Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri më e larta në Ballkan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Antigona
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
Antigona


<b>Postime</b> Postime : 89

Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri më e larta në Ballkan Empty
MesazhTitulli: Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri më e larta në Ballkan   Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri më e larta në Ballkan I_icon_minitimeSat Jan 14, 2012 2:20 pm

Studimet tregojnë se niveli i vdekshmërisë foshnjore është 18 vdekje për 1000 lindje.Niveli i vdekshmërisë së foshnjave dhe fëmijëve nën 5 vjeç në Shqipëri është më i lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.
Studimet tregojnë se niveli i vdekshmërisë foshnjore është 18 vdekje për 1000 lindje, dhe se foshnjat dhe fëmijët nën 5 vjeç në zonat malore kanë nivelin më të lartë të vdekshmërisë (42 për 1000 lindje).
Sipas të dhënave të studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (2009-2009 ADHS) i realizuar nga ISHP dhe INSTAT me mbështetjen e UNICEF, vdekshmëria nën 5 vjeç në Shqipëri ka pësuar rënie gjatë periudhës 1994-2008 nga një nivel vdekshmërie nën 5 vjeç prej 39 për 1000 lindje në 22 për 1000 lindje. Aktualisht, 22 fëmijë për 1000 lindje vdesin para se të arrijnë ditëlindjen e tyre të pestë. Niveli i vdekshmërisë foshnjore është 18 vdekje për 1000 lindje duke treguar se shumica e vdekjeve në fëmijërinë e hershme ndodhin gjatë vitit të parë të jetës.
Pothuajse dy të tretat e vdekjeve foshnjore ndodhin në muajin e parë të jetës. Nivelet e vdekshmërisë fëmijërore janë më të larta në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit (Bosnje-Hercegovina 17, Bullgaria 16, Kroacia 8, Greqia 5, Mali i Zi 13, IRJM 19, Serbia 13). Vdekshmëria nën 5 vjeç në zonat rurale është dy herë më e lartë se ajo në zonat urbane (28 për 1000 lindje krahasuar me 13 për 1000 lindje).

Tendencat e lindshmërisë

Lindshmëria ka rënë ndjeshëm në 20 vitet e fundit. Rënia është veçanërisht e dukshme te femrat e grupmoshave të reja. Për shembull, lindshmëria moshë-specifike te femrat e moshës 15-19 vjeç ka rënë nga 50 lindje për 1000 gra në periudhën 10-14 vjet para studimit, në 20 lindje për 1000 gra në periudhën 0-4 vjet para studimit, pra një rënie prej 60 %.

Tendencat e vdekshmërisë

Të dhënat nga ADHS 2008-2009 tregojnë se ka pasur një rënie të vdekshmërisë fëmijërore gjatë 5 viteve para kryerjes së këtij studimi. Për shembull, vdekshmëria foshnjore ka pësuar rënie nga 26 vdekje për 1000 lindje të gjalla për periudhën 1992-2002 në 18 për periudhën 2005-2009. Ka pasur një rënie të ngjashme të vdekshmërisë nën 5 vjeç, nga 32 në 22 vdekje për 1000 lindje.

Kujdesi para lindjes

Po sipas ADHS, përqindja e grave që kanë marrë kujdes para lindjes në tremujorin e parë është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2002, nga 59 % (RHS 2002) në 78% në ADHS 2008-09. Gati 67 % e grave kishin kryer numrin e rekomanduar të vizitave të Kujdesit të Paralindjes (4 ose më tepër) gjatë shtatzënisë. Kjo përqindje është shumë e ulët në zonat rurale se sa në zonat urbane (57 % krahasuar me 82 %). Grave u rekomandohet të marrin suplement hekuri gjatë shtatzënisë për të parandaluar aneminë.

Vaksinat

Sipas studimit, 95 % e fëmijëve të moshës 18-29 muajsh janë të vaksinuar plotësisht. Lidhur me mbulimin për vaksina të veçanta, të paktën 97 % e fëmijëve kanë marrë vaksinën BGG, të tre dozat e DTP-së, Polios, Hepatitit B dhe vaksinën e fruthit. Ka një rënie të lehtë në vaksinimin e DTP nga 100% për dozën e parë në 98 % për dozën e tretë. Kartelat e vaksinimit ose fletoret e shëndetit të fëmijës u panë nga intervistuesit (e studimit) në vetëm 68 %, por të dhënat mbi vaksinimin në institucionet shëndetësore u panë për pothuaj 96 % të fëmijëve, duke treguar se në Shqipëri ekziston një program i fortë vaksinimi.

Sëmundjet fëminore

Në dy javët para studimit, 5 % e fëmijëve nën 5 vjeç kishin pasur simptoma të infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe e njëjta përqindje u shënua për episodet diarreike. Midis fëmijëve me ARI, 7 në 10 ishin çuar në një qendër shëndetësore ose ofrues të shërbimeve shëndetësore për këshilla apo trajtim. Megjithatë, fëmijët e gjinisë femërore (61%), fëmijët e zonave rurale (70 %) dhe ata në zonat malore (30%) ka më pak të ngjarë të dërgohen në një qendër shëndetësore se sa fëmijët e zonave të tjera. Gjashtë në 10 fëmijë me diarre në dy javët e kaluara, ishin dërguar për trajtim, më tepër se dy të tretat (68%) kishin marrë ORS dhe tre të katërtat (75%) morën ORS apo shtuan lëngjet.

Ushqyerja me gji

Rezultatet e studimit tregojnë se në Shqipëri, 96 % e fëmijëve janë ushqyer të paktën një herë me gji dhe 39 % e fëmijëve 0-6 muajsh ushqehen vetëm me gji. Ndërkohë që më tepër se gjysma e fëmijëve 6-8 muajsh (55%) kanë marrë ushqim shtesë përveç qumështit të gjirit. Fëmijët marrin qumësht gjiri për mesatarisht 15 muaj dhe ushqehen vetëm me gji për mesatarisht 2 muaj. Gjendja e ushqyerjes së fëmijëve është përmirësuar gjatë 5 viteve të fundit.
Megjithatë, 19 % e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë stunted. Stunting (që tregon kequshqyerje kronike) është i pranishëm edhe te fëmijët nën moshën gjashtë muajsh. Kequshqyerja kronike është më e përhapur në zonën malore (28%) se sa në Tiranë (qytet) dhe zonën qendrore. Gati 5 % e fëmijëve nën 5 vjeç ishin nënpeshë për moshën e tyre, dhe 22 % e fëmijëve nën 5 vjeç ishin mbipeshë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri më e larta në Ballkan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kohëzgjatja e gjumit dhe vdekshmëria
» Bie vdekshmëria perinatale në Kosovë
» Mjekët, më të korruptuarit në Ballkan
» Hetohen bankat për kamatat e larta
» Kompanitë e telefonisë mobile me fitime të larta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: