Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 DARDANIA-KOSOVA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

DARDANIA-KOSOVA Empty
MesazhTitulli: DARDANIA-KOSOVA   DARDANIA-KOSOVA I_icon_minitimeTue May 11, 2010 8:15 pm

Kosova (historikisht: Dardania,zyrtarisht Republika e Kosovës,Republika Kosovo; anglisht: Republic of Kosovo), është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 2 milion banorësh,[1] prej të cilëve afro 600 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme të vendit. Shumica dërmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.[4]
Me shpalljen e pavarësisë më 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Ka prodhuar stabilitet vendor dhe rajonal,[5] si dhe synon anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.[6][7] Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë.[8] Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e vendor në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.[9] Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.[10] Remitancat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllë e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.[11]
Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,[12][13] Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Më 1990, Kosova u shpall republikë dhe më 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte shtetësinë e vet në rrethanat e okupimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore të NATO-s në pranverë 1999 i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri më 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 62 vende në mbarë botën,[14][15] por vazhdon kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi mbarë truallin kosovar.DARDANIA-KOSOVA KOSOVO-W1


Shpallja e republikës dhe qëndresa paqësore
Në kushtet e okupimit serb, më 2 korrik 1990, deputetët e Kuvendit të KSA të Kosovës, të ndaluar të hyjnë në godinën zyrtare, nxorën para dyerve të saj Deklaratën e Pavarësisë, duke e shpallur Kosovën republikë anëtare të federatës jugosllave. Më 7 shtator të po këtij viti, u miratua në Kaçanik Kushtetuta e Republikës, e para kushtetutë demokratike e shtetit kosovar. Në pamundësi për të ushtruar pushtet efektiv dhe e përndjekur nga forcat okupatore serbe, qeveria e Kosovës u tërhoq në ekzil në Gjermani. Rol kyç në ngjarjet vijuese luajti Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 1987 nën udhëheqjen e Jusuf Buxhovit dhe e kryesuar më pas nga Dr. Ibrahim Rugova. Më tetor 1991, u zhvillua referendumi mbarëpopullor që zyrtarisht e shpalli Kosovën të pavarur e sovrane, ndërsa Ibrahim Rugova u zgjodh njëzëri Kryetar i Republikës në zgjedhjet e vitit pasues dhe organizoi rezistencën paqësore kundër pushtimi serb.[43] Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua edhe fushata për pajtimin e gjaqeve nën kryesimin e veprimtarit Anton Çetta.
Gjendja e popullsisë shqiptare në Kosovë gjatë viteve ’90-të mbeti jashtëzakonisht e vështirë. Gati të gjithë të punësuarit në sektorin publik u dëbuan, u mbyll universiteti dhe shkollat e mesme në gjuhën shqipe, shtypi dhe radiotelevizioni. Për t’u përballur me këtë sfidë, shqiptarët lëshuan shtëpitë e tyre për të zhvilluar arsimin dhe ndihmuan në hapjen e klinikave mjekësore. Ndërkohë, u burgosën, u keqtrajtuan e u vranë me mijëra shqiptarë, ndërsa me qindra e mijëra u detyruan ta lëshojnë vendin dhe të kërkojnë azil në Evropën Perëndimore. Protestat studentore, ndonëse ishin ndërprerë në fillim të ’90-ave, u rinisën më 1 tetor 1997 të organizuara nga Albin Kurti e Bujar Dugolli dhe vazhduan edhe gjatë vitit 1998, ndërsa policia serbe brutalisht iu kundërpërgjigj kërkesave të shqiptarëve për liri.
DARDANIA-KOSOVA 150px-Presidenti_i_kosoves



Lufta Çlirimtare dhe ndërhyrja veriatlantike



Gjatë viteve ‘90, shoqëritë shqiptare në mërgim u angazhuan për ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarët e së cilës u trajnuan në Shqipëri dhe u deplikuan më pas në territorin kosovar. Dëshmorët e parë të Luftës Çlirimtare, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishin ndër drejtuesit e sulmeve të para guerile, pas së cilave UÇK-ja u shfaq botërisht më 28 nëntor 1997.[46] Duke përdorur si pretekst ndjekjen e UÇK-së, Serbia intensifikoi terrorin e vet mbi popullsinë shqiptare dhe kreu një numër të madh masakrash mbi civilë në Drenicë më 28 shkurt 1998. Pas dy dështimeve të mëparshme, në mars 1998, forcat serbe rrethuan rezidencën në Prekaz të kryekomandantit shqiptar Adem Jashari, i cili u flijua me armë në dorë bashkë me të vëllanë Hamzën dhe mbi 50 anëtarë të familjes.


Popullsia civile shqiptare e dëbuar nga shtëpitë e tyre
Luftimet u ashpërsuan gjatë pranverës 1998 me mësymjen e Dukagjinit dhe gjatë verës me ofensivën serbe dhe masakrat në Rahovec. Më 15 janar 1999, Masakra e Reçakut, e dëshmuar nga misioni vëzhgues i OSBE-së nën udhëheqjen e ambasadorit William Walker, fitoi simpatinë ndërkombëtare për popullin e Kosovës. Në shkurt 1999 në Rambouillet të Francës, u organizuan bisedime shqiptaro-serbe për t’i dhënë fund luftës. Pala shqiptare nënshkroi marrëveshjen e propozuar nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar, kurse serbët refuzuan të nënshkruanin. Në vështrim afatshkurtër, serbët fituan mundësi të shkallëzonin gjenocidin mbi shqiptarët dhe të zbatonin planet e tyre për spastrim etnik. Shqiptarët, ndërkaq, mbetën të ndarë në dy qeveri dhe dy krahë politikë—atë të luftës dhe UÇK-së dhe atë të rezistencës paqësore të Dr. Rugovës.
Zhvendosja e popullsisë e shkaktuar nga luftimet shënoi kulmin gjatë muajit mars, kur forcat serbe filluan dëbimin me dhunë të shqiptarëve. Gati 1 milion banorë apo gjysma e popullsisë së Kosovës u çatdhesuan; 650,000 gjetën strehë në Shqipëri, me qindra mijëra u hodhën në vagonë mallrash ose u ndrydhën në automjete private gjatë udhëtimit njëjavor në drejtim të Maqedonisë. Me përjashtim të disa viseve urbane, popullsia e mbetur brenda territorit të Kosovës ishte në zhvendosje të pandërprerë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm për shfarosje. Në përfundim të luftës, Kosova numëroi gati 15.000 të vrarë, 5.000 të zhdukur, 20.000 vajza e gra të dhunuara dhe dëme të rënda materiale.[47]
Të përballur me dështimin e negociatave për paqe dhe bllokimin e veprimeve multilaterale përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shtetet e Bashkuara ndërmorën fushatën për bombardimin e Jugosllavisë në bashkëpunim me Aleancën Veriatlantike, NATO-n. Të shtyrë nga qëllime humanitare, aleatët e NATO-s filluan më 24 mars 1999 sulmet ajrore ndaj caqeve ushtarake jugosllave për 73 ditë me radhë. Gjatë kësaj kohe, UÇK-ja vazhdoi konfrontimet ushtarake me trupat serbe, theu kufirin Shqipëri-Kosovë dhe mori nën kontroll pika strategjike.
DARDANIA-KOSOVA Prekazi







http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/b/b4/Lufta.jpg


DARDANIA-KOSOVA 600px-Municipalities_of_Kosovo.svg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
DARDANIA-KOSOVA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova në “rikuerc”
» Kosova e Re nis më 2013
» Dy fitues nga Kosova
» Kosova kryeson CEFTA-n
» Fitou: Kosova nuk do të ndahet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: