Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nigeria

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Nigeria Empty
MesazhTitulli: Nigeria   Nigeria I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:28 am

Nigeria F.0611011607364_m



Nigeria
Pritjet për një shpërthim të Nigerisë në Botërorin “Afrika e Jugut 2010” nuk janë aq të mëdha. Mirëpo, jo shumë kohë më parë “Super Shqiponjat” vlerësoheshin si shteti i parë afrikan që do të arrijë në një gjysmëfinale të një botërori. Në pesë ndeshjet e fundit në botërore, Nigeria ka marrë vetëm një pikë dhe madje nuk arriti të kualifikohej në Botërorin “Gjermania 2006”. Por, prapë shteti më i popullarizuar në kontinent pritet të jetë i rrezikshëm për skuadrat e forta, pasi në Botërorin 2010 nuk ka se çfarë të humbasë.
Në këtë mënyrë Nigeria ishte futur edhe në Botërorin 1994 në SHBA. Ata arritën që në ndeshjen e parë të shkatërrojnë gjysmëfinalistin e mëvonshëm Bullgarinë me rezultatin 3:0. Arritën deri në 1/8 e finales ku shumë ngusht u mposhtën nga finalisti i mëvonshëm i atij Botërori, Italia, me rezultat 2:1. Mirëpo, kjo ndodhi para se në mesin e futbollistëve të mëdhenj të botës të përmendeshin emrat e futbollistëve nigerian si Sunday Oliseh, Victor Ikpeba, Jay-Jay Okocha e Finidi George.

Nigeria nisi në mënyrë fenomenale edhe Botërorin 1998 në Francë. Befasuan Spanjën 3:2, mposhtën edhe Bullgarinë 1:0, duke kaluar kështu në raundin e dytë. Në 1/8 e finales pësuan një disfatë të rëndë nga Danimarka 4:1. Mjaft të vështirë Nigeria e pati edhe kualifikimin në Botërorin 2010. Mirëpo, pasi ky Botëror do të mbahet në kontinentin e Afrikës, çdo skuadër nga ky kontinent do të ketë motivim shtesë.



Rruga deri në Afrikë të Jugut
Një barazim befasues në ndeshjen e parë të raundit të fundit eliminator kundër Mozambikut, i shkaktoi mjaft telashe Nigerisë. Nigeria u detyrua të ndjek vazhdimisht Tunisinë nga fillimi. Ishte shumë afër që të mbetej pa Botëror, mirëpo në xhiron e fundit ndryshuan gjërat. Tunisia pësoi humbje nga Mozambiku me rezultatin 1:0, mdërsa Nigeria edhepse dy herë ishte në disavantazh arriti të mposht në fund Keninë me rezultatin 3:2. Sulmuesi i Wolfsburgut, Obafemi Martins ishte hero në atë ndeshje, duke shënuar dy gola me të cilët ia siguroi Nigerisë biletën për në “Afrikë të Jugut 2010”.

Nigeria Lojtaret-nigeria
Yjet e skuadrës
“Super Shqiponjat” kanë aftësinë për të shënuar shumë gola në “Afrikë të Jugut 2010”. Kanë një sulm mjaft të shpejt dhe dinamik të udhëhequr nga Martins, Yakubu Aiyegbeni, Peter Odemwinge si dhe të rinjtë Victor Obinna e Ikechukwu Uche. Aty do të jetë edhe ikona Nwankwo Kanu për të cilin do të jetë Botërori i fundit.
Po ashtu edhe mesfusha e mbrojtja e Nigerisë ka yje. Në mesfushë gjendet futbollisti i Chelseat, Jon Obie Mikel, derisa në mbrojtje është lojtari i Evertonit, Josepho Yobo, që njëherit është kapiten i skuadrës.


Nigeria Traineri-nigeria

Trajneri
Edhepse kualifikoi Nigerinë në Botërorin 2010, trajneri Shaibu Amodu, u shkarkua pasi që Nigeria përfundoi vetëm në vendin e tretë në Kupën e Shteteve Afrikane “Angola 2010”. Ai u zëvendësua nga suedezi Lars Lagerback në fund të muajit shkurt. Lagberback 61-vjeçar, ka qenë më shumë se një dekadë trajner i Suedisë. Një pjesë të kohës ai e udhëhoqi atë vend bashkë me Tommy Soderbergun. Këta të dy arritën të dërgojnë Suedinë në raundin e dytë të botëroreve “Korea e Jugut dhe Japonia 2002” dhe “Gjermania 2006”. Po ashtu, Suedia nën drejtimin e Lagerbackut arriti të kualifikohej tri herë rresht në kampionate evropiane.



Rekordi
- Fitorja 3:0 e Nigerisë ndaj Bullgarisë në “SHBA 1994” ishte ndeshje debutuese për Nigerinë në një botëror. Kjo fitore merr peshë edhe më të madhe duke e patur parasysh se Bullgaria në atë Botëror arriti deri në gjysmëfinale duke mposhtur përfaqësuese si Greqia, Argjentina, Meksika e Gjermania. “Afrika e Jugut 2010” është Botërori i katërt për Nigerinë.

- Që kur Clemens Ëesterhof ndërtoi skuadrën “Super Shqiponjat” në vitin 1994, Nigeria në shumicën e kohës është udhëhequr nga trajnerë të njohur evropianë si Jo Bonfrere, Philippe Troussier, Bora Milutinoviq e Berti Vogts.

- Nigeria ka bërë histori në turnetë tjerë. Ka fituar tri herë titullin e botës në grupmoshat U-17: 1985, 1993 dhe 2007 si dhe doli kampione në Lojërat Olimpike “Atlanta 1996”.



Deklarata
“Ne e dimë se do të kemi një punë të vështirë në Botëror. Në grup kemi një skuadër si Argjentina që ka lojtarë të mëdhenj si Lionel Messi. Është me rëndësi për ne që të vërtetojmë se mund të luajmë lojën tonë kundër skuadrave më të mira”, ka thënë sulmuesi nigerian Chinedu Obasi.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Nigeria
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nigeria afër njohjes së Kosovës
» Javën e ardhshme Nigeria e njeh Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: