Mund të arrini që fëmija të ha shëndetshëm
Lëreni fëmijën në kuzhinë. “fëmijët ndihen të rëndësishëm kur marrin pjesë në përgatitjen e ushqimeve. Nëse ndihen krenarë që kanë kontribuar në produktin përfundimtar, me siguri do të jenë më të hapur ndaj asaj që ushqimin edhe ta hanë”, thotë nutricionistja Christine Mastrangelo.
Amësia nuk është drejtvizore
Në rregull është të bëhen gabime. E rëndësishme është se si të përballemi me to. Mësoni nga to dhe vazhdoni më tej –mos “e kafshoni” veten.
Lejoni që edhe etërit të jenë prindër
Në këtë kulturë të perfeksionimit, lehtë biem në grackën që diçka nuk do të bëhet mjaft mirë – nëse atë gjë nuk e bëjmë vetë. Fëmijët pëlqejnë dhe kanë nevojë për lloje të ndryshme të dashurisë. Gjithnjë derisa ajo që bën babai nuk është e rrezikshme – lëreni!
Planifikoni rrobat për tërë javën që është përpara
Për t’i pasur mëngjeset e ditëve të punës më pak kaotike, të dielën në mbrëmje planifikoni se çka do të vesh fëmija gjatë tërë javës. Kjo rutinë mund të shndërrohet edhe në sfilatë të vogël të modës, në çka me siguri do të kënaqet fëmija juaj.
Sa më shpesh të keni darka familjare
Darka është kohë e shkëlqyeshme për të dëgjuar se çfarë dite ka pasur secili, çka kanë mësuar fëmijët në shkollë. Pavarësisht asaj a e keni përgatitur ushqimin apo e keni porositur, e rëndësishme është koha të cilën e kaloni së bashku.
Të thoni JO, mund të jetë OK
Të thoni “jo”,mund të tingëllojë keq, por fëmijët kështu do të mësojnë durimin. Nuk është nevoja të sundoni me dorën e hekurt, por ndonjëherë nëse i thoni fëmijës “jo”, nuk do të prishë statusin e nënës më të dashur.
Qeshuni me vetveten shumë
Herën tjetër kur e shihni veten se si e hani copën e djathit, e cila u ka ngecur në flokë, qeshuni. Amësia është e mrekullueshme, argëtuese dhe e rëndë – shijojeni!
Nuk do t’u rritet hunda
Nëse kështu do të arrini që fëmija të hajë brokoli ose t’i rregullojë lodrat veta – ndonjëherë është në rregull edhe të thoni ndonjë gënjeshtër të vogël.
Kërkimi i faljes pranohet
Bashkëshortit i kërkoni ndjesë, pse nuk mundeni edhe fëmijëve? Edhe pse ju dhe babai jeni ligj në shtëpi, edhe ju mund të keni faj. Kërkimi i faljes është një gjest i vogël, me të cilën do ta mësoni fëmijën që askush nuk është i përkryer. Fëmija juaj do të kuptojë që të gjithë bëjnë gabime dhe që më së miri është të pranohen dhe të mësohet nga ata sesa të injorohen dhe dikush tjetër të lëndohet.
Mos u ndieni në faj që punoni – ose nuk punoni
Pavarësisht polemikave për atë se sa kohë duhet të qëndroni me fëmijën në shtëpi, e rëndësishme është që keni marrë vendimin i cili i përgjigjet familjes tuaj dhe që për shkak të asaj ndiheni mirë. Fëmija do t’ju falënderohet më vonë.
Tashmë e keni kryer klasën e pestë
Bëni kujdes se kur do të luani shpëtimtaren. Edhe pse fëmija juaj disa herë gjatë muajit harron detyrat e shtëpisë, mos vraponi pas tij në shkollë. Duhet të fillojë vetë të mbajë përgjegjësinë. Ndihmojini rreth detyrave, por mos i zgjidhni në vend të tyre – kështu i bëni vetëm kundërshërbim.
Martesë e lumtur – familje e lumtur
Në rregull është të mbani kohë për veten dhe bashkëshortin. Kur të dy jeni të lumtur dhe ndiheni të lidhur, do të jeni më të fortë dhe shembuj pozitiv për fëmijët tuaj. Prandaj organizoni ruajtjen e fëmijëve nëse planifikoni të dilni natën ose në vikend qëndroni gjysmë ore më gjatë në shtrat derisa fëmijët tuaj shikojnë filma vizatimorë.
Bashkësia familjare, me më pak stres
Ekziston ideali për kalimin e kohës kualitative me fëmijët. Por shpesh i parashikojmë gjërat e përditshme të cilat na lidhin. Pavarësisht a është e qeshura për shkak të filmit ose vozitjes së fëmijëve në shkollë, shfrytëzojmë të mirën nga çdo moment i përbashkët.
Amësia nuk është garë
Disa nëna dinë të jenë garuese, por kjo nuk do të thotë që duheni t’i mbështetni. Në vend të asaj, miqësojuni me nënat me të cilat në mënyrë të qetë do të mund të ndani rëniet dhe ngritjet e amësisë.
Është e vështirë t’i lëshojmë nga dora
Ndonjëherë dhemb zemra derisa i shikojmë fëmijët duke u rritur. Ndoshta do të qeshni së bashku derisa shikoni ndonjë film apo të diskutoni për ndonjë ngjarje, por fëmijët tuaj nuk do t’ju mbajnë për dore derisa shëtisni nëpër rrugë – nëse dëshirojnë ndopak të shëtisin me ju. Vetëm një gjë të keni në mendje – sado që të jetë e vështirë, marrëdhënia e juaj do të zhvillohet edhe më tej.
Grindjet
Më të shpeshta janë grindjet në mes vëllezërve dhe motrave sesa në mes miqve – ai lloj i dashurisë pa kusht definon familjen. Duke gjykuar sipas gazetarëve Po Bronson dhe Ashley Merryman, autorët e librit NurtureShock: New Thinking About Children, vëllezërit dhe motrat të cilët e kalojnë kohën se bashku dhe grinden,më vonë do të jenë më të afërt se sa ata që luajnë ndaras.
Kursehuni nga supernëna
Të gjithë e dimë që super nënat nuk ekzistojnë, prandaj edhe është në rregull që herë pas herë të kërkoni ndihmë. Nëse duheni ta pyesni shefin që më herët të ikni nga puna ose vjehrrën që t’jua ruajë fëmijët pasdite – bëjeni këtë gjë. Edhe ju do të ishit ndierë mirë nëse do t’i kishit ndihmuar dikujt, prandaj mos humbni kohën duke u brengosur për atë nëse do të dukeni të dobët nëse pranoni që keni nevojë për ndihmë. Mos e harroni as nënën tuaj – ajo ju ka rritur dhe të mirë jeni bërë, prandaj duhet të dini diçka për fëmijët.
Koha për veten
“Koha për veten” është e rëndësishme për shpirtin dhe trupin tuaj, prandaj kushtoni kujdes kur do të pushoni nga gjithçka, pavarësisht a bëhet fjalë për leximin e librit ose daljen me miket.
Të jeni shembull i mirë
Mund të flisni sa të doni që ushtrimet janë të shëndetshme, por e rëndësishme është që edhe ju ndonjëherë ta dëshmoni këtë me shembullin tuaj. Prandaj, amësia është aq e frikshme dhe eksituese – presioni që të jeni shembull i mirë. Ushtroni, mos bëni thashetheme, lexoni libra dhe hani pemë –çdo gjë tjetër mund të kompensoni kur ata flenë.
Vëni rregullat tuaja
Në fund të ditës, duheni të jeni të vetëdijshëm për atë se çka është e mirë për ju dhe familjen tuaj. Gjuani librat rreth të qenit prindër të cilat thonë që përgjithmonë e keni shkatërruar fëmijën nëse nuk shkon në shtrat në kohë të caktuar, ose nuk ndjek mësimet e pianos. E rëndësishme është që të mundoheni, të mësoni – dhe me të gjitha gabimet – të don