Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën  Empty
MesazhTitulli: Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën    Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën  I_icon_minitimeFri Sep 09, 2011 4:08 pm

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zbogar. Ministri slloven ka siguruar homologun Hoxhaj se Sllovenia do të bëj presionin e duhur në BE, në mënyrë që këtë vit Republika e Kosovës të marrë udhërrëfyesin dhe të nënshkruaj marrëveshje për tregti me BE-në.

Hoxhaj në këtë takim ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për aspiratën e Republikës së Kosovës që brenda këtij vitit të ketë marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian si dhe për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.

“Bashkimi Evropian është konceptuar mbi dy koncepte fondamentale, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave. Nëse brenda këtij viti nuk do të kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe qytetarët e Kosovës edhe më tutje mbesin të izoluar, ky do të ishte një mesazh shumë negativ”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë citohet të ketë thënë “Ne presim që qytetarët e Kosovës të marrin lajme të mira nga Brukseli. Besojmë se raporti i progresit do të jetë në këtë frymë”.

Të dy ministrat janë pajtuar se politikat e Bashkimit Evropian nuk duhet shndërrohen në politikë të 5 shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Këto shtete janë duke e paralizuar misionin e Bashkimit Evropian, janë duke paralizuar të ardhmen tonë evropiane”, është shprehur ministri Hoxhaj.

Megjithëkëtë, dy ministrat janë shprehur optimist se shumë shpejt Republika e Kosovës do të ketë marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Sipas tyre, dialogu teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të ndihmojë shumë në këtë drejtim.

Duke folur për gjendjen në veri, Hoxhaj ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për mirëqenien e serbëve të Kosovës, të cilët tash e 12 vjet janë peng të strukturave kriminale.

Dy ministrat janë pajtuar që Serbia duhet heq dorë nga mbështetja e strukturave paralele në Kosovë, të cilat janë duke prodhuar vetëm jo stabilitet. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sllovenia përkrah Kosovën në aspektin ekonomik dhe politik
» Tadici po e sakrifikon Kosovën
» BE-ja me standarde të dyfishta për Kosovën
» Andorra njeh Kosovën
» NDI do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: