Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Perimet ulin shtypjen e gjakut dhe nuk te shendoshin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Perimet ulin shtypjen e gjakut dhe nuk te shendoshin Empty
MesazhTitulli: Perimet ulin shtypjen e gjakut dhe nuk te shendoshin   Perimet ulin shtypjen e gjakut dhe nuk te shendoshin I_icon_minitimeSat Oct 22, 2011 12:48 pm

Ushqimi i pasur me perime vetvetiu e rregullon shtypjen e gjakut.

Por, cilat janë ato perime që në mënyrën më të suksesshme jua ulin shtypjen e gjakut? Perimet duhet t’i konsumoni sa më shpesh që të jetë e mundur, në sallata apo të ziera.

Patatja

Konsumi i përditshëm i një sasi mesatare i patates ulë shtypjen e gjakut sikurse që edhe nuk keni pse të keni frikë nga mbipesha. Harrojeni mitin se patatja u shton në peshë, por për të pasur efektin e duhur, pataten duhet ta përgatisni në mënyrë të duhur. Nëse e zieni në ujë, pa vaj dhe shtesa të tjera – patatja kontribuon në mënyrë pozitive në shëndetin tonë. Gjatë studimit më të ri amerikan, njerëzit që kishin të përfshirë në studim kishin konsumuar pataten e zier në mikrovalë, dy herë në ditë, ndërsa vetëm pas një muaji, shtypja e tyre e gjakut kishte rënë për 3 apo 4 %, duke mos lënë anash fakti se nuk kishin shtuar në peshë.

‘Patatja, ndoshta më shumë se çdo perime tjetër, ka trashëguar një reputacion të keq dhe mu për këtë arsye shumica prej njerëzve e kanë larguar nga menyja e ushqimeve. Mirëpo, nëse përgatitet pa u fërguar dhe shërbehet pa yndyrë, margarinë, një patate ka vetëm 110 kalori dhe dhjetëra vitamina tjera të shëndosha’, thekson dr. Xhoi Vinson nga universiteti Skranton në Pensilvani.

Pos kësaj, patatja përmban edhe shumë fitokemikale tjera të dobishme në sasi të njëjtë sikurse brokoli, spinaqi si dhe lakër Brukseli.

Karota

Është përplot me betakarotinë dhe kalium, prandaj kjo edhe është arsyeja se e rregullon shtypjen e gjakut dhe i parandalon sulmet në zemër.

Domatja

Është e pasur me kalcium, kalium dhe shumë vitamina të tjera të rëndësishme si A, C dhe E. Po ashtu përmban edhe likopen, antioksidues, për të xilin është vërtetuar se ulë shtypjen e lartë të gjakut. Në fakt ai parandalon edhe grumbullimin e kolesterolit të keq LDL në muret e enëve të gjakut, prandaj kjo është arsyeja pse nuk vjen deri tek rritja e shtypjes së gjakut.

Lulelakra dhe lakra

Këto dy bimë ofrojnë acid glutamik që ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut e po ashtu e zvogëlojnë mundësinë e përjetimit të pikës në tru.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Perimet ulin shtypjen e gjakut dhe nuk te shendoshin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hibiskusi ul shtypjen e gjakut
» Dobitë që sjellin fruta dhe perimet
» Perimet, në çdo kohë dhe për të gjitha stinët
» Frutat dhe perimet të domosdoshme
» Perimet e ngrira më të shëndetshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: