Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Semundjet qe shkaktohen nga demtimi i pankreasit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Semundjet qe shkaktohen nga demtimi i pankreasit Empty
MesazhTitulli: Semundjet qe shkaktohen nga demtimi i pankreasit   Semundjet qe shkaktohen nga demtimi i pankreasit I_icon_minitimeSat Oct 22, 2011 12:52 pm

Pankreatiti është një inflamacion i pankreasit, që është një gjëndër mjaft e rëndësishme për organizmin. Ajo sekreton insulinën dhe enzimat tretëse, që ndihmojnë në tretjen e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

Pankreasi prodhon dhe disa hormone, mes të cilave insulinën, mjaft i rëndësishëm për kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Normalisht enzimat e prodhuara nga pankreasi bëhen “aktive” vetëm në aparatin tretës, por nëse për ndonjë arsye aktivizimi i tyre bëhet brenda gjëndrës së pankreasit, atëherë ndodh një proces “auto-digjestiv” që shkakton pankreatitin.

Pankreatiti shfaqet me dy forma disi të ndryshme mes tyre: formën akute, që nis papritur, shpesh në mënyrë mjaft të dhimbshme dhe për një kohë të shkurtër.

Ndërsa forma kronike, që shfaqet disi në mënyrë më të ngadaltë dhe ezauron progresivisht funksionet e gjëndrës. Shkencërisht është provuar se çrregullimet e pankreasit nuk lindin para moshë 50-vjeçare. Sipas specialistëve, fillimi i moshës së tretë është më e rrezikuar nga kjo sëmundje, për shkak të çrregullimeve në organizëm, peshës së madhe trupore dhe mungesës së aktivitetit. Deri më tani nuk është hasur asnjë rast tek adoleshentët, të rinjtë apo edhe 30-vjeçarët.

Shkaqet
Për shkak të vendosjes së thellë, pankreasi nuk është lehtë i kapshëm nga vëzhgimet mjekësore dhe sëmundjet e tij janë në përgjithësi të rënda dhe të vështira. Sëmundjet më të shpeshta janë: ndezje (pankreatit i thjeshte, necrotik ose hemorragjik) tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth ,etj. Dy shkaqet kryesore që çojnë në shfaqjen e pankreatiteve janë abuzimi me alkoolin dhe gurët e tëmthit. Alkooli bëhet shkak më tepër në format kronike (gati në 70 për qind të rasteve), por mund të ndikojë dhe në shpërthimin e një ataku të pankreatitit akut. Nuk njihet ende se si është mekanizmi veprues: dëmi i shkaktuar nga alkooli shpesh mund të qëndrojë i fshehur për shumë vjet dhe më pas të shfaqet papritur me kriza. Ndërsa për sa i përket gurëve të tëmthit, ato mund të bëhen shkak i shfaqjes së pankreatitit, pasi ndikojnë në bllokimin e fluksit të enzimave digjestive të prodhuara nga pankreasi. Në raste të tjera, shkak për shfaqjen e kësaj sëmundjeje është trashëgimia që shfaqet që në fëmijëri, ose provokohet nga keqformime, fibroza cistike, trajtime kirurgjikale, apo dhe disa medikamente si për shembull estrogenët, etj.

Simptomat
Pankreatiti akut zakonisht shfaqet papritur me dhimbje në zonën abdominale, në disa raste shumë të forta dhe mund të ndihen dhe në shpinë. Ndonjëherë dhimbja nis e lehtë, dhe shtohet progresivisht pas ngrënies apo abuzimit me alkoolin. Dhimbja nga pankreatiti akut, përkeqësohet nëse i sëmuri qëndron shtrirë. Dhimbja është tepër e fortë dhe shoqërohet me fryrje të barkut dhe dhimbje, të përziera apo të vjella, rrahje të shpejta të zemrës dhe temperaturë. Në format e lehta, trajtimi i pankreatitit ka ecuri të mirë. Por në disa raste mund të ndodh që pankreatiti akut mund të çojë në shfaqjen e disa ndërlikimeve të rënda, që kërkojnë trajtimin hospitalor urgjent. Dëmtimi akut i pankreasit, mund të shkaktojë infeksione, abcese dhe formimin e cisteve, apo dhe në format më të rënda në shfaqjen e diabetit. Personat që vuajnë nga pankreatiti, duhet të tregojnë kujdes rreth mënyrës së ushqyerjes. Në çdo rast, pavarësisht shkakut të inflamacionit, dieta duhet ndryshuar. Një nga pasojat e sëmundjes është vështirësia në përthithjen e yndyrave, prandaj rekomandohet eliminimi në maksimum i tyre. Rekomandohet eliminimi i të skuqurave, vezëve, majonezës dhe alkoolit.

Insulina
Insulina është një hormon që prodhohet nga gjëndra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz, që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Në këto raste duhet treguar kujdes i veçantë, pasi kjo neglizhencë nga ana e të sëmurit mund të shkaktojë dëme të mëdha deri në infektim të gjakut. Me përparimin e sëmundjes mund të bëhet e domosdoshme kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit, një në tre të sëmurë të prekur nga sëmundja e pankreasit janë të detyruar t i nënshtrohen operacionit.

Këshillat për të mos dëmtuar pankreasin
- Përdorimi i alkoolit është një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e pankreasit.
- Mbipesha shkakton gjithmonë çrregullime në organizëm dhe dëmtime të pankreasit.
- Daunil (i njohur në Shqipëri), është ilaçi që stimulon pankreasin, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak.
- Prej dëmtimit të pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjeshtë, necrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurët në veshka, tëmth etj .

Dy tipet e diabetit dhe pankreasi
- Tipi 1, pankreasi juaj prodhon pak ose aspak hormonin insulinë
- Tipi 2, pankreasi juaj nuk prodhon aq sa duhet insulinë dhe/ose nuk është kaq eficente sa duhet të prodhojë. Kjo quhet “insulinë-rezistencë”. Diabeti i tipit 2 është tipi që preken më shumë të rriturit

Shenjat e krizave të pankreatitit
- Dhimbje të forta barku
- Fryrje barku
- Të vjella
- Rrahje të shpejta të zemrës
- Temperaturë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Semundjet qe shkaktohen nga demtimi i pankreasit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkaku i dëmtimit të pankreasit
» 20 ushqimet që largojnë sëmundjet
» Nga pesë infarkte, katër shkaktohen nga duhani
» Sëmundjet e syve
» Sëmundjet rrisin imunitetin.!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: