Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Në Britani zbulohet dokumenti rreth ekzekutimit të Drazha Mihajloviqit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Në Britani zbulohet dokumenti rreth ekzekutimit të Drazha Mihajloviqit Empty
MesazhTitulli: Në Britani zbulohet dokumenti rreth ekzekutimit të Drazha Mihajloviqit   Në Britani zbulohet dokumenti rreth ekzekutimit të Drazha Mihajloviqit I_icon_minitimeFri Jun 25, 2010 10:11 pm

Në Britani zbulohet dokumenti rreth ekzekutimit të Drazha Mihajloviqit 25drazha5


Londër, 25 qershor - Në Arkivin mbretëror britanik është gjetur një dokument që mban fshehtësinë rreth ekzekutimit të gjeneralit Drazha Mihajloviq. Në mesin e dhjetëra mija faqeve të Arkivit mbretëror britanik që kanë të bëjnë me Serbinë në periudhën 1941-1946 është gjetur edhe në dosje që mban emrin Drazha Mihajloviq, data 17 korrik 1946. Kjo është pikërisht data e ekzekutimit të këtij komandanti të lëvizjes së çetnikëve. Për këtë arsye besohet se ky dokument i kërkuar për një kohë të gjatë fsheh të dhëna të detajuara rreth vendit, mënyrës dhe kohës së ekzekutimit të tij.
Dokumenti, megjithatë, mban dy vula sekreti. Njëra prej tyre është vula e Ministrisë së Jashtme britanike. Në afat prej disa ditësh, komisioni serb që merret me këtë çështje do të kërkojë nga "Foreign Office" heqjen e vulës së sekretit, përderisa nga pala britanike ka marrë garanci se një gjë e tillë do të realizohet.
Slobodan Homen, sekretar serb në Ministrinë e Drejtësisë, ka sqaruar se duke pasur parasysh se dokumenti është i mbrojtur, askush nuk e di përmbajtjen e tij. Atë e kishte gjetur një delegacion treanëtarësh i komisionit, që tri ditë më parë ishte kthyer nga Britania e Madhe, ku kishte pasur në dispozicion shumë dokumente të Arkivit mbretëror britanik, ku ruhen edhe dokumentet e shërbimit britanik të inteligjencës.
Delegacioni para vetes kishte pasur dhjetëra mijëra faqe që flasin për periudhën 1941-1946.
Historianët serbë kanë thënë se ato dokumente janë shumë interesante dhe hedhin një dritë të re mbi ngjarjet historike në Serbi. Në disa dhjetëra dosje përmendet edhe emri i Drazha Mihajloviqit. Ato dosje i janë dorëzuar palës serbe dhe pritet që posa të kopjohen, përmbajtja e tyre të bëhet e ditur, ka thënë Homen.
Anëtarët e komisionit kanë bërë të ditur se janë zbuluar edhe dokumente të shërbimeve britanike rreth puçit shtetëror në Serbi, në natën midis 26 dhe 27 marsit të vitit 1941, kur u dëbua nga pushteti Pavle dhe u formua qeveria e re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Në Britani zbulohet dokumenti rreth ekzekutimit të Drazha Mihajloviqit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet në Vatikan dokumenti i gjuhës shqipe që daton më 1210
» Viktima nga një i armatosur në Britani
» Ngordhi qeni më i madh në Britani
» PDK e ndarë rreth presidentit
» Britani: Gjendja ekonomike më e keqe se sa është menduar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: