Vizitor Vizitor
| Titulli: Inercia dhe masa Mon Jun 14, 2010 1:49 pm | |
| Trupat janë të prirur të vazhdojnë të bëjnë atë që janë duke bërë. Kështu një trup në prehje është i prirur të qëndrojë në prehje ndërsa një trup në lëvizje është i prirur të qëndrojë në lëvizje duke ruajtur të njëjtën shpejtësi dhe drejtim përderisa mbi të nuk ushtrohet nga jashtë një forcë e paballancuar. Ky ligj njihet si Ligji i Parë i Lëvizjes i Newton''''it (Njutonit). Kjo prirje e trupave për tu bërë qëndresë ndryshimeve të gjendjes së tyre të lëvizjes njihet si inerci. Përpara se Newton''''i të dilte me këtë ligj mendohej se prirja e natyrshme e trupave ishte të ktheheshin në gjendje prehjeje dhe që patjetër duhet të kishte një forcë që duhet ta mbante trupin që lëvizte në lëvizje. Kështu mendojnë plot njerëz edhe sot e kësaj dite. Por sipas Ligjit të Newton''''it nuk ka nevojë për një forcë të tillë që ta mbajë trupin në lëvizje. Nëse shtyn një libër të rrëshqasë mbi sipërfaqen e tryezës pas njëfarë kohe ai do të ndalojë dhe kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së ndonjë force por për shkak të pranisë së një force, e cila është ajo e fërkimit dhe që e bën librin të ndalojë së rrëshqituri. Nëse do të mungonte forca e fërkimit, libri do të vazhdonte të rrëshqiste me të njëjtën shpejtësi dhe drejtim - përgjithmonë. Kështu arsyetonte edhe Galileo Galilei, që ishte një ndër të parët që u mor me konceptin e inercisë. Në një eksperiment ku një sipërfaqe përkulet në mes për të krijuar dy shpate përballë njëri-tjetrit, Galileo vëzhgoi se si një zar do të rrotullohej poshtë nga maja e njërit shpat e sipër për në majën e tjetrit, në përafërsisht të njëjtën lartësi nga ç´ishte hedhur. Galileo arsyetonte se ndonjë diferencë e mundshme midis lartësisë fillestare dhe asaj të fundit shpjegohej me praninë e fërkimit. Kështu ai doli me postulatin se nëse fërkimi do të asgjësohej, atëherë zari do të arrinte me përpikmëri të njëjtën lartësi me atë fillestare. Galileo vëzhgoi më tutje se nuk ka rëndësi se çfarë këndi krijohet midis shpateve ku lëviz zari, ky do të arrinte gjithnjë të njëjtën lartësi me atë fillestare. Nëse pjerrësia e shpatit përballë do të ulej, zari do të bënte një rrugë më të gjatë në mënyrë që të arrinte lartësinë fillestare.
|
Galileo vazhdoi të arsyetonte më tutje se nëse shpatit përballë do t´i ulej pjerrësia në zero, atëherë zari do të rrotullohej për deri pothuajse në pafundësi në përpjekje për të arritur lartësinë fillestare. Ndërsa nëse zari do të lëshohej përgjatë një sipërfaqe të rrafshët, do të vazhdonte të rrotullohej përsëri pafundësisht ... një trup në lëvizje do të vazhdonte të ishte në lëvizje...
|
Të gjithë trupat gjenden në inerci dhe janë të prirur t´u bëjnë qëndresë çdo ndryshimi të gjendjes së tyre. Por disa trupa kanë prirje për të bërë qëndresë më të madhe se të tjerët. Kjo prirje është e varur nga masa e trupit. Inercia është ajo cilësi që është krejt e varur nga masa. Sa më e madhe të ishte masa e një trupi aq më e madhe edhe inercia - aq më e madhe është prirja e këtij trupi për t´u bërë qëndresë ndryshimeve të gjendjes në të cilën ndodhet. |
|