Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri Empty
MesazhTitulli: Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri   Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri I_icon_minitimeTue Jun 15, 2010 8:06 am

Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri F.0614230503983_m

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë shprehur të shqetësuar për mungesën e përparimit në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Takimi i mbajtur të hënën në Luksemburg doli me disa konkluzione të ashpra lidhur me Shqipërinë, konkluzione që nuk janë shumë të mira për një vend që aspiron që të bëhet anëtar i BE-së.
Ministrat thanë se ata vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të shkuar. Megjithëse mirëpritën kthimin e opozitës në parlament pas ndërmjetësimit të europarlamentarëve, ata thanë që është koha për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të krizës.

Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton shprehu në fund të takimit mbështetjen për nismën e europarlamentarëve për të arritur një pajtim të opozitës dhe shumicës parlamentare në Shqipëri. "Ne e mirëpresim atë dhe kjo është një nismë e rëndësishme", tha Ashton.

"Ne duam të gjejmë një zgjidhje, për të cilën ata kanë ndihmuar shumë që t'i japin një shtytje përpara, në mënyrë që ne të mund ta vendosim Shqipërinë në rrugë për anëtarësim në BE", tha shefja e diplomacisë evropiane.

Në deklaratën përfundimtare të takimit, ministrat evropianë shprehën keqardhje që nuk ka mbështetje të mjaftueshme që qeveria dhe opozita shqiptare të kapërcejnë mosmarrëveshjet.

Ata nënvizojnë se duhen gjetur zgjidhje dhe rrugë për të ecur përpara, që është një kërkesë edhe për ecjen e vendit në rrugën drejt BE-së.

U vu në dukje se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësi në BE do të vlerësohet sipas kritereve të Kopenhagës.

Një nga kriteret kyçe të Kopenhagës është stabiliteti politik, dhe tani është e qartë se Shqipëria nuk e plotëson atë kriter kyç.

Ministrat e Jashtëm të BE-së mirëpritën atë që e quajtën "përparim i bërë nga Shqipëria dhe Bosnja në arritjen e kritereve për liberalizimin e vizave" dhe thanë se do të marrin një vendim sapo që Komisioni Evropian të vlerësojë nëse të gjitha kushtet që mbeten do të jenë plotësuar.

Maqedonia jashtë diskutimeve

Diplomatët thonë se ka pasur fare pak apo aspak diskutime për Maqedoninë, por shefja e Diplomacisë evropiane Ashton tha se kishte pasur një diskutim të shkurtër.

Megjithatë mos përmendja e Maqedonisë në konkluzionet përfundimtare, është shumë e rëndësishme.

Kjo tregon se nuk ka çfarë të thuhet. Ende ka një bllokim lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë dhe deri sa të zgjidhet kjo është e qartë se nuk mund të merret ndonjë vendim që Maqedonia të ecë përpara.

Ndërsa ka pasur përparim të rëndësishëm lidhur me Serbinë, nëse sheh rrotull në pjesën tjetër të Ballkanit, kur është fjala për zgjerim të mëtejshëm, duket se gjendja është e bllokuar për momentin.

Megjithatë, Ashton nënvizoi se "nuk ka dyshim në mendjen time se e ardhmja e atij rajoni është në Evropë".

"Ballkani është një zonë shumë e rëndësishme dhe për mua është synim që të bëjmë përpjekje për t'i ndihmuar këto vende që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian," tha ajo. /bbc/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Shqetësim për mungesë përparimi në Shqipëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bullgaria shpreh shqetësim për Kosovën
» Çitaku e pret me shqetësim Raportin e Progresit
» Droga, shqetësim serioz në shkollat e Kosovës
» Mungesë besimi në procesin e dialogut
» Mungesë provash për krime në “shtëpinë e verdhë”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: