Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Çaji i bardhë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Çaji i bardhë Empty
MesazhTitulli: Çaji i bardhë   Çaji i bardhë I_icon_minitimeSat Oct 22, 2011 12:49 pm

Sipas legjendës kineze, para afro 5000 vjetësh, perandori Shen Nung ka udhëtuar nëpër vend. Uji ka qenë i keq dhe i papërshtatshëm për pije, prandaj ka urdhëruar që të vlohet.

Papritmas era ka fryrë aq shumë saqë ka bërë që disa gjethe të çajit të binin në filxhanin me ujë të nxehtë. Perandori kureshtar i ka lënë gjethet të qëndronin në ujë dhe pastaj e ka pirë pijen. Dhe kështu ka lindur çaji.

Çaji i bardhë u bë i vlerësuar gjatë dinastisë kineze Song (960-1279). Është pirë në të gjithë oborrin mbretëror për nder të perandorit. Gjethet e çajit të bardhë dhe kokrrat janë bluar apo shtypur dhe shndërruar në pluhur të argjendtë, i cili është hedhur në tas gjatë ceremonisë. Hui Zong (1101-1125) është bërë aq i obsesionuar me gjetjen e çajit të përkryer sa që ka humbur një pjesë të mirë të perandorisë së vet.

Në vitin 1885 janë rritur lloje të bimëve që janë bërë përzierje për çajin e bardhë. Çaji i bardhë ka kaluar rrugë të madhe në historinë e vet të gjatë. Në masë të madhe ka qenë i panjohur jashtë Kinës dhe Lindjes së Largët deri vonë. Tani që janë të njohura përparësitë e shumta shëndetësore, çaji i bardhë shijohet në gjithë botën. Rritet në Azi, kryesisht në Kinë, ndërsa është fituar nga bima e njëjtë e cila jep çajin e gjelbër dhe të zi.

Çaji i bardhë bëhet nga sythet e reja dhe gjethet shumë të reja të thara lehtësisht. Për shkak të përpunimit të kujdesshëm dhe shumë të lehtë, gjethet përmbajnë të gjithë anioksidantet e veta të rëndësishme. Antioksidantet janë bashkëdyzime që kanë efekt shumë të dobishëm për shëndetin tonë. Disa çaja përmbajnë shumë antioksidantë, por çaji i bardhë ka koncentrimin më të madh. Antioksidantët në çajin e bardhë mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe diabetit, dhe ndoshta madje mund të ndihmojnë që të ngadalësohet procesi i plakjes.

Çaji i bardhë kërkon kujdes dhe mund të madh për t’u prodhuar. Zgjidhet një lloj i veçantë i shkurreve të çajit, zakonisht disa vite para të korrave të para. Sythet dhe gjethet avullohen dhe thahen ngadalë. Çaji i bardhë ka një spektër të madh të ndikimeve në trup, dhe një numër të madh të përfitimeve për shëndetin.

Çaji i bardhë mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, shkaqet kryesore të vdekjes në botën industriale, si dhe shumë gjendje të tjera, lehtëson simptomat e sëmundjes dhe nxit shërimin, forcon sistemin kardiovaskular dhe të imunitetit, flokët dhe dhëmbët. Çaji i bardhë mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak dhe të lehtësojë simptomat e diabetit. Zvogëlon stresin dhe rrit energjinë. Studimet sugjerojnë që mund të përshpejtojë metabolizmin dhe të nxisë trupin që të shpenzojë më shumë yndyra.

Çaji përdoret si ilaç tashmë prej shekujsh. Tani shkenca moderne zbulon atë që njerëzit në Kinë dhe nëpër botë tashmë e dinë që një kohë të gjatë: çaji është i mirë për ju.

Parandalimi i kancerit

Çaji i bardhë ndoshta posedon forcën për luftë kundër qelizave kancerogjene dhe shumë llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i zorrës së trashë, prostatës dhe stomakut. Flavonoidet, një lloj i antioksidantëve, zvogëlojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave të reja. Në disa raste, çaji i bardhë ka pasur sukses si edhe ilaçet me recetë, por pa efekte anësore.
Tensioni i ulët i gjakut

Studimet tregojnë që çaji i bardhë mund të përmirësojë funksionimin e artereve. Ndihmon në uljen e tensionit të rritur të gjakut. Pasi që ndihmon enët e forta dhe të shëndetshme të gjakut, çaji i bardhë mbron nga sulmi shkatërrues i trurit.

Nivelet më të ulëta të kolesterolit

Katekinet, grupi tjetër i antikoksidantëve, zvogëlojnë kolesterolin, ndërsa çaji i bardhë është përplot me to. Kolesteroli është lloj i veçantë i yndyrave të nevojshme për shëndetin. Ekziston kolesteroli i mirë dhe i keq, ndërsa çaji i bardhë rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe zvogëlon nivelin e të keqit.

Mbrojta e zemrës

Çaji i bardhë mbron zemrën dhe tërë sistemin e qarkullimit të gjakut. Hulumtuesit po ashtu kanë zbuluar që njerëzit të cilët pinë 2 ose më shumë filxhanë çaj në ditë kanë gati 50 për qind probabilitet më të vogël që do të vdesin pas sulmit në zemër. Çaji i bardhë është në të vërtetë eliksir i jashtëzakonshëm për zemër.
Eshtrat e forta

Studimet zbulojnë që njerëzit të cilët kanë pirë çaj rregullisht kanë pasur dendësi më të madhe të eshtrave, për dallim nga ata që nuk kanë pirë. Çaji i bardhë po ashtu mund të ketë efekte pozitive tek të sëmurët nga artriti dhe osteoporoza.

Efekti antibakterial dhe antivirusal

Çaji i bardhë është vrasës natyral i baktereve dhe viruseve. Antioksidantët mbrojnë tërë sistemin e imunitetit, duke ofruar mbrojtje nga një varg i gjatë i sëmundjeve. Parandalon ftohjen dhe gripin, ndërsa mund të lehtësojë edhe simptomat e atyre që janë të sëmurë me HIV.

Shëndeti i dhëmbëve dhe i mishit të dhëmbëve

Çaji i bardhë përmban sasi të vogël të fluoridit dhe materieve tjera ushqyese të cilat i ruajnë dhëmbët të fortë dhe të shëndetshëm. Po ashtu shkatërron bakteret që shkaktojnë plakun dhe erën e keqe.

Lëkura e shëndetshme

Radikalet e lira që shkaktohen nga ekspozimi i gjatë në diell, stresi dhe ushqimi i keq mund të dëmtojnë lëkurën dhe të shkaktojnë plakje të parakohshme të lëkurës. Çaji i bardhë mbron lëkurën dhe ndihmon të parandalohet dëmtimi. Pirja e çajit të bardhë nxit lëkurën e shëndetshme dhe me shkëlqim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Çaji i bardhë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Helmet e tymit të bardhë
» iPhone 4 i bardhë shitet në tregun e zi?
» Xperia Play i bardhë arrrin në Evropë!
» Cilët janë më të fortë, dhëmbët e bardhë apo të verdhë
»  Dobitë nga Çaji

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: