Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Këshilla për dhëmbë të bukur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Këshilla për dhëmbë të bukur Empty
MesazhTitulli: Këshilla për dhëmbë të bukur   Këshilla për dhëmbë të bukur I_icon_minitimeSat May 15, 2010 10:08 am

Këshilla për dhëmbë të bukur







Këshilla për dhëmbë të bukur Dhembet Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën
dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën.
Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është
lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit
qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon
gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla.
Fluori
Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por edhe fluori duhet
marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që
lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e
shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për milion). Të rriturit bëjnë mirë të
përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që
lejohet. Por ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk
është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së
pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emalin. Pasta dhëmbësh me një
aftësi të tillë janë p.sh. Dentosal apo Euro Shopper. Pasta dhëmbësh me
aftësi të keqe janë p.sh. Vademecum dhe Stomatol. Dy lloje fluori mund
të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet
sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja mbrojnë dhëmbët
ndaj gërryerjeve por lloji i parë mbron pak më mirë. Që fluori të japë
efektin më të madh në gojë duhet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë,
pas ngrënies së mëngjesit dhe pas ngrënies së darkës.
Larja e dhëmbëve
Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë
nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të
Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve
përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes
dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shpëlarje e tillë
dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të
futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh
përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e
cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul
rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në
pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë
që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët
bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat
natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën. Disa mund të jenë të
ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që
nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa
nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave
dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens
Nyheter”.
Kërcitja e dhëmbëve
Kush kërcet dhëmbët në gjumë është duke bluar një problem – qoftë
mekanik apo shpirtëror. Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë
dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon
dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke
hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali doli se më tepër
se 8% të të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo
kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e bashkëshortit në prehjen e
natës.
Pse është e rëndësishme higjiena
Dhëmbë të pastër dhe një furçe e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme
kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në
gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë
se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në
trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Sipas lidhjes
amerikane të dentistëve dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta
pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve
menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku
që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes.
Rritja e dhëmbëve në laborator
Shkencëtarët kanë përdor me sukses teknikat inxhinierike të indeve për
të rritur dhëmbë pothuajse në formën e plotë në kafshë. Ata besojnë se
ky zbulim i madh do të mund të çonte drejt krijimit të dhëmbëve
surrogatë biologjikë që do të zëvendësonin dhëmbët e njeriut. Dr Pamela
Yelick është e mendimit se një ditë do të bëhet e mundur rritja e
dhëmbëve të njeriut në madhësinë dhe formën e dëshiruar të cilët do të
zënin vend në nofull posi dhëmbët natyrorë. Ajo parashikon se brenda 5
vjetëve, do të marrim vesh me saktësi nëse qelizat zanafillëse të
dhëmbëve mund të manipulohen për të bioinxhinieruar dhëmbët. Pastaj për
të mbërritur në krijimin e dhëmbëve të njeriut do të duheshin edhe 5
deri 10 vjet të tjera.
Pse duhet përdorur Koenzima Q 10
Koenzima Q10 (ubiquinone) bën të mundur shndërrimin e energjisë nga
ushqimi në energji trupore. Ajo është një lëndë – mund të jetë vitaminë
ose e ngjashme me të që është e pranishme në çdo qelizë të trupit të
njeriut që përveç të tjerash mundëson qelizat të marrin frymë. Trupi i
njerëzve që merren me punë që kërkojnë lëvizje të shpeshta apo shtrydhje
koke ka një nevojë më të madhe për koenzimën Q10, sidomos ata që i kanë
kaluar të 35 vjetët. Por njerëzit që ndjehen të shëndetshëm nuk kanë
përse të marrin ekstra Q10. Në të vërtetë Q10-ta është pranishme në sasi
të vogla në një numër të madh ushqimesh por përqendrimin më të madh e
gjejmë në organet mishtore si zemra, mëlçia dhe veshkat por edhe në
tule, vaj luledielli, sardele, skumbri, kikirikë. 450 gram sardele, po
ashtu si 900 gram tul, po ashtu si 1 kg e 350 g kikirikë japin 30 mg
koenzimë Q10 (CoQ10).
Kërcitja e dhëmbëve, sjell dhimbjen e kokës
Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e
shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës nuk e
marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë
që pikërisht ky fërkim u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave,
kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi
dhe kërcitjeje të dhëmbëve me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe
vrimë në dhëmbë. Sipas kirurgut të nofullave Ralf-Schön të Universitetit
të Freiburg-ut vetëm 15% e të prekurve ndjejnë dhimbje, të cilat mund
të jenë tepër të mëdha. Kjo është e kuptueshme pasi hulumtimet kanë
treguar se fazat e shtrëngimit të nofullave mund të zgjasin deri në 45
minuta dhe mund të jetë disa herë më i madh se shtrëngimi i zakonshëm I
nofullave gjatë mbllaçitjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Këshilla për dhëmbë të bukur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bëhu e bukur me syze!
» Dhjetë ishujt më të bukur artificialë
» Sauditët rizgjedhin dhinë më të bukur
» Ushqimet tipike për lëkurë dhe flokë të bukur
» Ushqimi i shëndoshë për një grua të bukur dhe të shëndetshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: