Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Sydow Në Kosovë ka mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Sydow Në Kosovë ka mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin Empty
MesazhTitulli: Sydow Në Kosovë ka mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin   Sydow Në Kosovë ka mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin I_icon_minitimeFri Jun 25, 2010 9:27 pm


Londër, 25 qershor - Raportuesi i Asamblesë Parlamentarë të Këshillit të Evropës, Björn von Sydow, i tha BBC-së se të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Kosovës, kanë një perspektivë të qartë evropiane.
Ai tha se pa arritjen e standardeve evropiane të jetesës, Kosova nuk do të ketë zhvillim dhe tërheqje të investitorëve të huaj. Von Sydow tha se në Kosovë ka mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe se përpjekjet e deritashme janë jo shumë të kënaqshme.

Sipas tij në një afat të gjatë, Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në remitencat nga jashtë ose nga prania e organizatave ndërkombëtare por nevojitet një zhvillim ekonomik i Kosovës në nivelin e vendeve fqinje.

Björn von Sydow, ka paraqitur një raport në Asamblenë Parlamentare të KE-së, dy ditë më parë, duke mbajtur një qëndrim neutral ndaj statusit të saj, pavarësisht 69 njohjeve nga vendet anëtarë të OKB-së. Ai tha se i referohet Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Sydow Në Kosovë ka mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin 25Sydow5


Ai i tha BBC-së se gjatë javës në instititucionet evropiane ka pasur një numër raportesh dhe rezolutash për Kosovën, por “unë mendoj se ndoshta ishte një rastësi por në anën tjetër kishte shumë procese në Evropë për Ballkanin në tërësi dhe për Kosovën”.
Sipas Von Sydowit “të gjitha vendet, me përjashtim të Kosovës, kanë një perspektivë të qartë evropiane. Kur bëhet fjalë për Kosovën unë nuk do të jap një përgjigje rreth çështjes së statusit. Por mund të them se raporti im, rekomandimi im për qeveritë, të gjitha mbështeten në standardet për kosovarët, qofshin shumica ose komunitetet e ndryshme pakicë, që të arrijnë dhe të vazhdojnë të jetojnë në standardet e nivelit evropian. Në këtë kuptim, përfundimisht ka një perspektivë evropiane edhe në raportin tim”.
I pyetur nga BBC se çfarë standardesh duhet të përmbushë Kosova në rrugën evropiane, ai u përgjigj: Të ardhurat mesatare në Kosovë janë shumë të ulta. Në realitet ka një zhvillim të ulët ekonomik në raport me atë që e kanë shumë vende në Evropë dhe kjo i referohet tregut, me para të pastra dhe pa korrupsion. Prandaj me qëllim të arritjes së një rritjeje të qëndrueshme ekonomike dhe nga kjo një produkt social që mund të shpërndahet në një mënyrë të drejtë tek të gjithë qytetarët, nevojiten vendime politike dhe një nga objektivat më të rëndësishme është modernizimi, efektshmëria dhe një sistem i pakorruptuar juridik, gjyqësor dhe i rendit e ligjit. Ashtu siç paraqiten gjërat tani, është shumë e vështirë që të ofrohen investitorët privatë dhe të tregojnë vëmendje për Kosovën. Mendoj se kjo ka të bëjë me investitorët ndërkombëtarë dhe ata kombëtarë. Kjo për faktin se ata nuk i besojnë këtij standardi aktual në sistemin e drejtësisë. Nuk mund të funksionojë ekonomia e tregut pa një sistem të drejtësisë të pavarur dhe efektiv. Mendoj se këto janë rekomandimet e mia për partnerët e ndryshëm të Kosovës, përfshirë administratën e OKB-së, ndërkombëtarët dhe në një masë edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. Duhet një përqëndrim në rend dhe ligj me qëllim të arritjes së një rrijtje dhe zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.

Ai po ashtu theksoi se ka pak vullnet politik të autoriteteve të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Unë vlerësoj se përpjekjet që janë bërë janë jo shumë të kënaqshme dhe përderisa është kështu do të ketë zhvillim të pamjaftueshëm ekonomik në Kosovë. Në një afat të gjatë, Kosova nuk mund të mbështetet vetëm në remitencat nga jashtë ose nga prania e organizatave ndërkombëtare, me shumë kosovarë në listat e pagave. Duhet të ketë një paraqitje ekonomike në mënyrë të ngjashme me zhvillimet në vendet fqinje. Ato gjithashtu kanë një gamë të gjërë të reformave për veten, por për Kosovën kjo është këshilla ime kryesore dhe kjo është mirëpritur gjithashtu edhe nga Asambleja Parlamentare”, i tha BBC-së Von Sydow.

Nga autoritetet në Kosovë, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkohet të modernizojnë gjykatat, të rekrutojnë gjykatës të rinj dhe të arsimuar mirë, kjo vlenë edhe për nivelet e ulta si dhe të zhvillohet një bashkëpunim ndërmjet sistemit prokurorial dhe të policisë. Të gjitha vlerësimet ndërkombëtare janë se sistemi i policisë po funksionon më mirë se sa ai në nivelin ligjor, që nënkupton prokurorinë dhe në fund edhe gjykatat. Këto të fundit janë vlerësuar të jenë pika më e dobët. Gjithashtu EULEX-i është marrë me disa padi të rëndësishme por EULEX-i, në afat të shkurtër dhe aq më pak në atë afatgjatë, nuk mund të merret me rastet e komplikuara që ndërlidhen me taksat, korrupsionin dhe shpërlarjen e parave. Me këto raste duhet të merren autoritetet kosovare. Prandaj programet e mëdha për modernizimin e gjykatave janë shumë të rëndësishme. Gjithashtu e kam bërë të qartë në Asamble se mendoj se një prani e shtuar e Këshillit të Evropës mund të motivohet, të paktën jo kur bëhet fjalë për këto çështje të ndryshme, në fushën e rendit dhe të ligjit, efektiviteti në gjykata dhe në kontributet që ndërlidhen me sistemin juridik vetëqeverisës.

Duke iu referuar nevojës për marrëdhënie mes Prishtiës e Beogradit Von Sydow rikujtoi se kjo është një dëshirë e të gjithë atyre që i kushtojnë rëndësi Kosovës. “Unë përfundimisht bëjë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë mes autoriteteve në Kosovë dhe atyre në Beograd rreth çështjes së pronave. Problemi më i madh është humbja e pronave të atyre njerëzve që kanë ikur ose kanë lëshuar Kosovën. Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë mes arkivave dhe agjencive në beograd dhe në Prishtinë. Në këtë mes EULEX-i dhe UNHCR mund të jenë ndërmjetës por një besim i mrië i ndërsjellë, ndërmjet Prishtinës e Beogradit, mund të lehtësojë kthimin ose në raste të pazgjidhshme, një kompensim ekonomik për ata që kanë humbur pronat dhe kjo në përputhje me zhvillimet në Evropë në 10 ose 12 vjetët e fundit. Kjo është pika kryesore në të cilën insistoj. Me këtë dua të theksoj mënyrën e zgjidhjes së humbjes psikologjike të besimit të njerëzve nga lufta e të kaluarës”.
Sipas tij për këtë nuk ka nevojë të pritet mendimi i GJND-së. “Kjo mendoj se duhet të fillojë menjëherë”, është shprehur ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Sydow Në Kosovë ka mungesë vullneti politik për të luftuar korrupsionin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vullneti i popullit është i panegociueshëm
» Institucionet nuk merren me shkrimet për korrupsionin
» Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë
» Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri
» Mungesë besimi në procesin e dialogut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: