Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pjesët e trupit të foshnjes dhe kujdesi për to

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pjesët e trupit të foshnjes dhe kujdesi për to Empty
MesazhTitulli: Pjesët e trupit të foshnjes dhe kujdesi për to   Pjesët e trupit të foshnjes dhe kujdesi për to I_icon_minitimeMon Jan 02, 2012 12:59 pm

Flokët

Të pranishëm apo jo në lindje, të rrallë apo të dendur, do të bien në të njëjtën kohë. Në ndryshim me fëmijën pas vitit të pare të jetës ose me të rriturin, tek të cilët flokët kanë “moshë” të ndryshme dhe prandaj dhe rënia e tyre ndodh në kohë të ndryshme, tek i porsalinduri flokët kanë të njëjtën moshë, prandaj dhe bien në të njëjtën ditë. Këta flokë fillojnë të bien nga muaji i 2 – 3-të i jetës, duke filluar nga pjesa e pasme e kokës.

Sytë
Nëse sytë e bebit janë të zëna me sklepa me ngjyrë të verdhë, kini parasysh se duhet të pastrohen me pak pambuk që e kemi zier për rreth 5 minuta në ujë (duhet të pritet derisa të ftohet), ose me ujë të zier (rreth 35 minuta) dhe të vakët. Gjatë kohës që pastroni syrin, masazhoni butësisht me mollëzat e dorës, këndin e syrit.

Në këtë mënyrë zbrazet kanali që lidh syrin me hundën, sekrecionet e të cilit shpjegojnë bllokimin me sklepa të syrit (ky kanal është më i ngushtë tek i porsalinduri dhe fëmija gjatë 6 muajve të parë të jetës). Mos përdorni kurrë pomade ose lëngje që jua ka këshilluar farmacisti, sepse mund të krijojnë probleme jo vetëm me syrin, por edhe me të gjithë organizmin.

Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj.

Myku i gojës
Shpesh në gojë formohen disa pika të bardha, të cilat veshin mukozën e gojës mishin e dhëmbëve dhe gjuhën.

• Duhet të bëjmë një dallim midis mykut të gojës dhe pikave të mpiksura të qumështit.

• Pikat e qumështit shqiten kollaj nga goja, kurse myku i gojës jo.

• Mukoza përreth pikave të mpiksura të qumështit është normale, kurse në myk ajo është e skuqur.

• Pikat e mpiksura të qumështit nuk kanë nevojë për mjekim, kurse në rast të mykut duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.

• Mjekimi i mykut është shumë thjeshtë: një pikë të shurupit të Daktarinës, ose të Nystatinës 4 herë në ditë nën gjuhë, ose pak pluhur nystatine, po ashtu në gjuhë (një tabletë e shtypur e nystatinës ndahet në 4 pjesë). Bari hidhet nën gjuhë me qëllim që veprimin ta ushtrojë në gojë dhe jo të gëlltitet.

Hunda
I porsalinduri mund të paraqesë këto probleme në hundë:

• Bën zhurmë kur merr frymë. Kjo zhurmë që dëgjohet kur fëmija merr frymë, është e lidhur me vogëlsinë e gojës dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes së bebit. Nëse në birat e hundës ka edhe pak sekrecione, ”zhurma” gjatë frymëmarrjes theksohet edhe më shumë.

Këto rrethana nuk duhet t`ju shqetësojnë. Duhet të flisni me mjekun tuaj atëherë kur hunda është shumë e zënë me sekrecione. Gjithësesi mos u përpiqni t`i lironi hundët duke përdorur shkopinj apo ndonjë gjë tjetër për t`i pastruar.

• Teshtin. Teshtimat janë pa rëndësi dhe nuk do të thonë se fëmija është ftohur; përkundrazi duhet të nxiten sepse në këtë mënyrë “hapen mushkëritë”.

Është gabim që në këtë rast të përpiqemi të lirojmë hundët ose ta veshim më shumë fëmijën, apo të nxehim mjedisin ku rri fëmija.

• I bllokohet hunda dhe ka sekrecione (qurre). Hunda duhet të lirohet, veçanërisht para se fëmija të ushqehet. Hunda mund të pastrohet pa future gjë në birat e hundës, ashtu siç veprojmë zakonisht ne të rriturit.

Një mënyrë tjetër për të pastruar hundën e bebit, është mbyllja ritmike e birave të hundës, nëpërmjet kapjes me gishta të hundës. Ndërkaq fëmija që nuk di të marrë frymë me gojë, bën një frymëmarrje të thellë dhe i kalon sekrecionet më poshtë (i gëlltit). Hunda mund të pastrohet mekanikisht, duke i thithur sekrecionet me anë të një pompe të posaçme (tregtohet e gatshme).

Lavazhi i hundës: mund të pastrohen hundët duke bërë një lavazh të hundës. Për këtë qëllim, fëmija vendoset në shpinë, me kokën të përkulur nga prapa; maja e hundës mund të mbahet me gisht pak e ngritur; me anë të një shiringe të mbushur me tretësirë fiziologjike, shtyhen në hundë 0.5 ml të tretësirës. Kështu shtyhen në gojë qurret, të cilat pastaj gëlltiten nga fëmija.

E rëndësishme është që hundët e fëmijës të jenë gjithmonë të lira para ushqyerjes së fëmijës.

• Merr frymë keq. Mund të mos jetë problem: fëmija merr frymë keq, por hundët janë të zëna nga sekrecionet. Sapo hundët pastrohen, frymëmarrja lirohet. Në përgjithësi fëmijët ruajnë humorin dhe gjallërinë e zakonshme në pjesën më të madhe të ditës. Ndërkaq vërehet se sa të shpeshta i ka frymëmarrjet fëmija ose nëse tërheq brinjët apo jo, kur merr frymë.

Mund të jetë vërtet problem: Nëse frymëmarrjet e fëmijës janë më të shpeshta se zakonisht dhe vërehen tërheqje të brinjëve kur merr frymë, duhet të drejtoheni urgjentisht tek mjeku.

Shpeshtësia e frymëmarrjeve matet duke vendosur dorën mbi gjoks të fëmijës dhe numërohen për një minutë uljet dhe ngritjet e kafazit të kraharorit. Pikërisht këto janë frymëmarrjet e fëmijës. Nëse fëmija është më pak se 1 muajsh dhe frymëmarrjet e matura në këtë mënyrë janë mbi 50 në minutë, do të thotë se ato janë të shpeshta dhe fëmija duhet të dërgohet shpejt tek mjeku.

Gjinjtë
Mund të vazhdojnë të jenë të fryrë për arsyet e përshkruara edhe më lart. Asnjë shqetësim. Është shumë e rëndësishme të mos shtrydhen, për shkak të rrezikut të infeksionit të gjirit.

Kërthiza
• Pastrimi i kërthizës duhet të bëhet disa herë në ditë.

• Përpara se të fillojmë pastrimin, hiqet garza e mëparshme dhe përdorim një garzë tjetër të pastër, të cilën e kemi zhytur në alkool 70º.

• Pastrojmë cungun e kërthizës dhe lëkurën përreth, me garzën me alkol 70º

• Me një garzë tjetër të thatë e të pastër mbulojmë cungun e kërthizës.

• Nuk duhet të përdoret pambuk në asnjë mënyrë.

• Cungu i kërthizës duhet të bjerë nga dita e 6 – 7-të e jetës. Nëse nuk bie deri nga dita e 14-të e jetës, këshillohuni me mjekun tuaj.

Shumë e rëndësishme!

• Nëse lëkura përreth kërthizës bëhet e kuqe, ose garza që mbulon kërthizën njolloset me ngjyrë të kuqe ose të verdhë, merrni kontakt menjëherë me mjekun tuaj.

Organet seksuale
Vajzat mund të vazhdojnë të kenë sekrecione të bardha ose dhe të ngjyrosura rozë, që të kujtojnë menstruacionet (menstruacionet e rreme).

Tek djemtë mundet që njëri prej testikujve të mos jetë në qesen skrotale, por të lëvizë lart e poshtë. Nuk përbën problem. Po ashtu, normalisht, lafsha është e madhe dhe e ngushtë. Përgjithësisht shkurtohet rreth vitit të 3-të të jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pjesët e trupit të foshnjes dhe kujdesi për to
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet se si përhapet tumori në pjesët e trupit
» Amidoni, pjeset perberese
» Autizmi dhe kujdesi për fëmijët e prekur
» Foshnjës së porsalindur i del dhëmbi në inkubator
» Stina e nxehtë, kujdesi ndaj sëmundjeve që sjell kequshqyerja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Familja dhe fëmijët-
Kërce tek: