Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Thithja e gishtit... A duhet të ndërhyjmë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Thithja e gishtit... A duhet të ndërhyjmë? Empty
MesazhTitulli: Thithja e gishtit... A duhet të ndërhyjmë?   Thithja e gishtit... A duhet të ndërhyjmë? I_icon_minitimeSat Mar 02, 2013 7:20 pm

I porsalinduri, përveç nevojës që ka për t’u ushqyer, ka edhe nevoja të tjera instiktive si ajo e thithjes. Jashtë vakteve dhe nga ndjenja e urisë, foshnja axhitohet dhe kërkon gishtat e tij ose diçka tjetër rreth tij për t’i futur në gojë.


Duhet të dallojmë të thithurën ushqyese dhe ato që nuk ka për qëllim ushqimin. Më vonë në periudhën e daljes së dhëmbëve të parë fëmija ka një nevojë të fortë për të thithur dhe kafshuar.
Gishti apo mashtruesja?
Këto dhjetë vitet e fundit përdorimi i mashtrueses është në rritje, por përdorimi i saj mund të jetë më shumë i dëmshëm sesa ajo e gishtit. Në fakt, me mashtruesen fëmijës i duhet të thithë më me forcë, gjë e cila do ta lodhë dhe ndjenja e frikës së humbjes së mashtrueses në momentin që ajo i bie në tokë, bën që fëmija ta dëshirojë më shumë.
Mashtruesen e lavdërojnë vetëm nënat. Shpesh fëmija që thith gishtin nuk bën gjë tjetër përveç se përkëdhel gjuhën e tij. Ndjenja e vendosjes së gishtit në gojë sa herë që dëshiron, jep mundësinë që ta braktisë më lehtë këtë veprim.
Mashtrueset e cilësuara si ortodontike nuk janë aspak të tilla, sepse ato as nuk trajtojnë dhëmbët dhe as nuk i drejtojnë ata. Ajo nuk ka as vlerë fiziologjike dhe aq më pak ortodontike.
Kur thithja e nevojës bëhet ves, si duhet të ndërhyjmë?
Mosha e duhur që t’ia heqim këtë zakon fëmijës është dy deri në tre vjeç.
Fëmija në këtë moshë zhvillon fushat e tij të interesit dhe të eksplorimit. Ai ecën, shprehet, ka kontakte me fëmijë të tjerë dhe shkon ne kopsht. Gishti dhe mashtruesja i mbyllin rrugën e komunikimit fëmijës, i cili nuk mund të flasë me gojën plot.
Disa elemente kyç për heqjen e vesit
- Zgjedhja e një periudhe të favorshme, duke evituar ndryshimet në familje si ndërrimi i vendbanimit, udhëtimi apo lindja e një fëmije tjetër, gjendje te cilat mund të lindin pasiguri tek fëmija.
- Parashikimi i një periudhe përgatitjeje dhe informimi dhe jo ndalja e menjëhershme dhe e dhunshme, por duke ja shpjeguar çfarç fiton fëmija, nëse e heq gishtin apo mashtruesen.
- Prezantimi i lënies së vesit si një promovim dhe një arritje. Projektojeni fëmijën në të ardhmen.
- Zëvendësimi me një kënaqësi tjetër, si leximi i ndonjë historie apo të lutjes me të.
Duhet të jeni vigjilent sepse fëmija mund ta vazhdojë këtë zakon në momentin qe nuk e sheh njeri, sikur gjatë shikimit të televizorit.
Inkurajimi i kësaj arritjeje
Në fund duhet t’i lini kohë fëmijës tuaj për ta kaluar këtë etape, e cila duhet të ndahet në disa faza si lënia njëherë gjatë ditës më vonë edhe gjatë natës.
Një premtim i fëmijës ndaj stomatologut mund të jetë shumë efikas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Thithja e gishtit... A duhet të ndërhyjmë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ata duhet të skuqen!
» Duhet vetëm të qeshni!
» Benitez duhet të largohet
» Capussela: ICO nuk i duhet më Kosovës
» KFOR-i nuk duhet të reduktohet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Familja dhe fëmijët-
Kërce tek: