Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Në Kosovë po shënohet rënie e natalitetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Në Kosovë po shënohet rënie e natalitetit  Empty
MesazhTitulli: Në Kosovë po shënohet rënie e natalitetit    Në Kosovë po shënohet rënie e natalitetit  I_icon_minitimeMon Oct 11, 2010 8:33 am

Viteve të fundit në Kosovë, shënohet rënie e dukshme e natalitetit. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Klinikën obstetrike-gjinekologjike në QKUK-ë janë shënuar rreth 11.000 lindje, thotë Minavere Hoxha, shefe e repartit të neonatiologjise. Sipas saj, mungesa e kushteve elementare për punë po e rrezikon shëndetin e fëmijëve të lindur. Ndërsa, drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Ali Sadria, tha se priten investime kapitale në këtë repart.

Në repartin i neonatologjisë që vepron në kuadër të Klinikës Gjinekologjike të QKUK-së, referohen shtatzënat me rrezikshmëri të lartë, siç janë: lindje para kohe si dhe fëmijë të rrezikuar nga sëmundjet trashëguese nga prindërit, tha Minavere Hoxha, shefe e repartit të neonatologjise.

Në kuadër të kësaj klinike funksionon njësia e kujdesit intensiv neonatal ku brenda vitit trajtohen rreth 2 mijë pacientë, ndërsa në kliniken gjinekologjike, për një vit, shënohen rreth 11 mijë lindje thotë Hoxha.

“Në vitin 2000 ka qenë një numër prej 12 mijë e 300 lindjeve dhe gradualisht ka pësuar një rënie po këto vitet e fundit sillet rreth 11 mijë lindje brenda vitit. Krahasuar me numrin e lindjeve në mbarë Kosovën kemi pasur diku rreth 38 mijë lindje. Hetohet rënie diku në 28 mijë, do të thotë gati 10 mijë lindje regjistrohen në Kosovë”, tha Hoxha.

Nga viti 2000 kemi një rënie të lehtë edhe te mortalitetit, thekson Hoxha.

“Në vitin 2000 kanë vdekur 31 fëmijë në çdo 1 mijë të lindur të gjallë, ndërsa në vitin 2008 kanë vdekur 13 fëmijë”, shtoi Hoxha.

Megjithatë, problemet në vazhdimësi e përcjellin këtë repart e që rrezikon edhe jetë fëmijësh, thotë Hoxha.

“Kemi pajisje të cilat i përdorim që 30 vite. Disa inkubator të cilët nuk kanë rregullatorë të temperaturës e të cilët mund t’i rrezikojnë foshnjat. Ne i kemi rreth 55 foshnjë që kanë nevojë për kujdes intensiv, të cilat kanë nevojë edhe për inkubator, e ne shërbehemi vetëm me 20 inkubatorë”.

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Ali Sadria, premton përkrahje për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

“Ne do të mundohemi të reflektojmë maksimalisht, sepse patologjitë janë të asaj natyre që na obligojnë të reflektojmë. Ne shpresojmë se me këtë hap do të zvogëlojmë mortalitetin e foshnjës së porsalindur”, tha Sadria.

Me qellim të uljes se mortalitetit, kemi bashkëpunim të mirëfilltë edhe me nënat e foshnjave thotë Dr.Hoxha. Ndodhë që një nënë e fëmijëve trenejçe të kujdesej për foshnjën e saj të vetme të mbijetuar.

“Tre i kam pasur, po tash e kam vetëm një, e ata kanë pasur një peshë shumë të vogël edhe s’mujten me e përballu, e ky po më doket pak ma mirë, se peshën e lindjes e ka pas 145 g”, thotë një nënë.

Dr.Hoxha kërkon nga njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë edhe nga buxheti familjar që të ndihmojnë foshnjat e porsalindura, të cilat kanë nevojë për trajtim mjekësorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në Kosovë po shënohet rënie e natalitetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shënohet rënie e të infektuarve me virusin A/H1N1
» Windows shënon rënie
» Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë
» Tregjet botërore shënojnë rënie
» Optimizmi i kosovarëve pëson rënie drastike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: