Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Australia, "made in China"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:40 pm

Pallati i Komunës së Melburnit i ngjan një
kështjelle elegante, tipike për fshatrat anglezë, me tavanet e larta,
veshjen në dru dhe qilimat e butë. Por sapo John So ulet mbi divanin e
madh me lëkurë të gjelbër, kuptohet që në vitet e fundit Australia ka
ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i industrializuar. Elegant, me
kopsat e arta te mëngët e këmishës, kryetari i parë i bashkisë me
origjinë kineze të Melburnit, qyteti më i madh i vendit pas Sidneit,
është shumë larg nga paraardhësit e tij me origjinë evropiane,
fotografitë e të cilëve janë në muret e zyrës. I ardhur nga Hong-Kongu
në fund të viteve gjashtëdhjetë, sot John So, 60 vjeç, është simboli i
kalimit të ishullit më të madh të botës nga sfera e influencës evropiane
në universin kinez. Një kthesë e vërtetë në historinë e këtij vendi të
Komunuelthit, ku mbretëresha e Anglisë është akoma kryetare e shtetit.
Por ai e minimizon: "Melburni ka qenë gjithmonë një qytet emigracioni.
Këtu fliten mbi dyqind gjuhë". Këtë vit, Kina është bërë partnerja e
parë tregtare e Australisë, duke kaluar Japoninë dhe Shtetet e
Bashkuara. Shkëmbimet mes dy vendeve arrijnë tashmë në 35 miliardë euro
dhe regjistrojnë një rritje të paparë, me rreth 20% në vit. "Pak vende
kanë një tepricë tregtare me Kinën", këmbëngul Barry Jones, president i
"InvestAustralia", agjencia e promovimit ekonomik të qeverisë. Në
2007-ën, ky raport i privilegjuar është kurorëzuar nga pjesëmarrja, për
herë të parë, e kombëtares australiane të futbollit në Kupën e Azisë.
Një përvojë e pafat, sepse kundër çdo parashikimi, skuadra është
eliminuar në çerekfinale nga Japonia. Në fillim të shtatorit është
mbajtur po ashtu në Sidnei mbledhja e parë e lartë e vendeve aziatike
anëtare të organizatës për bashkëpunimin ekonomik Azi Paqësor (Apec).
Dhe, në qoftë se Kevin Rud, kryetar i Partisë Laburiste australiane, do
të fitojë, siç është parashikuar zgjedhjet e ardhshme politike, do të
jetë kryetari i parë i qeverisë së një vendi perëndimor, që të flasë me
korrektësi gjuhën kineze: e ka mësuar në universitet dhe e ka
perfeksionuar kur punonte si diplomat në Pekin, në vitet tetëdhjetë.
Para se të fillonte karrierën politike, Rud ka qenë edhe ekspert për
Kinën i "Kpmg", një kompani ndërkombëtare e konsulencës financiare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:41 pm

Drejt lindjes

Në qoftë se e vëzhgojmë me vëmendje hartën e planetit, afërsia e
Australisë me Azinë është e dukshme. Në fund të fundit, qytetit i
Perthit, në Australinë Perëndimore, është më afër Singaporit, sesa
Sidneit. Megjithatë, "deri në fundin e viteve shtatëdhjetë, Kanbera ka
pasur një politikë emigracioni të rezervuar ekskluzivisht për
evropianët", kujton Ros Garnaut, një prej ekonomistëve më të mirë të
vendit dhe ish-ambasadori australian në Kinë. "Në hapësirën e një
gjenerate, Australia ka kaluar nga stadi i një vendi monokulturor në atë
të njërit prej kombeve më të diversifikuara të botës. Është një
ndryshim i madh". E frikësuar në të shkuarën nga "rreziku i verdhë",
Australia i është përshtatur me shpejtësi të madhe ngjitjes së Kinës.
"Qendra e gravitetit ekonomik dhe kulturor të vendit tonë është
orientuar gjithnjë e më shumë drejt Azisë, dhe në veçanti drejt
Pekinit", vëren John Button, ish-ministër laburist i Industrisë. Sidnei
është binjakëzuar me Kantonin, që prej 1987-ës dhe Melburni me portin e
madh të Tainjinit, afër Pekinit, që prej 1980-ës. Melburni ka gjithashtu
një përfaqësi të përhershme në kryeqytetin kinez. Me një komunitet
kinez prej rreth 700 mijë personash, në një popullsi prej 20 milionë
banorësh, gjuha kineze (mandarine dhe kantoneze) është gjuha e dytë e
folur në Australi. Në vend botohen edhe pesë të përditshme në gjuhën
kineze. Është e vështirë t‘i besosh John Piggott-it kur tregon që në
"fund të viteve gjashtëdhjetë në Sidnei ishte e vështirë të takoje një
kinez". Sot, vazhdon ky profesor universiteti, "ndodh shpesh që të
gjithë nxënësit e një klase të jenë me origjinë aziatike. Vetëm kur i
dëgjoj të flasin me një theks australian arrij ta kuptoj që kanë lindur
këtu".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:41 pm

Të shpëtuar nga Pekini

Mjafton të dalësh xhiro në qytetet kryesore të vendit për të kuptuar
peshën e kësaj prezence. Në autobusët e Sidneit apo në tramvajet e
Melburnit, askush nuk çuditet më kur dëgjon të flitet kinezçe. Qendra e
Sidneit është një lloj enklave e Kinës. Tabelat e dyqaneve janë të
shkruara në gjuhën angleze dhe atë kineze dhe tregtarët shesin si
produkte tradicionale kineze, ashtu dhe kangurë pelushi. Në katin e
tretë të qendrës "Sussex" shihet vetëm një fytyrë evropiane. Në këtë
treg gjigand ushqimi të Sidneit, gjithnjë plot e për plot, janë të
përfaqësuara të gjitha kuzhinat aziatike, nga indoneziania te mongolja.

Përtej kësaj prezence kulturore, elementi më domethënës është pesha në
rritje e Kinës në ekonominë australiane. "Australia, që eksporton dy të
tretat e produkteve të saj në Azi, nuk është goditur nga kriza aziatike e
1997-ës, vetëm sepse ekonomia e saj është mbështetur nga kërkesa
kineze", nënvizon Bob Edgar, një drejtues i "Anz", njëra prej bankave
kryesore australiane, që, prej 2006-ës ka pjesëmarrje në dy institucione
financiare kineze. Dhe ndodh edhe prej këtyre raporteve tregtare që
prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh vendi regjistron një rritje mesatare më
shumë se 3.5% në vit, në sajë të së cilës arkat e shtetit janë plot,
borxhi publik është rrafshuar dhe papunësia është në nivelin më të ulët
të 33 viteve të fundit (4.2% e popullsisë aktive për punë). Asnjë vend i
industrializuar s‘ia ka arritur të jetë më mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:41 pm

"Bumi kinez ka filluar të favorizojë Australinë nga
fillimi i viteve nëntëdhjetë, me blerjen e prodhimeve bujqësore",
kujton Bob Edgar, "në veçanti të drithërave". Por ka vetëm qysh prej
2001-it që shkëmbimet me Kinën kanë marrë një dimension të ri, të
stimuluar mbi të gjitha nga pangopësia e Kinës për lëndët e para me të
cilat Australia është shumë e pasur: karbon, nikel, bakër, zink. Të
gjitha këto rezerva të domosdoshme për industrializimin dhe modernizimin
e shpejtë të vendit më të populluar të botës.

Sot raportet tregtare mes Kinës dhe Australisë kanë arritur një nivel të
ri. Firmat kineze nuk mjaftohen me blerjen e lëndëve të para, por
investojnë edhe në nivel lokal, duke konkluduar kontrata faraonike për
shfrytëzimin e shtresave minerare mbi të gjitha në Perëndim dhe Veri të
Australisë, ku janë të përqendruara rezerva të mëdha minerale: uranium,
gaz dhe naftë. Prej kohësh, të konsideruara si pjesa e varfër e vendit,
këto territore janë shndërruar në magnet të fuqisë punëtore, deri në atë
pikë sa gazetat kanë shpikur shprehjen "thatësi mashkullore", për të
treguar situatën demografike të rajoneve të tjera për shkak të kësaj
ikjeje drejt Perëndimit. Dhe në një qytet si Perthi, deri tani të njohur
për qetësinë e tij, çmimet e tregut të pronave të patundshme kanë
shkuar në qiell. Ndërsa në Sidnei -ku nga ana tjetër jeton trefishi i
popullsisë me 4.2 milionë banorë - pothuaj nuk ndërtohen më shtëpi.
Presioni kinez për të shfrytëzuar pasuritë natyrore australiane është
kaq i fortë sa është e pamundur për ta kënaqur. "Grupet minerare bëjnë
letra false për të gjetur inxhinierë, elektricistë ose saldatorë", thotë
i shqetësuar Martin Mitchell, zëvendës president i Këshillit të
Biznesit Australi-Kinë. Rrjetet hekurudhore janë shumë të ngarkuara. Nuk
ka rrugë të mjaftueshme komunikimi për të mbartur prodhimet. Dhe portet
janë të ngopura. Anijet duhet të presin një muaj afër Njukasllit, porti
i parë qymyrmbajtës në botë, për të ngarkuar stivat dhe
////////////////nga një në dy javë, në katër terminalet për eksportimin e
hekurit në bregun perëndimor australian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:41 pm

Australianët e dinë shumë mirë se për të
përfituar nga kërkesa kineze nuk mund të mbështeten vetëm mbi faktorin
lucky country (vend me fat), domethënë te fati që kanë një nëntokë të
bekuar. Etapa që vjen, si rrjedhim, duhet të jetë përgatitja dhe ofrimi i
shërbimeve dhe punës intelektuale që do të jenë gjithnjë e më shumë të
kërkuara, hap pas hapi, ndërsa Kina do të modernizohet dhe do ta hapë
ekonominë e saj. Edhe ai bankave dhe i sigurimeve janë sektorë në të
cilët firmat australiane po fillojnë të bien në sy. Në sajë të suksesit
të Olimpiadës të Sidneit të vitit 2000, studiot e mëdha të arkitekturës
australiane janë të angazhuara për përgatitjen e lojërave të Pekinit në
2008-ën . Studioja //////////////////////////Ptë bile ka fituar
sipërmarrjen për ndërtimin e fshatit olimpik të Pekinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:42 pm

Akoma më spektakolar është avantazhi i grumbulluar
nga universitetet dhe shkollat tregtare australiane mbi institucionet e
tjera perëndimore. Që prej rreth 20 vjetësh, në fakt, këto shkolla
presin studentë kinezë, që duan të marrin një formim të nivelit të lartë
dhe të perfeksionojnë anglishten e tyre. Sot, studentët e gjuhës kineze
në Australi janë 90 mijë, që do të thotë katër herë më shumë se në
Francë. Dhe në Kinë ka shkolla australiane të frekuentuara nga pothuaj
30 mijë studentë. Ky ndryshim kulturor nuk do të ishte kaq i shpejtë dhe
radikal, nëse nuk do të ishte mbështetur nga të gjitha qeveritë
australiane-laburiste dhe konservatore, që janë angazhuar për të
favorizuar globalizimin me masa të ndryshme: shfuqizimi i tarifave
doganore, lëkundje të lira të dollarit australian në tregun e kambizmit,
liberalizimi i tërë sektorëve të ekonomisë dhe reduktimi i
subvencioneve të prodhimit (tashmë inekzistente në bujqësi). "Tridhjetë
vjet para", vëren Ross Garnaut, "ekonomia australiane ishte më
proteksionistja në botë pas asaj të Zelandës së Re. Sot, përkundrazi,
Australia dhe fqinja e saj zotërojnë bujqësinë më të hapur ndaj
konkurrencës botërore".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:42 pm

Një mundësi e mirë

Familjet australiane nuk mund të ankohen. Importi masiv i prodhimeve
kineze me çmime të pakonkurrueshme, i inkurajuar nga shfuqizimi i
pengesave doganore, ka fryrë konsumin dhe kontribuon në mbajtjen në
kontroll të inflacionit, pavarësisht rritjes së fortë. "Australia ka
pasur shumë avantazhe nga globalizimi", vëren John Button, që ka qenë
njëri prej autorëve kryesorë të kësaj reforme ekonomike. "Ekziston një
konsensus i heshtur për hapjen e ekonomisë sonë ndaj Kinës dhe botës,
sepse qytetarët e kuptojnë se fuqia e tyre blerëse, e rritur si pasojë e
mallrave të lira kineze, nuk ka qenë kurrë kaq e lartë".

Australia nuk është sigurisht i vetmi komb i industrializuar që duhet të
adaptohet me rritjen e Kinës. Por është i vetmi që e konsideron këtë
një mundësi të jashtëzakonshme, ndërsa evropianët dhe amerikanët e
shohin si kërcënim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:43 pm

Të vetmet që ankohen janë sindikatat që kritikojnë
ndikimin e kësaj konkurrence të egër mbi industrinë australiane.
"Askush nuk kërkon një kthim në proteksionizëm", këmbëngul Nixon Apple,
këshilltar i "Actu", konfederata kryesore e sindikatave të vendit. "Por
në qoftë se duam të përfitojmë plotësisht nga rritja kineze, duhet të
përqendrohemi jo vetëm te shërbimet, por edhe mbi një industri
teknologjikisht në pararojë. Dhe për ta bërë, shteti duhet të investojë
në arsim, edukim dhe infrastrukturë". Paradoksalisht, pikërisht në
momentin që arkat e shtetit janë me shëndet të mirë, në sajë të fitimeve
të krijuara nga bumi minerar, shpenzimet publike në këta sektorë nuk
kanë qenë kurrë më të ulëta. "Politika jonë është vetëvrasëse",
këmbëngul sindikalisti. Kritika e sindikatës është me bazë, por nuk
duket se mbështetet shumë në një vend që është i magjepsur prej Kinës.
Deri në atë pikë sa "Demonët", skuadra e futbollit australian (diçka
ndërmjet futbollit dhe regbisë) e Melburnit, ka pasur një ide të
pazakontë: duan të çojnë me shpenzimet e tyre një delegacion të
kompanive lokale në Kinë, për të gjetur sponsorë lokalë.

Kryebashkiaku

John So është kryetari i parë i bashkisë me origjinë kineze të
Melburnit, qyteti më i madh i vendit pas Sidneit. Është shumë larg nga
paraardhësit e tij me origjinë evropiane, fotografitë e të cilëve i mban
në muret e zyrës. I ardhur nga Hong-Kongu në fund të viteve
gjashtëdhjetë, sot 60-vjeçari është simboli i kalimit të ishullit më të
madh të botës nga sfera e influencës evropiane drejt universit kinez
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Australia, "made in China" Empty
MesazhTitulli: Re: Australia, "made in China"   Australia, "made in China" I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Australia, "made in China"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Australia, "made in China"
» Australia
» Australia
» Gana ndalohet nga Australia
» Australia shokon Gjermaninë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: