Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”   Empty
MesazhTitulli: Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”     Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”   I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 12:29 pm

Zbulohet në arkivat britanike një dokument i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë, i cili tregon vulën e parë të përdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Dokumenti me referencë FO-195/1382, që mban daten 2 Maj 1881, është gjetur disa ditë më parë nga studjuesi Bejtullah Destani në arkiven qendrore të Londrës, raporton Top Channel.
I shkruajtur në osmanisht nga Lidhja e Prizrenit dokumenti i adresohet, ambasadorit britanik ne Stamboll, i cili më pas ja ka kaluar këtë letër ministrit të Jashtëm.
Nëpërmjet kësaj letre Lidhja e Prizrenit i kërkon ambasadorit britanik në Stamboll të mbështeste duke ndërhyrë, në qeverinë Otomane për njohjen e katër vilajeteve me emrin Arnautlik.
“I nderuar zoti minister. E dërgoj këtë letër në vemendjen tuaj pasi më duket shumë interesante”, thotë ambasadori George Goschen, në letrën e tij shoqëruese dërguar ministrit të Jashtëm, Earl Granville.
Studjuesi Bejtullah Destani e ka komentuar gjetjen e këtij dokumenti si me një rëndësi të madhe historike pasi për herë të parë nëpërmjet tij, shihet vula e parë e përdorur nga Lidhja e Prizrenit.
Sipas tij, kjo vulë nuk është përmendur apo botuar më parë.
I pyetur si mundi ta zbulojë këtë dokument Destani tha:“Gjetja ndodhi tejet rastësisht në momentin kur po shikoja një dosje që kishte të bënte me Vaso Pashen” .

 Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”   Index.php?PHPSESSID=73362a573db2c810264f5c32d459294e&action=dlattach;topic=11543
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”   Empty
MesazhTitulli: Re: Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”     Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”   I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 12:29 pm

SQARIM
Vula e “Lidhjes së Prizrenit” e "zbuluar" nga historiani (studioi shkencat politike) Bejtullah Destani është identike, përkatësisht e njëjta vulë që e ka botuar orientalisti Iljaz Rexha. Përmbajtja e vulës së "zbuluar" nga Destani është: "Xhem'ijjeti ittihadijje-i Prizren" që d.m.th. “Lidhja e Prizrenit”, respektivisht përkthyer fjalë për fjalë: "Shoqata e Lidhjes së Prizrenit" apo: “ Shoqata e Bashkimit të Prizrenit". Destani nuk flet për tekstin e vulës së “zbuluar”. Dokumenti i evidencuar nga Destani, sa shihet nga datimi, është i datuar “3 nisan 97” që i përgjigjet datës 15 prillit 1881, sipas kalendarit tonë dhe ka gjasa të jetë identik, (ose version) me dokumentin e botuar nga I. Rexha. Dokumenti anglez është prezantim i mëvonshëm. Kjo vulë është vënë në dokumentin e botuar nga I. Rexha në librin: “Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane”, Prishtinë, 1978, fq. 121-123, kurse faksimili osmanisht dok. nr. 60. Të dy këto dokumente, sa shihet nga kaligrafia janë shkruar nga e njëjta dorë, por duket se kanë përfundim të ndryshëm (për saktësi mbështetem në mendimin e orientalistëve: N.Krasniqi e S.Mehmeti, të cilët e bënë edhe leximin e vulës). Shumë studiues e kanë quajtur dokument i dalë nga dora e Myderriz Ymer Prizrenit.

Për hir të realitetit shkencor, tekstin e “Vulës” së “zbuluar” nga Destani, e ka deshifruar Iljaz Rexha, por jo saktësisht, por më shumë me përngjasim të funksionit që ka pasur kryesuesi i “Lidhjes së Prizrenit” - Myderriz Ymer Prizreni. I. Rexha tekstin e vulës "Xhem'ijjeti ittihadijje-i Prizren" e shqipëroi: “Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit", që, shikuar nga aspekti funksional, nuk bartë me veti ndonjë gabim material, ndaj, e kam përfillur pa hezitim, në disa përqasje shkencore (i mbështetur edhe në shtypin kroat) si dhe në studimin historiografik: Myderriz Ymer Prizreni- Ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Prishtinë, 2003,364-370. Vërtet, dokumentin që mbanë vulën e “zbuluar” nga Destani, e kanë përmendur shumë historianë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke u mbështetur edhe në ekstrate të dokumentit osman në gjuhën gjermane. Edhe ata e konsiderojnë si dokument të “Komitetit Qendror të Lidhjes së Prizrenit", por nuk flasin për vulën. Dihet se Myderriz Haxhí Ymer Prizreni, Kryetari i parë dhe i vetmi i Shqipërisë Etnike (Natyrore) “memorandumin” e 15 prillit 1881 e shkroi dhe ua dërgoi, përpos Instancave më të larta Perandorake Osmane (version më të gjerë), edhe përfaqësive diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës në Stamboll. E gjejmë të botuar, si dokument në gjuhën gjermane botuar shqip nga: S. Pollo- S. Pulaha: Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 1978, 120-122.

Besoj se kjo mjafton për të sqaruar të vërtetën për rizbulimin e “Vulës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, me urimet me të sinqerta për punë shumë të vyera që po bënë Zotëri Bejtullah Destani!

Prof.Dr.Muhamet Pirraku

Prishtinë, 1 mars 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Në arkivat britanike zbulohet vula e “Lidhjës se Prizrenit”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Komuna pa logon e Lidhjes së Prizrenit
» ARKIVAT DHE BIBLIOTEKAT E BOTËS FLASIN ÇAMËRISHT
»  FSK-ja mirëpret mbështetjen britanike
» Kacin: Pa vula nuk ka Evropë
»  Pilotët britanikë rrëzojnë kundërshtarët me shikim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: