Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Fule: Diskutimet rreth emrit, shumë të mira

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Fule: Diskutimet rreth emrit, shumë të mira Empty
MesazhTitulli: Fule: Diskutimet rreth emrit, shumë të mira   Fule: Diskutimet rreth emrit, shumë të mira I_icon_minitimeSun Jun 27, 2010 11:08 am

Fule: Diskutimet rreth emrit, shumë të mira F.0627101651497_m

Pas deklaratës së presidencës belge të Bashkimit Evropian se Shkupi dhe Athina po shkojnë drejt zgjidhjes së mundshme të çështjes së emrit në javët që vijnë, edhe Komisioneri për zgjerim Stefan Fule konfirmon se bisedimet janë shpresëdhënëse.
Në një intervistë ekskluzive për Alsat M në Bruksel, Fule tregohet i kujdesshëm në lidhje me afatet, duke theksuar se është një çështje delikate me implikime të brendshme për të dyja vendet.

“Unë mund të konfirmoj se pata një diskutim shumë të mirë me të dy kryeministrat dhe unë mund të konfirmoj edhe se diskutimet tona, të cilat u fokusuan në veçanti në këtë çështje, ishin diskutime të mira. Dhe unë jam i inkurajuar kur shoh se të dyja vendet po bëjnë më të mirën e tyre për ta përdorur ‘dritaren e mundësisë’ të cilës i jemi referuar kaq shpesh, për këtë çështje përfundimtare që mbetet për tu zgjidhur për Shkupin, në mënyrë që të vazhdojë të ecë në rrugën evropiane dhe që të fillojë negociatat për anëtarësim”, u shpreh Fule.

Në pyetjen se a keni me të vërtetë besim dhe a keni garanci, nga të dyja palët, por veçanërisht nga Shkupi, se po shkohet drejt zgjidhjes së emrit dhe se mund të arrijmë përfundimisht në fund të këtij tuneli, Stefan Fule u përgjigj: “Ajo që shoh unë është se të dyja palët e politikës janë shumë të vendosur dhe se po sillen në një mënyrë shumë të përgjegjshme. Nuk është një çështje e lehtë. Është një çështje që ekziston prej një numri të madh vitesh dhe e cila ka implikime të brendshme në të dyja vendet. Pra nuk mund të presësh surpriza vetëm brenda disa ditëve apo javëve. Por kjo është ndoshta gjithçka mund të them pa dashur të dëmtoj atmosferën pozitive që po rrethon këto përpjekje”.

Fule renditi edhe fushat për të cilat Brukseli i ka shprehur shqetësim kryeministrit Gruevski dhe ministrit Milloshoshki në takimin e gjatë të javës së kaluar.

“Fillimisht dialogu politik në kuptimin e gjithëpërfshirjes, por edhe dialogu multi-etnik. Kjo ishte e para. Por përmenda edhe administratën publike dhe kapacitetet e saj. Pavarësia dhe paanshmëria e gjyqësorit është çështja e tretë në këtë listë, ku roli i Këshillit të Drejtësisë ka nevojë të ruhet dhe të përforcohet. Ka edhe dy apo tre çështje shtesë të cilat i diskutuam me kryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme dhe në do ti vazhdojmë këto diskutime edhe në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në gjysmën e dytë të muajit Korrik. Ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm me shpresë se do të dëshmojë vendosmërinë e Shkupit për të shtyrë reformat në këto fusha shumë të vështira”, ka thënë komisionari. /Alsat-M/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Fule: Diskutimet rreth emrit, shumë të mira
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shmangni diskutimet
» Kontesti i emrit shtyhet për në 2011
» Propozimi për martesë shkoi keq, shumë shumë keq
» Vibracionet e mira
» Stafidhet të mira për eshtra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: