Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës   Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës I_icon_minitimeThu May 13, 2010 3:02 pm

Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës

Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës F.0513160138831_m

Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë, nëpërmjet një
deklarate të përbashkët për media, kanë prezantuar të enjten qëndrimin e
tyre sa i përket zhvillimeve të fundit të Kosovë në fushën e sundimit
të ligjit, duke përfshirë edhe hetimet e EULEX-it për korrupsion.
Nëpërmjet
kësaj deklarate, OJQ-të e Kosovës shprehin mbështetjen e tyre të
fuqishme për angazhimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe EULEX-it
për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë.
“Qytetarët e Kosovës, bashkësia ndërkombëtare, si dhe Qeveria e
Kosovës kanë kërkuar një angazhim konkret dhe të vendosur nga prokuroria
dhe gjyqësia kosovare, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
Përderisa përshëndesim angazhimin e Prokurorisë Speciale dhe EULEX që të
hetojnë dyshimet për korrupsion, ne kërkojmë dhe presim që këto hetime
të prodhojnë rezultate konkrete”, thuhet në deklaratë.
Një zmbrapsje nga iniciativa aktuale, sipas këtyre organizatave, do
të ishte një goditje shumë e dëmshme për Sundimin e Ligjit dhe sigurinë
në Kosovë. “Krimi i organizuar dhe Korrupsioni po e pengojnë të ardhmen
Evropiane të Kosovës dhe luftimi i këtyre fenomeneve nuk guxon të lihet
në mëshirën e agjendave të politikës ditore dhe interesave personale”,
theksohet në deklaratë.
Reagimet e udhëheqësve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe të
partisë më të madhe në vend, të bëra ditëve të fundit ndaj punës së
organeve të drejtësisë, theksojnë këto organizata, “na bëjnë të
shqetësohemi ngase lejojnë hapësirë për dyshime në përkushtimin e
sinqertë të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar”.
“Diskursi publik që Qeveria e vendit po ndërton ditëve të fundit duke
prezantuar punën e prokurorisë si ndërhyrje në institucionet e shtetit
përbën kërcënim për punën e pavarur të organeve të drejtësisë. Tendencat
për të prezantuar punën e organeve të drejtësisë si të rrezikshme për
stabilitetin e vendit janë një kërcënim tjetër serioz për forcimin e
sundimit të ligjit në Kosovë”, theksohet më tej.
Ndryshimi i retorikës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj
Bashkësisë Ndërkombëtare pas bastisjeve në Ministrinë e Transportit dhe
Telekomunikacionit, sipas këtyre organizatave, është i papranueshëm për
më tepër është i dëmshëm për interesat e vendit.
“EULEX duhet të krijojë hapësirë për përfshirjen e Prokurorëve
kosovarë si dhe të sigurojë se edhe pas përfundimit të Misionit EULEX,
Prokuroria Kosovare do të jetë në gjendje që me sukses të ndjekë dhe
luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, përfundon deklarata e
përbashkët e OJQ-ve.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga: Klubi për Politikë të Jashtme,
Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Rrjeti
Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN-Kosova, Lëvizja FOL, Rrjeti i
Grave te Kosovës, Internews Kosova, Crossing Bridges, Forumi për
Iniciativa Qytetare (FIQ), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF),
Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Nisma e të Rinjve për të
Drejtat e Njeriut (YIHR), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI),
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Qendra Kosovare për
Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC), Instituti Ballkanik i Politikave
(IPOL), Syri i Vizionit, Iniciativa për Progres (INPO) dhe Ndërtimi i
Komuniteteve Mitrovicë (CBM)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krimi dhe korrupsioni po e pengojnë të ardhmen e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LDK-ja po e merr përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës
» Ischinger optimist për të ardhmen e Kosovës
» Ballkani vuan nga korrupsioni
» Shqipëri- korrupsioni, 3 kallëzime penale dhe 15 gjoba
» Serbët po pengojnë ushtrimet e KFOR-it në veri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: