Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Fol: Feith mund të shkarkojë ministrat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Fol: Feith mund të shkarkojë ministrat Empty
MesazhTitulli: Fol: Feith mund të shkarkojë ministrat   Fol: Feith mund të shkarkojë ministrat I_icon_minitimeSat May 15, 2010 3:53 pm

Aktivistët e Lëvizjes “Fol” i kanë përkujtuar kryeministrit Hashim Thaçi se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, nuk është vetëm ai i vetmi që mund të bëjë emërimet dhe ndërrimet në Qeveri, por se edhe Përfaqësuesi Civil mund të marrë vendime dhe të largojë nga detyra çdo zyrtarë publikë që rrezikon sundimin e ligjit.Fol: Feith mund të shkarkojë ministrat F.0515151116928_m

Gjatë publikimit të Raportit të verifikimit të deklaratave të zyrtarëve shtetërorë “Matësi i së vërtetës”, Petrit Zogaj nga Lëvizja “Fol” e ka vlerësuar të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Thaçi të datës 5 maj, i cili ka thënë se është ai kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe emërimet e ndërrimet i bën vetëm në bazë të mandatit të tij kushtetues.

Sipas Zogajt, me këtë deklaratë Thaçi e ka harruar Kushtetutën, e cila specifikon qartë se Përfaqësuesi Civil mund të marrë vendime, të sanksionojë dhe largojë nga detyra çdo zyrtar publik që rrezikon sundimin e ligjit.

“Po ashtu, vendosja e EULEX-it dhe pranisë civile ndërkombëtare në Kosovës është bërë me ftesë të institucioneve të Kosovës në shkurt të 2008. Ndërsa, Pakoja e Ahtisaarit, që i jep fuqi ekzekutive shefit të ICO-së është miratuar me aklamacion në Kuvendin e Kosovës”, tha ai. Lëvizja “Fol” e ka vlerësuar të pavërtetë edhe një deklaratë tjetër të Thaçit, i cili së fundi ka shprehur shqetësimin për mosangazhim adekuat të shefit të ICO-së për veriun e Mitrovicës, për mosmbështetje të plotë për implementimin e strategjisë, dhe për mbisundim të ligjit në veri.

“Feith është zyrtari i lartë ndërkombëtar që vazhdimisht i ka përkrahur përpjekjet për të vendosur rend dhe ligj në veriun e Kosovës, dhe këtë e ka përmendur vetë zoti Thaçi në disa raste. Prandaj, deklarata më e re është hipokrizi e skajshme dhe reagim i pamatur që lidhet krejtësisht me çështjen Limaj”, ka thënë, Petrit Zogaj.

E pavërtetë është vlerësuar edhe deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në janar të vitit të shkuar pati paralajmëruar padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj presidentit Fatmir Sejdiu rreth vendimit të tij për zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Sipas aktivistëve të “Fol” sot e kësaj dite Haradinaj dhe partia e tij nuk kanë deponuar kurrfarë padie ndaj presidentit Sejdiu në Gjykatën Kushtetuese të vendit. Në “Matësi i së vërtetës” kësaj radhe është futur edhe një deklaratë e shefit të ICO-së, Pieter Fieth, i cili një ditë para bastisjes së EULEX-it në zyrat e MTPT-së pati thënë se qytetarët do të shohin më shumë hapa që do të ndërmerren, ngase, në të kundërtën, sipas tij, Kosova kurrë nuk do të shënojë përparime në rrugën drejt Bashkimit Evropian. /Zëri/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Fol: Feith mund të shkarkojë ministrat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feith: Disa pjesëtar të UÇK-së mund të kenë bërë kime
» Ministrat e ardhshëm të kenë integritet të lartë moral
» Edhe Dell me ministrat në Bullgari
» Kryeministri e ministrat "maskojnë" veturat zyrtare
» Ministrat Rexhepi e Çeku “rrëfehen” për memorandumin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: