Gratë te cilat thonë qe asgjë nuk ka ndryshuar qe kur janë bere nena, thonë gënjeshtra te vogla te ëmbla. Kur fëmija juaj mbush dy vjeç dhe paksa largoheni nga marrëzia e panolinave, ushqyerja, vaprimi tek mjeku, fjetja jo e mire, do te vëreni qe miqtë tuaj pa fëmije janë zhdukur diku, sikurse edhe trupi juaj qe keni patur para shtatzënisë.
Nuk kërkojmë nga nenat qe te jene ne trend. Por është emocionuese nëse vishni ca gjera te mëparshme, edhe pasi jeni bere nene. Shikoni nëse pajtoheni me listën te cilën e ka prezantuar dr.Stir"
Nenat nuk mund te bartin me"
Bluza pa line- Përveç se nuk ju pengon nëse fëmija juaj jua zhvesh atë, ne momentin qe me se paku e prisni dhe bërtet e qan me ze"Qumësht".Kanatiere dhe këmisha me dekolte te thelle- Situata është po aq e njëjte sa te bluzat me line.
Takat e larta- Konkretisht taka stilet. Përveç se nuk dëshironi te thyeni ndonjë nyje. Disa shtatzëna i bartin edhe gjate kohës se shtatzënisë (javët e fundit te shtatzënisë nuk përshtaten asnjë pale këpuce, e jo me takat). Por me ardhjen e bebit, gardëroba seksi është rezervuar veçanërisht vetëm për dalje. Mund t’ju shërbejnë këpucët me platforme, por vete, ato te cilat nuk e kane shume fundin e trashe.
Shume pak gra e duan buzëkuqin- E aq me pak edhe nenat te cilat duan qe bebi tyre ti ketë faqet e njollosura me buzëkuq. Krahas kësaj, është e vështire ti bëni balle puthjeve te bebes. Zgjedhja është mese e qarte.
Parfumi- Sinqerisht nuk keni nevoje për këtë, sidomos kur ju mbulon aroma e bebit.
Fundet e shkurtra- Minifundet dhe mbledhja e lodrave neper dhome apo vetëm zvarritja e bebes neper dysheme ne ambiente te jashtme, nuk shkojnë bashke.
Xhinse qe nuk zgjerohen- Ju i dini ato te cilat duhet zbërthyer e pastaj te shtriheni ne krevat për ti mbërthyer? Provoni te vraponi te veshura me to, duke mbajtur fëmijën ne dore.
Xhinglat- Fëmijët mendojnë qe janë ëmbëlsira.
Pantallona me shume pulla qe kane nevoje për rrip- A keni provuar ndonjëherë qe te urinoni duke mbajtur foshnjën ne krahë? Do te keni nevoje për aftësi përdorimi te një dore dhe bel elastik.
Vath te mëdhenj- Përveç nëse nuk dëshironi te mbeteni pa llape veshi.
Këmisha shume te ngushta- Nuk janë te rehatshme për nenat gji dhënëse.
Flokët e lëshuar- Nuk keni nevoje për ti shkurtuar nëse nuk dëshironi, por mund ti lidhni me ndonjë kapëse flokësh, qe mos ti prek fëmija.
Rruazat- Mund te jene te pakëndshme sepse fëmijët mund ti gëlltisin. Ndërsa mundësia është shume e madhe te këputen.
Syze- Fëmijët aq shume qe i duan, sa qe mund te ju heqin nga sytë për një sekondë dhe ti hedhin ne dysheme.
E bardha- Përveç nëse nuk ju tregon një punim artistik ne bluzën tuaj copat e ushqimit, lojërat dhe te vjellat, te cilat mund te mbeten njolla përgjithmonë.
Rrobat qe pastrohen vetëm ne pastrim kimik- Vetëm nëse jeni shume te pasura.