesh vazhdon t‘i përdorë edhe pse nuk ka ndonjë këshillë specifike nga mjeku. "Më ndihmojnë të kap ritmin. Më japin forcë. Shpesh i ndërroj dhe asnjëherë nuk marrë të njëjtat. Në fund të fundit nuk të bëjnë keq", tregon. Por, lind pyetja, a na duhen vërtet dhe për më tepër nuk na bëjnë keq?

Vitaminat minerale, fluor, magnez, kalcium, aminoacide, fibra dhe ekstrakte bimore, përbëjnë sot një biznes vërtet fitimprurës. Të dhënat tregojnë se gjithmonë e më shumë qytetarë në të gjithë botën përdorin plotësues ushqimorë për mirëqenie psikofizike. Vetëm në Francë për tremujorin e parë të vitit 2008 ishin shitur më shumë se 89 milionë kuti me një rritje prej 7 për qind krahasuar me një vit më parë. Vitaminat janë gjithsej 13 dhe emërtohen me një shkronjë të vetme në bazë të zbulimit ose nga emri specifik i vendosur në momentin e përcaktimit të strukturës së tyre kimike. Në vitin 1911, mjeku polak, Kazimier Funk, zbuloi një substancë në gjendje që të shëronte sëmundjen beri-beri: vitaminën B. Sigurisht që kur organizmi ka mungesë vitaminash nuk ka asnjë dyshim që mund të sëmuresh. Kështu, nëse mungesa e vitaminës B shkakton beri-berin, mungesa e vitaminës C shkakton skorbutin, ndërsa mungesa e D-së rrit rrezikun për rakitizëm. Meqenëse sot njerëzit nuk ushqehen më në mënyrë të shëndetshme si në të kaluarën për të balancuar dietën e tyre ushqimore u drejtohen plotësuesve ushqimorë pa marrë asnjëherë parasysh rrezikun që mund të vijë prej tyre. "Më të shëndetshëm dhe më të bukur me vitamina", ka qenë prej vitesh udhëzimi i dietologëve amerikanë, të shqetësuar nga përqindja e vogël e vitaminave në trup për shkak të ditës së varfër ushqimore. Earl Mindell, autor i "Bibla e vitaminave", një bestseller që në Amerikë ka shitur brenda vitit më shumë se 2 milionë kopje, rekomandonte që gratë amerikane me moshë nga 13 deri në 40 vjeç, të mësuar me fast-food-e, që herët ose vonë tregonin se kishin mungesë kalciumi dhe hekuri në organizëm, të merrnin suplemente ushqimore. Në një tjetër bestseller, "The vitamine pushers", marrja e vitaminave dhe shtesave ushqimore që nuk mund të merren përmes ushqimeve është plotësisht e këshillueshme. Vitaminat dhe mineralet, gjenden te shumë ushqime si: makaronat, biskotat, kosi, qumështi dhe drithërat, të ashtuquajturat "health food" ( ushqim i shëndetshëm). Po a ekziston vërtet nevoja për t‘i marrë? "Vitaminat, një bashkim heterogjen substancash kimike të nevojshme për organizmin, janë të rëndësishme dhe së bashku me antioksidues të tjerë luajnë funksione të rëndësishme, por nuk ekzistojnë prova shkencore që të tregojnë se duhen sasi të tjera përveç atyre që merren përmes një ushqimi të shëndetshëm", tregon doktoresha Marisa Porrini, specialiste mbi ushqimin dhe ushqyerjen në Universitetin e Milanos. "Sot hahet më shumë dhe më mirë, të paktën në botën perëndimore dhe janë përmirësuar ndjeshëm edhe karakteristikat e ushqimeve të modifikuara. Nuk ka asnjë fakt që tregon se gjithë popullsia ka mungesë vitaminash". Integratorët, që prej kohësh qëndrojnë të pathyeshëm në renditjen e produkteve më të shitura farmaceutike këshillohen si ilaç për të gjitha sëmundjet: për t‘u ndier në formë, për të luftuar lodhjen, për të rritur mbrojtjen e sistemit imunitar, për forcimin e kockave, për t‘u nxirë më tepër, për të rigjeneruar lëkurën, për të rritur flokët, për të reduktuar peshën e trupit. Madje shpesh edhe për të luftuar plakjen. Ky është mesazhi që vjen nga reklamat e viteve të fundit që i propozojnë ato si zgjidhje për gjithçka. "Në të vërtetë, vetëm në raste të veçanta mund të kesh nevojë për suplemete vitaminash. Megjithatë, edhe atëherë mund të jepen vetëm me këshillën e mjekut pas analizave specifike", vazhdon më tej Porrini. Megjithatë, mania e përdorimit të tyre është kaq e përhapur sa nuk lë pas edhe fëmijët. Një studim i fundit i Universitetit të Kalifornisë ka treguar se nga një studim i bërë me 10.828 fëmijë nga 2 deri në 17 vjeç arriti në përfundimin se 34 për qind kishim marrë suplemente vitaminash ose mineralesh edhe pse kishin një stil jetese të shëndetshëm nga pikëpamja ushqimore. Një abuzim jo pa rreziqe: të marra në sasi të mëdha, mund të shkaktojë efekte negative si marrje mendsh dhe të vjella, dhimbje barku, madje edhe dëmtime të rënda të veshkave. Kur studimet e para epidemiologjike të kryera në vitet ‘60-‘70 treguan se një ditë e pasur me zarzavate mund të ulë rrezikun e kancerit, ka nga ta që menduan se plotësuesit e vitaminave dhe mineraleve mund të jenë zëvendësuesit më të mirë të brokolit, peshkut apo bukës. D.m.th për ta që nuk kanë një stil jetese që i kushton shumë vëmendje ushqyerjes mund të zëvendësojnë mungesat në mënyrë artificiale. Megjithatë, studimet e kryera më vonë doli se është e pamundur që të zëvendësohen mungesat ushqimore me një pilulë të vetme. Konfirmimi i radhës vjen nga "Womens halth iniciative" që ka vlerësuar se më shumë se 36 mijë gra nga 50 në 79 vjeç, dhe rolin e multivitaminave në mbrojtjen e disa lloje kanceresh, sëmundjeve kardiovaskulare dhe në uljen e vdekshmërisë. Kërkimi klinik tregoi se vitaminat dhe mineralet shtesë nuk e kanë ndryshuar aspak përqindjen e këtyre sëmundjeve dhe as vdekshmërisë. Po ashtu edhe tetorin e kaluar një studim i bërë nga një revistë e njohur amerikane tregoi se efektet e këtyre suplementeve te 35 mijë burra që i kishin përdorur për pesë vjet rresht ishte thuajse zero: nuk luanin asnjë rol në mbrojtjen kundër kancerit të prostatës. Përkundrazi, u pa se te shumë prej meshkujve u rritën rastet e tumorit në vend që të uleshin, madje rriteshin edhe rastet e diabetit. Jo shumë ndryshe, një tjetër studim përfshiu 15 mijë mjekë për më shumë se 8 vjet. Studimi që përfundoi në 2008 tregoi se nuk kishte asnjë lloj ndryshimi për prekjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare tek ata që përdornin vitaminë E dhe C në krahasim me ata që nuk i përdornin fare, por i merrnin në mënyrë natyrale. Po ashtu, një vit më parë "Women antioxidant cardiovasciular study, që kishte hetuar mbi efektin e suplementeve të Vitaminës C, E dhe betakarotenit te më shumë se 8 mijë gra për 10 vjet tregoi se asnjë nga këto nuk kishte influencuar mbi sëmundjen. "Pra, në disa raste të marrësh plotësues ushqimorë mund të jetë e rrezikshme", tregojnë mjekët. Nga ana tjetër edhe studimi i kryer te gratë që përdornin selen me faktin se mund të reduktonte kancerin e lëkurës nuk dha asnjë rezultat. Përveçse marrja e tij mund të shkaktonte diabet nuk kishte asnjë efekt pozitiv. "Vitaminat e pranishme në ushqim përthithen prej tij në një përqindje jo të lartë dhe të ndryshme në funksion të llojit të ushqimit dhe kushteve specifike të organizmit. Me suplementet është ndryshe, sepse merret më shumë sesa sasia e kërkuar", thotë më tej Porrini. Në vitin 2008 një studim danez, i "Cochrane Collaboration", vëzhgoi 67 studime që kishin përfshirë 230 mijë persona të shëndetshëm doli në përfundimin se "Nuk ka fakte bindëse që antioksiduesit përmirësojnë cilësinë e jetës". Përkundrazi, në disa raste rrisnin vdekshmërinë. "Problemi me suplementet është se dozat janë të larta dhe shumë herë më të larta sesa kemi nevojë. Edhe kur korrespondojmë me dozën ditore të këshilluar shkohet në mbidozë", paralajmëron mjekja. Madje edhe dozat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë të larta. Për shembull, vitamina A që forcon sistemin imunitar në mbidozë mund të jetë helmuese dhe të rrisë rrezikun e osteoporozës. Studime të tjera kanë treguar se betakaroteni substanca që i jep ngjyrë portokalli karotave e që konvertohet në vitaminë A në organizëm nuk të mbron nga tumori i mushkërive. Një studim i nisur në vitin 1985 dhe që përfundoi në vitin 2006, pasi përfshiu më shumë se 30 mijë duhanpirës finlandezë (nga 50 deri në 70 vjeç) iu rekomanduan të përdornin vitaminë E dhe betakaroten: kundër asaj që pritej betakaroteni bënte që të rriteshin rastet me tumor në mushkri. Disa avantazhe mund t‘i atribuoheshin për kancerin në prostatë, por edhe kjo lidhej me vitaminë E dhe jo me betakarotenin. "Sot mund të blihen në farmaci, në supermarket ose më keq akoma në internet, ndaj është e vështirë të bësh një monitorim përdorimi mbi rreziqet që mund të sjellin ato", shpjegojnë mjekët. Është më mirë nëse u besojmë vitaminave natyrale që gjenden tek ushqimet. "Një shembull është ai i fitoestrogjenëve të sojës, në bazë të shumë preparateve natyrale për të larguar simptomat e menopauzës". Duke iu referuar substancave me origjinë bimore në gjendje të stimulojnë në organizëm efektet e hormoneve femërore. "Dozat e propozuara në këto produkte janë shumë të larta se ato që merren me ushqimin nga gratë kineze dhe japoneze, që i përdorin efektet pozitive të fitoestrogjenëve të sojës edhe për sa i përket rrezikut të kancerit të gjirit". Me pak fjalë, atyre u duhen dy grushte fara soje të pjekura në ditë për të marrë të njëjtat vlera të integratorëve, por pa frikën e mbidozës dhe efekteve anësore. Me pak fjalë është më mirë të mos i besosh marketingut, produkteve me kuti dhe ngjyra të bukura sesa alkimisë së përbërësve në ushqimet që përdorim.


Vitamina A

E domosdoshme për të luftuar infeksionet dhe për shikim të mirë. Burimi më i mirë i vitaminës A janë karotat e gjalla, por ajo gjendet në perimet e gjelbra me gjethe, patatet e ëmbla, brokoli, kungulli, kajsi dhe qumësht. Madje, edhe një racion i këtyre perimeve do të sigurojë kërkesat e përditshme të vitaminës A.


Vitamina B


Vitaminat B janë substanca të përbëra, të lidhura me njëra-tjetrën, që shpesh gjenden në ushqime dhe që përfshihen në disa funksione të trupit si: rritja, metabolizmi i energjisë, mirëmbajtja e sistemit nervor, funksionimi i duhur i veshkave etj. Burimet më të mira të vitaminave B kompleks janë perimet gjethore të gjelbra, buka e zezë, majaja ushqyese, embrioni i grurit, lëkura e orizit dhe lakra e egër.


Vitamina C


Vitamina C është ndoshta më e njohura nga të gjitha vitaminat. Ajo ndihmon në formimin e indit lidhës, i cili i mban qelizat së bashku dhe formon pejzën (ligamentin), kërcin dhe muret e enëve të gjakut. Në qoftë se vitamina C mungon, muret e enëve të gjakut dobësohen, duke e lejuar gjakun të rrjedhë në inde. Thesaret e vitaminës C janë: specat jeshilë, brokoli, lakër "brukseli", gjethet e rrepës, portokajtë, limonët, lakrat, qitrot, mandarinat, domatet etj.


Vitamia D

Vitamina D luan rol në përthithjen e kalciumit dhe si rrjedhim është jo vetëm e rëndësishme në formimin e kockave dhe funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e saj mund të shkaktojë rakitizmin dhe sëmundje të tjera të kockave, prishjen e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve, nervozizëm pa shkak dhe pagjumësi. Vitamina D mund të formohet në lëkurë nga kontakti i rrezeve ultravjollcë nga dielli, por gjithashtu ajo gjendet në sasi të mëdha në qumësht dhe gjalpë.



Vitamina E

Vitamina E ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe ndikon në ruajtjen e oksigjenit, duke parandaluar acidet e yndyrta të kombinohen me oksigjenin, duke e harxhuar atë. Vitamina E gjendet në vajin e të gjitha bathëve, arrave dhe farërave, por shumica e vlerës së saj humbet gjatë skuqjes. Vaji i sojës është shumë i pasur me vitaminë E; burime të tjera të mira janë arrat, kokrrat e grurit, bizelet, gjethet e gjelbra, patatet e ëmbla dhe gjalpi.


Vitamina K


Përdoret për të prodhuar veshjen e proteinave dhe mpiksjen e gjakut. Njihet ndryshe me emrin vitamina e koagulimit. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës K është 90 mikrogramë për femrat dhe 120 mikrogramë për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojës, vaji i ullirit dhe domatja

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rreziku qe na vjen prej vitaminave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çfarë rreziku për shëndetin sjell përdorimi i tamponëve
» Rreziku nga produktet e dyshimta
» Rreziku serioz nga bakteri në gojë
» Alergjitë e lëkurës dhe rreziku më i vogël për karcinomë
» Rreziku i kancerit nga një skanim CT mund të jetë i lartë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: