Dhembja në shpinë është shfaqja e dhembjeve në regjionin lumbal ose lumbosakral, e cila shoqërohet me dëmtim të funksionit të pasmë të muskujve dhe lumboishiadik ose me dëmtime neurologjike.
mr.sci.dr. Basri Lenjani, M.D.
Specialist i Mjekësisë Emergjente
Dhembja e shpinës (lumboischialgia) është një ndër manifestimet më të shpeshta. Supozohet se rreth 75% të personave kanë këto pengesa në njërën periudhë të jetës. Dhembja akute lumbale në shumicën e rasteve rrjedh prej prolapsit të nukleusit, pulpozuesit te degjenerimet e diskut intervertebral.
Simptomat dhe shenjat e ankesave neurologjike jo të njohura
Dhembja akute në kryqe paraqitet si pasojë e ngritjes se peshës së rëndë ose veprimit direkt të traumave në regjionin lumbal. Nuk tolerohet që i sëmuri të bëjë lëvizje të panevojshme. I sëmuri përpiqet që të gjejë në shtrat, pozitë e cila sa më pak të ka dhembje.
Simptomat dhe shenjat e njohura neurologjike janë të përshkruara më parë, me plotësimin te shenjave të cilat dëftojnë për ndryshime dëmtuese në rrënjët e nervave spinale. Më shpesh janë dëmtimet e diskusit L4-5 S-1 me konstatim pozitiv në rajonin e inervuar të nervus ischiadikusit.
Ekzaminimi objektiv varet se cili disk është i prolabuar dhe sa janë të dëmtuara rrënjët e nervave spinale. Te prolabimi i diskut L-4-L-5 është e dëmtuar rrënja L-5, e cila i inervon muskujt shtrirës të gishtit të madh të këmbës. Sensibiliteti është i dëmtuar në anën mediale të pjesës shpinore të shputës. Reflekset janë simetrike, shenja e Lazareviçit është pak më e fortë, më e theksuar sesa në rastin e mëparshëm. Te prolapsi i diskut L-5-S-1 është e dëmtuar rrënja S-1. Po ashtu, janë të dobësuar muskujt rotatorë të forcës së shputës dhe të fleksorit plantar. Refleksi i Akilit - është i dobësuar ose humbej, shenja e Lazareviçit është pozitive.
Neuralgjia ishiadica - dhembja pa marrë parasysh se a është e përcjellë me dhembje në kryqe ose nuk është e përcjellë, por kjo është vetëm ishias. Dhembjet e këtij distribucioni janë pasojë e ndikimit të noksavë në L5 - në rrënjët sakrale, të cilët, së bashku me L-4 dhe rrënjët sakrale S2-S3, janë burim i fijeve të nivelit ishiatik.
Dhembjet paraqiten për shkak të afeksionit të rrënjëve L-5, zakonisht në gluteus, në pjesën e pasme të kofshës, në pjesën e përparme të anës nën gju e ndonjëherë ana dorzale e pjesës mediale të shputës. Shtypja në rrënjët (S-1) sakrale, jep dhembje në gluteus, në pjesën e jashtme të kofshës dhe të nëngjurit dhe përgjatë këndit të jashtëm të shputës. Nganjëherë, në disa raste në anamnezë mund ta zbulojmë shkaktarin e këtij sindromi. Te disa të sëmurë gjejmë rrufë. Po ashtu, në paraqitjen e kësaj sindrome fajësohen infeksionet si (sifilizi, malaria, TBC, infeksionet virusale, sëmundjet e këtij nervi të shkaktuar me intoksikacionet me alkool, plumb e diabeti). Kompresioni (tumori kaude ekvine). Spondilitis, proceset inflamatore, afër nervit (Adneksitis, Apendicitis, Apsces), metastazat në shtyllën kurrizore.