Keni nevojë të përmirësoni lëkurën dhe sidomos flokët tuaj. Për këtë do t’ju duhet vetëm një zgjedhje e kujdesshme e disa prej ushqimeve.
Filloni të konsumoni edhe me shumicë portokallë, karota, perime të gjelbra dhe bulmet. Ja se si na zbukurojnë ato
Farat e lulediellit dhe sardelet
Farat e kungullit, ato të lulediellit, toni i peshkut, arrat janë të pasura me acide yndyre të cilat janë më se të rëndësishme për qelizat e trupit.Këto acide ndihmojnë në rrjedhjën natyrore të nutrienteve në qelizë si dhe në heqjen e materialeve të tepërta të trupit. Pra, këto lloj ushqimesh specifike ndihmojnë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të trupit.
Fara të ndryshme mund t’i konsumoni dhe në mëngjes, pasi në këtë mënyrë ato ju ndihmojnë të jeni më aktivë duke ju përmirësuar dhe metabolizmin apo ju bëjnë të ndiheni të ngopur, pa konsumuar shumë ushqime të tjera të rënda.
Spinaqi dhe perime të gjelbra
Perimet në përgjithësi por spinaqi në veçanti do t’ju ndihmonte të kishit lëkurë dhe flokë të bukur. Një mëlçi e pastër ndihmon që trupi i njeriut të funksionojë sa më mirë.
Disa nga ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë janë spinaqi dhe brokoli. Duke ngrënë sa më shumë perime jeshile ndihmon dhe në shije duke reduktuar ndjeshëm nepsin për të ngrënë gjëra të ëmbla. Sheqeri i tepërt nuk është i mirë për trupin.
Portokalli, qershite dhe luleshtrydhet
Te fruta të ndryshme gjenden elementë që ndikojnë menjëherë në zbukurimin tuaj. Por te disa më specifike si portokalli, qershitë apo luleshtrydhet gjendet kolagjeni,një proteinë natyrale e nevojshme për lëkurën dhe muskujt. Me kalimin e viteve fatkeqësisht ulet dhe prodhimi i tij në trup. Portokallet, sidomos ato të kuq, qershitë apo luleshtrydhet janë të pasura me antioksidante të cilët ngadalësojnë plakjen dhe sëmundjet. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit duke ju bërë të dukeni të rinj dhe të bukur. Fruta të tjera që përmbajnë kolagjen janë: kivi, kumbullat dhe thanat.
Vezë, djathë dhe qumësht
Mos kini frikë të konsumoni vezë, djathë dhe qumësht ndonjëherë dhe me tepricë. Pasi përmbajnë vitaminë A, e cila është e rëndësishme për përmirësimin e lëkurës dhe kur ke sasi të vogla të saj në trup,lëkura thahet dhe ripet. Mungesa e vitaminës A në trup shkakton rrudhje dhe një gjendje të acaruar të saj. Ushqimet si: mëlçia, qumështi dhe vezët, përmbajnë beta-karotinë. Po ashtu dhe pjeshkët, pjepri, kajsitë përmbajnë beta-karotinë të cilën trupi e shndërron në vitaminë A.