Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Si të luftojmë sulmet e urisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Si të luftojmë sulmet e urisë   Empty
MesazhTitulli: Si të luftojmë sulmet e urisë    Si të luftojmë sulmet e urisë   I_icon_minitimeWed Oct 20, 2010 11:38 pm

Si të luftojmë sulmet e urisë


I njohim të gjitha ato sulme të papritura të urisë, dëshirën e rezistueshme për të shijuar ëmbëlsira, torta, patatina, akullore. Janë momente dobësie, në të cilat çdo pretekst është i mirë për të ngrënë.
Një provim i pamarrë, një fundjavë me shi, një portofol i humbur...Janë pikërisht këto momentet që shkatërrojnë dietën tonë, linjën e mbajtur me aq mundim. E dimë të gjitha që një herë po ta lemë veten, është shumë e vështirë të kthehemi përsëri aty ku ishim, d.m.th të ndjekim edhe një herë rregullat për një dietë. Për të luftuar këto sulme, ekzistojnë disa truke të vogla. Zgjidhni atë që ju përshtatet më së shumti.

Largoni mendjen nga të ngrënët
Mundohuni të mos mendoni për dëshirën lë ju vjen për të ngrënë, por largojeni mendjen që aty. Merrni një libër, bëni ato punë që kishit planifikuar për të bërë, shkurt, mundohuni të harroni copat e çokollatës dhe copën e mbetur të tortës.

Ngopuni me ujë
Pini shumë ujë. Në këtë mënyrë uria do t'ju kalojë dhe mbi të gjitha organizmi do t'ju pastrohet. Nëse uji në momentet e dëshirës për të ngrënë ëmbëlsira ju duket pa shije, zëvendësojeni me një lëng portokalli të freskët, ose me një lëng ananasi pa sheqer.



Imagjinoni sikur...
...jeni duke ngrënë atë që keni më shumë dëshirë në ato momente, imagjinoni sikur jeni duke ndjerë në gojë shijen dhe pyesni veten çfarë do të kishit përfituar pasi do ta kishit ngrënë, përveçse një kile më shumë.

Nëse e njihni veten, përgatituni
Nëse e dini edhe vetë se në fund të fundit nuk mund të rezistoni dot, atëherë përgatituni, lërini të gjitha ushqimet "e rrezikshme" në raftet e supermarketit dhe blini mollë, karota, selino, kastravecë ... ideale për t'i përtypur në rastet e "emergjencës" .

Në fund të fundit, edhe nëse nuk arrini t'i realizoni këto truke, por bini viktimë e tyre, mos u dëshpëroni, rifilloni sërish dietën.

Kini parasysh që këto janë vetëm disa ide, dhe nëse jeni të vendosur të mbani seriozisht një dietë, e rëndësishme është që të këshilloheni me një dietolog, i cili do t'ju ndjekë hap pas hapi dhe do t'ju japë këshillat më të nevojshme, mbi të gjitha nga ana mjekësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si të luftojmë sulmet e urisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si të luftojmë sulmet e urisë
» Si t’i ndaloni sulmet e urisë?
»  Do t’i luftojmë bandat që po e udhëheqin Kosovën
» Sprej për ndaljen e urisë
» Diabeti, zbulohet hormoni kundër urisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: Ushqimi dhe Dieta-
Kërce tek: