Greqia
Pasi erdhi nga asgjëja drei te triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2004, Greqia po vazhdon të befasojë nën direktivat e trajnerit gjerman Otto Rehhagel, duke arritur kështu të kualifikohet vetëm për herë të dytë në një botëror.
Shkarkimi i Rehhagelit do të nxiste tensione të mëdha, pasi ai tashmë ka marrë statusin si “Mbreti Otto”. Këtë statusidhe nofkë e ka marrë që nga triumfi në Evropianin 2004 të mbajtur në Portugali. Dështimi që të kualifikohet në botërorin “Gjermania 2006” dhe eliminimi në fazën grupore të Evropianit 2008, ka rritur presionin te gjermani. Mirëpo, Federata e Futbollit të Greqisë ka mbajtur besimin në të dhe u shpërblye me edhe një kualifikim në Botëror.
Rruga deri në Afrikë ët Jugut
Greqia nisi eliminatoret e fundit në mënyrë impresionuese duke shënuar fitore bindëse kundër Luksemburgut, Letonisë e Moldavisë. Në tri ndeshje shënoi tetë gola dhe nuk pranoi asnjë.
Kampionët Evropianë të vitit 2004 pësuan humbjen e parë në eliminatore nga Zvicra në shtëpi me rezultatin 2:1. Më pas mori katër pikë në dy ndeshje kundër Izraelit, por pësuan sërish nga “helvetikët”, kësaj radhe me rezultatin 2:0.
Djelmoshat e Rehhagelit i lejuan Zvicrës të rrisë epërsinë pasi barazuan me Moldavinë (1:1), një rezultat që po ashtu e ktheu në luftë për kualifikim edhe Letoninë. Mirëpo me fitore kundër Letonisë 5:2 dhe kundër Luksemburgut 2:1, Greqia siguroi kalimin në barazh për Botërorin 2010. Biletën për kualifikim të drejtpërdrejt nga ai grup e mori Zvicra. Në barazh Greqia u ndesh me Ukrainën. Greqia nxorri vetëm barazim 0:0 në Athinë në ndeshjen e parë, mirëpo arriti që me golin e Dimitrios Salpingidis të fitoi me rezultat 1:0 në ndeshjen e kthimit në Donetzk dhe të sigurojë biletën për në Botërorin 2010.
Yjet e skuadrës
Nuk do të ketë mungesë përvoje te Greqia në “Afrikë të Jugut 2010”. Shefi mes lojtarëve me përvojë është qendërmbrojtësi Sotirios Kyrgiakos, që ka luajtur më shumë minuta në elimiantore se çdo anëtarë tjetër i skuadrës. Më shumë madje edhe se ish-mesfushori i Interit dhe Benficas, Giorgios Karagounis. Po ashtu, edhe sulmi nuk do të jetë keq. Aty do të jetë Theofanis Gekas, që ishte shënuesi më i mirë në Zonën eliminatore të Evropës me dhjetë gola.
Trajneri
“Afrika e Jugut 2010” do të jetë Botërori i parë për trajnerin Rehhagel. Atje ai pritet të jetë trajneri më i moshuar i një skuadre. Pas një karriere të bujshme në vendlindje, trajneri gjerman arriti famë botërore me Greqinë që kur e mori drejtimin e saj në vitin 2001.
Greqia para ardhjes së tij ishte kualifikuar vetëm në një Botëror dhe një Evropian. Mirëpo, vetëm për tri vite Rehhagel e udhëhoqi Greqinë drejt titullit të Evropës, para se të siguronte edhe kualifikimin në Evropianin 2008 dhe tash Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut.
Rekordet
- Greqia do të jetë e determinuar që të përmirësojë përformacën në Botërore. Në botërorin e vetëm që mori pjesë në “SHBA 1994”, Greqia pësoi tri disfata të thella, kundër Argjentinës (4:0), Bullgarisë (4:0) dhe Nigerisë (2:0).
- Ajo paraqitje në SHBA ishte paraqitja e parë dhe e vetme e Greqisë në botëror.
Deklarata
“Futbollistët janë shpërblyer për pasionin e tyre të madh dhe shpirtin e tyre luftarak. Ne kemi thënë se para se të arrishë sukses duhet të kesh Zotërat në anën tënde”, ka thënë trajneri i Greqisë, Otto Rehhagel.
(Marrë nga fifa.com)