Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Serbia Empty
MesazhTitulli: Serbia   Serbia I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 9:49 am

Serbia F.0611002945964_m

Serbia ndeshjen e parë ndërkombëtare si shtet i vetëm e kishe luajtur më 16 gusht të vitit 2006 kur e mposht Çekinë me rezultatin 3:1. Mirëpo, si ish-Jugosllavi dhe më pas si Serbi e Mali i Zi, morrën pjesë dhjetë herë në Botërore nga viti 1930 deri në vitin 2006. Po ashtu, përfunduan dy herë nënkampion të Evropës. Në Botërorin “Gjermania 2006” Serbia e Mali i Zi humbi të gjitha ndeshjet në fazën grupore. Derisa Jugosllavia dhe Serbia e Mali i Zi bartnin fanella të kaltra, Serbia tash bart fanella të kuqe dhe e ka marrë nofkën “Shqiponjat e Bardha”.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Kur u hedh shorti për grupet eliminatore në Zonën e Evropës, ekspertët kishin vlerësuar se Austria, Rumania e Serbia do të luftojnë për pozitën e dytë në grup, ndërsa pozita e parë është e rezervuar për Francën. Edhepse Franca e mposhti Serbinë në “Saint-Denis” me rezultatin 2:1 në xhiron e dytë, prapë djelmoshat e Radomir Antiqit fituan pesë ndeshjet e radhës duke marrë kryesimin në grup me katër pikë më shumë. Këtë epërsi e mbajtën me një barazim 1:1 me Francën në Beograd. Pas këtij barazimi, Serbisë iu desh edhe një pikë në dy ndeshjet e mbetura. Mirëpo, “Shqiponjat e Bardha” e fituan grupin në mënyrë impresive duke e mposhtur në Beograd Rumaninë me rezultatin 5:0 dhe duke e nxjerr biletën për në Botërorin 2010.Serbia Lojtart-serbia

Yjet e skuadrës
Serbia ka njërin prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë, Nemanja Vidiqin (Manchester United). Ai është zemra e skuadrës. I fortë në duele në ajër dhe në tokë, 28-vjeçari ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Premier Leagues për stinorin 2008/09. Në mesfushë e ka mesfushorin shumëfunksional Dejan Stankoviq (Inter). Ai luan për përfaqësuese që nga viti 1998 dhe tash është kapiten i përfaqësueses. Po ashtu, është lojtar kyç edhe ylli i CSKA Moskës, Millosh Krasiq. Për sulmin e përfaqësueses përkujdesen Marko Panteliq e Milan Jovanoviq si dhe sulmuesi shtatlartë, Nikola Zhigiq.

Serbia Traineri-serbia

Trajneri
Radomir Antiq pati një karrierë të bujshme si futbollist, përfshirë tetë vite me Partizanin dhe më pas bëri karrierë në Turqi, Spanjë e Angli. Mirëpo, ishte zeja e trajnerit ajo që e bëri Antiqin më të famshëm. Ai udhëhoqi skuadrat spanjolle Zaragoza, Real Madrid e Real Oviedo para se të merrte drejtimin e Atletico Madridit. Me Atleticon bëri mrekulli duke e udhëhequr qysh në stinorin e tij të parë (1995/96) drejt triumfit në Primera Division dhe në Kupën e Spanjës. Antiq, tre herë mori postin e trajnerit të Atleticos. Mirëpo, ai u largua nga futbolli për katër vite para se të merrte detyrën e trajnerit të Serbisë në vitin 2008.
Fal taktikës së tij dhe aftësive si trajner, Serbia arriti pa shumë telashe që të nxjerr biletën për në “Afrikë të Jugut 2010”.

Botërorët e kaluar
- Serbia do të paraqitet për herë të parë në një Botëror si shtet i vetëm
- Skuadrat që ishin të formuar nga ajo luajtën më herët në Botërore. Jugosllavia luajti nëntë herë, ndërsa Serbia e Mali i Zi një herë.



Deklarata
“Jemi shumë të kënaqur që kemi siguruar një vend në Afrikë të Jugut. Ne kemi vërtetuar se kemi një skuadër të fortë. Jam i bindur se do të luajmë sa më mirë që mundemi dhe nuk do t’i zhgënjejmë tifozët tanë”, ka thënë sulmuesi Nikola Zhigiq.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia nën presion!
» Regjistrimi nga Serbia i papranueshëm
» The Economist: Serbia, pa Kosovë e pa BE
» Serbia në kundërshtim me vetveten
» Serbia befason Gjermaninë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: