Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sllovenia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Sllovenia Empty
MesazhTitulli: Sllovenia   Sllovenia I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:39 am

Sllovenia F.0611004925462_m

Shteti me vetëm dy milionë banorë, Sllovenia, ka arritur të kalojë mbi forcat e veta duke siguruar një vend në botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Kjo gjë bëhet edhe më e dukshme kur llogaritet fakti se Sllovenia gjatë eliminatoreve ka eliminuar përfaqësuese si Polonia e Çekia, ndërsa në barazh eliminoi Rusinë që ka popullatë prej 142 milionë banorësh. Kjo arritje është mrekulli për Slloveninë. Mirëpo, prapë Botërori 2010 është paraqitja e dytë në botërore për këtë vend të vogël. Sllovenia synon të befasojë edhe në Afrikë të Jugut.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Kur u hodh shorti për eliminatore për Botërorin 2010, ekspertët vlerësonin se nga Grupi 3 eliminator do të ecin tutje Çekia e Polonia, dy përfaqësuese këto që u kualifikuan me sukses në “Gjermania 2006” dhe Evropianin 2008. Mirëpo, favoritët që u vlerësuan nga ekspertët ranë në hije, ndërsa për pozitën e parë në grup luftuan Sllovakia e Sllovenia. Suksesi i Sllovenisë bazohej në mbrojtje të fortë. Mbrojtja ishte ndër më të “ashpërat” në eliminatore të Evropës.

Vetëm Holanda ishte me statistika më e fortë në mbrojtje, mirëpo “tulipanët” zhvilluan dy ndeshje më pak gjatë eliminatoreve. Sllovenia në përgjitësi pranoi vetëm katër gola në dhjetë ndeshje eliminatore. Sllovenia një xhiro pa përfunduar eliminatoret ishte favorite për të fituar grupin, mirëpo në fund pozita e parë i takoi Sllovakisë që në ndeshjen e fundit disi triumfoi si mysafire e Polonisë me rezultatin 1:0.

Përkundër paraqitjes impresionuese të Sllovenisë në grup, prapë në plejof favorite vlerësohej Rusia. Madje sulmuesi rus Alexander Kerzhakov e kishte quajtur Slloveninë “si short të favorshëm” për Rusinë. Mirëpo, rusët dolën gabim. Rusia ishte duke udhëhequr me 2:0 në Moskë, mirëpo Nejc Peqnik dy minuta pa përfunduar koha e rregullt shënoi një gol për sllovenët. Në ndeshjen e kthimit në Maribor, Sllovenisë së drejtuar nga Matjaz Kek iu desh vetëm një fitore me rezultatin 1:0. Pikërisht me këto shifra fitoi Sllovenia fal folit të shënuar nga Zlatko Dediq.
Me këtë Sllovenia bëri një prej befasive më të mëdha në eliminatore për botërore.Sllovenia Lojtari-slovenia

Yjet e skuadrës
Edhepse suksesi i Sllovenisë bazohet në punën kolektive dhe në shpirtin luftarak të skuadrës, trajnerit Kek, nuk i mungojnë talentët individual. Më i njohur nga ta është Milivoje Novakoviq (Koeln), që shënoi pesë gola gjatë eliminatoreve. Në Botërorin 2010 ai ishte në kulm të karrierës. Sulmuesi Novakoviq e kishte përshkruar veten si 1/3 e trupit të Sllovenisë. Dy të tretat tjera përbëhen nga portieri Samir Handanoviq dhe kapiteni Robert Koren.

Sllovenia Traineri-slovenia

Trajneri
Një lojtar i njohur për aftësitë e liderit më shumë se për talentin natyral. Matjaz Kek ishte 30-vjeçar në momentin kur luajti për herë të parë dhe të vetme për Slloveninë në vitin 1992. Ai në Maribor arriti suksesin më të madh duke fituar tre titujë si lojtar.

Më pas atij iu besua detyra e trajnerit. Pas gjashtë stinoreve të suksesshëm me Mariborin, KEK kaloi në Federatën e Futbollit të Slovenisë në vitin 2006. Në fillim ishte trajner i grupmoshave U-15 dhe U-16. Në janar të vitit 2007 ai u promovua si trajner i Pëfaqësueses “A” të Sllovenisë dhe që nga atëherë ka tejkaluar të gjitha synimet, duke e siguruar një biletë për Botërorin e futbollit 2010. “Sllovenia ka realizuar një ëndërr”, kishte thënë Kek me të mposhtur Rusinë në barazh.

Botërorët e kaluar
Duke e patur parasysh se Sllovenia fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1992, historia e futbollit të këtij vendi është më e shkurtër se e shumicës së vendeve pjesëmarrëse në “Afrikë të Jugut 2010”. Mirëpo, mund të jenë krenarë pasi gjenden për herë të dytë në një Botëror të futbollit. Herën e parë ishte kualifikuar në Botërorin 2002, atëbotë Sllovenia ishte e drejtuar nga Sreçko Katanec.

Mirëpo, debutimi në Botëror nuk i kishte shkuar në mënyrën më të mirë pasi ylli i skuadrës Zlatko Zahoviq u dërgua në shtëpi për shkak të një fjalosje me trajnerin Katanec. Sllovenia humbi të tri ndeshjet e fazës grupore të Botërorit 2002 të mbajtur në Kore të Jugut e Japoni.



Deklarata
“Për një vend të vogël si Sllovenia, është një arritje e madhe të kualifikohesh në Botëror. Para se të fillonin eliminatoret askush nuk vlerësonte se kjo skuadër e re mund të arrijë sukses. Mirëpo, tash lojtarët dhe gjithë shteti janë krenar për suksesin tonë. Ne duam të tregojmë se pavarësisht sa vend i vogël jemi, mund të matemi me më të mirët”, ka thënë sulmuesi slloven, Milivoje Novakoviq.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sllovenia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sllovenia kryeson grupin
» Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën
» Kuzhe: Sllovenia një ekip shumë i mirë
» Kuzhe: Sllovenia një ekip shumë i mirë
» Sllovenia përkrah Kosovën në aspektin ekonomik dhe politik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: