A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
| Titulli: LDK-ja po e merr përgjegjësinë për të ardhmen e Kosovës Thu Dec 09, 2010 10:44 am | |
| “U tha këtu se Podujeva është e para në LDK, dje ishte Istogu i pari, Suhareka, sot serish Podujeva është e para, sepse jemi të parët në çdo cep të Kosovës, anembanë Kosovës, sepse LDK-ja po rigjenerohet, po vitalizohet, LDK-ja po bëhet parti e re. LDK-ja po bëhet parti, e cila po e merr përgjegjësinë për ardhmërinë e Kosovës, për zhvillimin e Kosovës, për shtetin e Kosovës”, tha të mërkurën në tubimin parazgjedhor në Podujevë, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai tha se Qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit do të japë llogari para qytetarëve. “Ju jeni ata të cilët po merrni përgjegjësi për shtetin tonë dhe ne jemi ata të cilët së bashku me ju do ta realizojmë përgjegjësinë tonë. Unë ju garantoj se Kosova në krye me LDK-në, me Qeverinë e LDK-së, do të ndërtohet si shtet i fortë, si shtet i fuqishëm, si shtet i respektuar brenda dhe jashtë, dhe nëse me Kosovën do të mburremi ne të gjithë, do të mburren edhe ata që nuk i takojnë LDK-së, do të mburren të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”. Prandaj pse të mos ia japim votën LDK-së, pse mos të votohet LDK-ja, nëse ajo është partia më e mirë, është partia më e fortë, është parti e besës dhe ne atë që ua themi sot, do ta mbajmë fjalën, do të japim llogari para jush...Nëse dëshironi ta dini se si do të punojë Qeveria e ardhshme, shikojeni Agimin (Veliun), shikoni çfarë ka punuar këtu. Ajo që është punuar në Podujevë në këto katër vitet e fundit është dëshmia se çfarë është vullneti i LDK-së të punohet, se si do të punojmë me qytetarët, si do të punojmë në shkollat tona, si do t’i rregullojmë rrugët tona, si do ta rregullojmë lumin tonë këtu që është rregulluar, si do t’i rregullojmë parqet tona”, tha ndër të tjera lideri i LDK-së. “Ne ju garantojmë qeverisje të mirë të Kosovës dhe për këtë qeverisje të mirë, ne ju ftojmë që me datën 12 dhjetor ta votoni numrin 36”. | |
|