| Mjeksia-Grup
| Australia, "made in China" | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:00 pm | |
| Pallati i Komunës së Melburnit i ngjan një kështjelle elegante, tipike për fshatrat anglezë, me tavanet e larta, veshjen në dru dhe qilimat e butë. Por sapo John So ulet mbi divanin e madh me lëkurë të gjelbër, kuptohet që në vitet e fundit Australia ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i industrializuar. Elegant, me kopsat e arta te mëngët e këmishës, kryetari i parë i bashkisë me origjinë kineze të Melburnit, qyteti më i madh i vendit pas Sidneit, është shumë larg nga paraardhësit e tij me origjinë evropiane, fotografitë e të cilëve janë në muret e zyrës. I ardhur nga Hong-Kongu në fund të viteve gjashtëdhjetë, sot John So, 60 vjeç, është simboli i kalimit të ishullit më të madh të botës nga sfera e influencës evropiane në universin kinez. Një kthesë e vërtetë në historinë e këtij vendi të Komunuelthit, ku mbretëresha e Anglisë është akoma kryetare e shtetit. Por ai e minimizon: "Melburni ka qenë gjithmonë një qytet emigracioni. Këtu fliten mbi dyqind gjuhë". Këtë vit, Kina është bërë partnerja e parë tregtare e Australisë, duke kaluar Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara. Shkëmbimet mes dy vendeve arrijnë tashmë në 35 miliardë euro dhe regjistrojnë një rritje të paparë, me rreth 20% në vit. "Pak vende kanë një tepricë tregtare me Kinën", këmbëngul Barry Jones, president i "InvestAustralia", agjencia e promovimit ekonomik të qeverisë. Në 2007-ën, ky raport i privilegjuar është kurorëzuar nga pjesëmarrja, për herë të parë, e kombëtares australiane të futbollit në Kupën e Azisë. Një përvojë e pafat, sepse kundër çdo parashikimi, skuadra është eliminuar në çerekfinale nga Japonia. Në fillim të shtatorit është mbajtur po ashtu në Sidnei mbledhja e parë e lartë e vendeve aziatike anëtare të organizatës për bashkëpunimin ekonomik Azi Paqësor (Apec). Dhe, në qoftë se Kevin Rud, kryetar i Partisë Laburiste australiane, do të fitojë, siç është parashikuar zgjedhjet e ardhshme politike, do të jetë kryetari i parë i qeverisë së një vendi perëndimor, që të flasë me korrektësi gjuhën kineze: e ka mësuar në universitet dhe e ka perfeksionuar kur punonte si diplomat në Pekin, në vitet tetëdhjetë. Para se të fillonte karrierën politike, Rud ka qenë edhe ekspert për Kinën i "Kpmg", një kompani ndërkombëtare e konsulencës financiare. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:01 pm | |
| Drejt lindjes
Në qoftë se e vëzhgojmë me vëmendje hartën e planetit, afërsia e Australisë me Azinë është e dukshme. Në fund të fundit, qytetit i Perthit, në Australinë Perëndimore, është më afër Singaporit, sesa Sidneit. Megjithatë, "deri në fundin e viteve shtatëdhjetë, Kanbera ka pasur një politikë emigracioni të rezervuar ekskluzivisht për evropianët", kujton Ros Garnaut, një prej ekonomistëve më të mirë të vendit dhe ish-ambasadori australian në Kinë. "Në hapësirën e një gjenerate, Australia ka kaluar nga stadi i një vendi monokulturor në atë të njërit prej kombeve më të diversifikuara të botës. Është një ndryshim i madh". E frikësuar në të shkuarën nga "rreziku i verdhë", Australia i është përshtatur me shpejtësi të madhe ngjitjes së Kinës. "Qendra e gravitetit ekonomik dhe kulturor të vendit tonë është orientuar gjithnjë e më shumë drejt Azisë, dhe në veçanti drejt Pekinit", vëren John Button, ish-ministër laburist i Industrisë. Sidnei është binjakëzuar me Kantonin, që prej 1987-ës dhe Melburni me portin e madh të Tainjinit, afër Pekinit, që prej 1980-ës. Melburni ka gjithashtu një përfaqësi të përhershme në kryeqytetin kinez. Me një komunitet kinez prej rreth 700 mijë personash, në një popullsi prej 20 milionë banorësh, gjuha kineze (mandarine dhe kantoneze) është gjuha e dytë e folur në Australi. Në vend botohen edhe pesë të përditshme në gjuhën kineze. Është e vështirë t‘i besosh John Piggott-it kur tregon që në "fund të viteve gjashtëdhjetë në Sidnei ishte e vështirë të takoje një kinez". Sot, vazhdon ky profesor universiteti, "ndodh shpesh që të gjithë nxënësit e një klase të jenë me origjinë aziatike. Vetëm kur i dëgjoj të flasin me një theks australian arrij ta kuptoj që kanë lindur këtu". | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:01 pm | |
| Të shpëtuar nga Pekini
Mjafton të dalësh xhiro në qytetet kryesore të vendit për të kuptuar peshën e kësaj prezence. Në autobusët e Sidneit apo në tramvajet e Melburnit, askush nuk çuditet më kur dëgjon të flitet kinezçe. Qendra e Sidneit është një lloj enklave e Kinës. Tabelat e dyqaneve janë të shkruara në gjuhën angleze dhe atë kineze dhe tregtarët shesin si produkte tradicionale kineze, ashtu dhe kangurë pelushi. Në katin e tretë të qendrës "Sussex" shihet vetëm një fytyrë evropiane. Në këtë treg gjigand ushqimi të Sidneit, gjithnjë plot e për plot, janë të përfaqësuara të gjitha kuzhinat aziatike, nga indoneziania te mongolja.
Përtej kësaj prezence kulturore, elementi më domethënës është pesha në rritje e Kinës në ekonominë australiane. "Australia, që eksporton dy të tretat e produkteve të saj në Azi, nuk është goditur nga kriza aziatike e 1997-ës, vetëm sepse ekonomia e saj është mbështetur nga kërkesa kineze", nënvizon Bob Edgar, një drejtues i "Anz", njëra prej bankave kryesore australiane, që, prej 2006-ës ka pjesëmarrje në dy institucione financiare kineze. Dhe ndodh edhe prej këtyre raporteve tregtare që prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh vendi regjistron një rritje mesatare më shumë se 3.5% në vit, në sajë të së cilës arkat e shtetit janë plot, borxhi publik është rrafshuar dhe papunësia është në nivelin më të ulët të 33 viteve të fundit (4.2% e popullsisë aktive për punë). Asnjë vend i industrializuar s‘ia ka arritur të jetë më mirë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:01 pm | |
| "Bumi kinez ka filluar të favorizojë Australinë nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, me blerjen e prodhimeve bujqësore", kujton Bob Edgar, "në veçanti të drithërave". Por ka vetëm qysh prej 2001-it që shkëmbimet me Kinën kanë marrë një dimension të ri, të stimuluar mbi të gjitha nga pangopësia e Kinës për lëndët e para me të cilat Australia është shumë e pasur: karbon, nikel, bakër, zink. Të gjitha këto rezerva të domosdoshme për industrializimin dhe modernizimin e shpejtë të vendit më të populluar të botës.
Sot raportet tregtare mes Kinës dhe Australisë kanë arritur një nivel të ri. Firmat kineze nuk mjaftohen me blerjen e lëndëve të para, por investojnë edhe në nivel lokal, duke konkluduar kontrata faraonike për shfrytëzimin e shtresave minerare mbi të gjitha në Perëndim dhe Veri të Australisë, ku janë të përqendruara rezerva të mëdha minerale: uranium, gaz dhe naftë. Prej kohësh, të konsideruara si pjesa e varfër e vendit, këto territore janë shndërruar në magnet të fuqisë punëtore, deri në atë pikë sa gazetat kanë shpikur shprehjen "thatësi mashkullore", për të treguar situatën demografike të rajoneve të tjera për shkak të kësaj ikjeje drejt Perëndimit. Dhe në një qytet si Perthi, deri tani të njohur për qetësinë e tij, çmimet e tregut të pronave të patundshme kanë shkuar në qiell. Ndërsa në Sidnei -ku nga ana tjetër jeton trefishi i popullsisë me 4.2 milionë banorë - pothuaj nuk ndërtohen më shtëpi. Presioni kinez për të shfrytëzuar pasuritë natyrore australiane është kaq i fortë sa është e pamundur për ta kënaqur. "Grupet minerare bëjnë letra false për të gjetur inxhinierë, elektricistë ose saldatorë", thotë i shqetësuar Martin Mitchell, zëvendës president i Këshillit të Biznesit Australi-Kinë. Rrjetet hekurudhore janë shumë të ngarkuara. Nuk ka rrugë të mjaftueshme komunikimi për të mbartur prodhimet. Dhe portet janë të ngopura. Anijet duhet të presin një muaj afër Njukasllit, porti i parë qymyrmbajtës në botë, për të ngarkuar stivat dhe ////////////////nga një në dy javë, në katër terminalet për eksportimin e hekurit në bregun perëndimor australian. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:01 pm | |
| Australianët e dinë shumë mirë se për të përfituar nga kërkesa kineze nuk mund të mbështeten vetëm mbi faktorin lucky country (vend me fat), domethënë te fati që kanë një nëntokë të bekuar. Etapa që vjen, si rrjedhim, duhet të jetë përgatitja dhe ofrimi i shërbimeve dhe punës intelektuale që do të jenë gjithnjë e më shumë të kërkuara, hap pas hapi, ndërsa Kina do të modernizohet dhe do ta hapë ekonominë e saj. Edhe ai bankave dhe i sigurimeve janë sektorë në të cilët firmat australiane po fillojnë të bien në sy. Në sajë të suksesit të Olimpiadës të Sidneit të vitit 2000, studiot e mëdha të arkitekturës australiane janë të angazhuara për përgatitjen e lojërave të Pekinit në 2008-ën . Studioja //////////////////////////Ptë bile ka fituar sipërmarrjen për ndërtimin e fshatit olimpik të Pekinit. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:02 pm | |
| Akoma më spektakolar është avantazhi i grumbulluar nga universitetet dhe shkollat tregtare australiane mbi institucionet e tjera perëndimore. Që prej rreth 20 vjetësh, në fakt, këto shkolla presin studentë kinezë, që duan të marrin një formim të nivelit të lartë dhe të perfeksionojnë anglishten e tyre. Sot, studentët e gjuhës kineze në Australi janë 90 mijë, që do të thotë katër herë më shumë se në Francë. Dhe në Kinë ka shkolla australiane të frekuentuara nga pothuaj 30 mijë studentë. Ky ndryshim kulturor nuk do të ishte kaq i shpejtë dhe radikal, nëse nuk do të ishte mbështetur nga të gjitha qeveritë australiane-laburiste dhe konservatore, që janë angazhuar për të favorizuar globalizimin me masa të ndryshme: shfuqizimi i tarifave doganore, lëkundje të lira të dollarit australian në tregun e kambizmit, liberalizimi i tërë sektorëve të ekonomisë dhe reduktimi i subvencioneve të prodhimit (tashmë inekzistente në bujqësi). "Tridhjetë vjet para", vëren Ross Garnaut, "ekonomia australiane ishte më proteksionistja në botë pas asaj të Zelandës së Re. Sot, përkundrazi, Australia dhe fqinja e saj zotërojnë bujqësinë më të hapur ndaj konkurrencës botërore". | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:02 pm | |
| Një mundësi e mirë
Familjet australiane nuk mund të ankohen. Importi masiv i prodhimeve kineze me çmime të pakonkurrueshme, i inkurajuar nga shfuqizimi i pengesave doganore, ka fryrë konsumin dhe kontribuon në mbajtjen në kontroll të inflacionit, pavarësisht rritjes së fortë. "Australia ka pasur shumë avantazhe nga globalizimi", vëren John Button, që ka qenë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj reforme ekonomike. "Ekziston një konsensus i heshtur për hapjen e ekonomisë sonë ndaj Kinës dhe botës, sepse qytetarët e kuptojnë se fuqia e tyre blerëse, e rritur si pasojë e mallrave të lira kineze, nuk ka qenë kurrë kaq e lartë".
Australia nuk është sigurisht i vetmi komb i industrializuar që duhet të adaptohet me rritjen e Kinës. Por është i vetmi që e konsideron këtë një mundësi të jashtëzakonshme, ndërsa evropianët dhe amerikanët e shohin si kërcënim. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Australia, "made in China" Fri Feb 18, 2011 5:02 pm | |
| Të vetmet që ankohen janë sindikatat që kritikojnë ndikimin e kësaj konkurrence të egër mbi industrinë australiane. "Askush nuk kërkon një kthim në proteksionizëm", këmbëngul Nixon Apple, këshilltar i "Actu", konfederata kryesore e sindikatave të vendit. "Por në qoftë se duam të përfitojmë plotësisht nga rritja kineze, duhet të përqendrohemi jo vetëm te shërbimet, por edhe mbi një industri teknologjikisht në pararojë. Dhe për ta bërë, shteti duhet të investojë në arsim, edukim dhe infrastrukturë". Paradoksalisht, pikërisht në momentin që arkat e shtetit janë me shëndet të mirë, në sajë të fitimeve të krijuara nga bumi minerar, shpenzimet publike në këta sektorë nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. "Politika jonë është vetëvrasëse", këmbëngul sindikalisti. Kritika e sindikatës është me bazë, por nuk duket se mbështetet shumë në një vend që është i magjepsur prej Kinës. Deri në atë pikë sa "Demonët", skuadra e futbollit australian (diçka ndërmjet futbollit dhe regbisë) e Melburnit, ka pasur një ide të pazakontë: duan të çojnë me shpenzimet e tyre një delegacion të kompanive lokale në Kinë, për të gjetur sponsorë lokalë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Australia, "made in China" | |
| |
| | | | Australia, "made in China" | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|