Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Futbolli italian në krizë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Futbolli italian në krizë Empty
MesazhTitulli: Futbolli italian në krizë   Futbolli italian në krizë I_icon_minitimeSat Jun 26, 2010 12:28 pm

Futbolli italian në krizë 26-italiant4

Johannesburg, 26 qershor - Italia është munduar të fshehë dështimet prapa imazhit të moçëm që e ka si përfaqësuese që starton ngadalë. Por, pikërisht mosha dhe ngadalësia kanë qenë ato që kanë ndihmuar në eliminimin befasues të kampiones në fuqi. Futbolli italian është në pikën më të ulët, pas eliminimit të "azzurëve" në fazën grupore të Botërorit 2010.
Italia u kthye në shtëpi pas disfatës që pësoi të enjten kundër Sllovakisë me rezultatin 2:1 dhe përfundoi e fundit në Grupin F.
Eliminimi në fazën grupore si kampione në fuqi është mjaft keq, por fakti se nuk është fituar asnjë ndeshje është diçka që ka thyer edhe më tepër tifozët italianë. Tifozët italianë katër vite më parë kishin mbushur rrugët e qytetit pasi që "azzurët" e fituan titullin e botës. Por, kësaj radhe nuk kanë arsye për të festuar.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, që pas ndeshjes me Sllovakinë është pensionuar nga përfaqësuesja, ka qenë korrekt lidhur me përformancën e Italisë në Botërorin 2010. Italia pos që humbi kundër debutuesit Sllovakisë, barazoi 1:1 në ndeshje me Paraguain dhe Zelandën e Re.
"Katër vite më parë ne kemi arritur të bëhemi kampion, sot po luajmë si cjeptë. Kemi lënë përshtypje shumë të keqe. Mendoj se futbolli italian ka arritur pikën më të ulët dhe duhet të marrim përgjegjësi për këtë", ka thënë Gattuso.
Gattuso ishte njëri nga nëntë futbollistët e Përfaqësueses së Italisë që kishte kaluar moshën 30-vjeçare.
Italia edhe në Botërorin 2002 dhe Evropianin 2004 ishte eliminuar herët. Në Botërorin 2002 u eliminua në 1/8 e finales nga Koreja e Jugut, ndërsa në Evropianin 2004 në fazën grupore. Por, atëbotë ankesat ishin në referim dhe lojë jo korrekte të kundërshtarëve.
Kësaj radhe "azzurët" nuk kanë arritur të gjejnë një shpjegim se çfarë ndodhi në Afrikë të Jugut.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka marrë tërë përgjegjësinë për dështimin e përfaqësueses.
"Unë besoja se djelmoshat që zgjodha do të jenë në gjendje të ofrojnë diçka tjetër. Kësaj radhe nuk kam qenë në gjendje t'i motivoj futbollistët e mi. Nuk e kemi pasur synim të fitojmë titullin, por së paku të arrijmë larg", ka thënë Lippi.
Lippi ka lëshuar postin e trajnerit të Italisë, ndërsa në vend të tij do të vijë Cesare Prandelli.
Fabio Cannavaro (36) në Botërorin 2006 ishte shpallur mbrojtësi më i mirë, por në Botërorin 2010 ka ndërruar kahe. Ai me përformancën e tij ka merituar epitetin e mbrojtësit më të dobët.
Cannavaro është lojtar tjetër që është pensionuar nga përfaqësuesja. Lippi i besoi Cannavaros në Botërorin 2010, pasi mendonte se ka nevojë për një lider. Por, pikërisht gabimet e tij ishin kyç për dështimet në ndeshjen me Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.
"Duhet të shikojmë për të ardhmen dhe të përmirësohemi, përndryshe do të kalojnë edhe 27 vite para se të kemi një skuadër të aftë për të fituar titullin e botës. Duhet të investojmë në lojtarë të rinj dhe të ndryshojmë sistemin tonë të futbollit. Duhet diçka e re", ka thënë Cannavaro.
Problemi i trajnerit të ri të Italisë, Cesare Prandelli, është të gjejë mbrojtës kualitativë. Me përjashtim të Giorgio Chiellinit, "azzurët" kanë probleme në repartin defanziv. Lojtarë të rinj si Salvatore Bocchetti e Leonardo Bonucci, janë të papërvojë dhe nuk e kanë klasën e ish-yjeve si Paolo Maldini.
Një problem tjetër i Italisë është mungesa e lojtarëve që janë në gjendje të bëjnë dallimin në fushë.
Interi, skuadër që fitoi Ligën e Kampionëve këtë vit, në njëmbëdhjetëshen e parë në finale nuk e aktivizoi asnjë futbollist italianë.
Me përjashtim të organizatorit të Sampdorias, Antonio Cassano, nuk ka italianë që njihen me aftësi dribluese. Por, ky i fundit ishte injoruar nga Lippi.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Giancarlo Abete, ka bërë thirrje për një analizë serioze për të zbuluar arsyet që quan deri te eliminimi i hershëm i Italisë.
"Ne të gjithë e dimë rëndësinë e futbollit në vendin tonë dhe e dimë që kemi zhgënjyer dhjetëra miliona tifozë. Duhet të jemi realist. Duhet të reflektojmë në krizën strukturore të futbollit italian. Duhet të bëjmë një strategji të re. Këto probleme nuk kanë lindur dje. Kanë qenë një kohë të gjatë. E kemi obligim t'i qasemi në mënyrë sa më serioze. Prandellin e kemi zgjedhur për aftësitë e tij për të punuar me futbollistë të rinj. Për këtë arsye edhe planifikojmë të punojmë gjatë me të", ka thënë Abete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Futbolli italian në krizë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Irak vs Iran - nuk është luftë, por ndeshje futbolli
» Dialogu në krizë
» Japonia përballet me krizë bërthamore
» AKR: Vendi është në krizë institucionale
» Blanc: Juve nuk është në krizë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: