Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 AKR:Mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

AKR:Mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes   Empty
MesazhTitulli: AKR:Mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes    AKR:Mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes   I_icon_minitimeSat Oct 23, 2010 8:59 am

AKR:Mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk do ta kenë problem që ta mbështesin mocionin e mosbesimit të Qeverisë, pasi në të nuk figuron askund keqqeverisja, por vetëm “fajësia” e LDK-së për shkaktim të krizës institucionale. Në rast se një mocion i tillë, i formuluar nga AKR-ja kalon më 28 tetor, atëherë data më e largët për zgjedhje të parakohshme do të jetë 12 dhjetori.
E përditshmja Koha Ditore ka siguruar mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të përpiluar nga Grupi parlamentar i AKR-së, në të cilin si arsyetim për largimin e Qeverisë aktuale merret vetëm rreziku që vendi mund të përfundojë në krizë të përgjithshme institucionale, pas veprimeve të LDK-së.

“Kriza institucionale, e shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku ka konstatuar shkelje serioze të Kushtetutës të Republikës së Kosovës nga ana e presidentit, që ka rezultuar me dorëheqjen e presidentit të Kosovës dhe pas tërheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeveritar, rrezikon të derivojë me krizë të përgjithshme institucionale në vend”, thuhet në arsyetimin e mocionit.

Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli e arsyeton këtë formulim me degjenerimin e vazhdueshëm të Qeverisë që është duke ndodhur, pikërisht si rrjedhojë e vendimeve të specifikuara në mocion.

“Ne nuk e kontestojmë faktin që kjo qeveri ka degraduar qysh nga fillimi, megjithatë jemi mbështetur në thellimin e krizës së shkaktuar së fundmi”, ka theksuar Makolli. Ai nuk ka pranuar që mungesa e një paragrafi në mocion ku do të specifikohej keqqeverisja të jetë bërë me qëllim që deputetët e PDK-së ta kenë më të lehtë mbështetjen e tij.

Vetëm gjatë të premtes, ai ka thënë se mocioni është mbështetur nga 20 deputetë, prej të cilëve, sipas tij, asnjë nuk është i PDK-së. Makolli ka shprehur besimin se mocioni do të jetë gati me 40 nënshkrime, qysh të hënën e javës së ardhshme, mirëpo nuk ka qenë i sigurt se kur do të trajtohet nga Kryesia e Kuvendit.

Me rregulloren e punës së Kuvendit, parashihet që mocioni i mosbesimit për Qeverinë të vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë e jo më herët se dy ditë nga parashtrimi i tij në Kuvend. Nëse mocioni arrin të futet në votim dhe të miratohet në seancën plenare që do të mbahet javën e ardhshme, atëherë ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi do to të ketë mundësi që po atë ditë ta shpërbëjë Kuvendin dhe brenda dhjetë ditësh ta shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AKR:Mosbesim shkaku i krizës, jo i keqqeverisjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkaku i dëmtimit të pankreasit
» Duhani, shkaku i parë i vdekjeve në botë
» Adresa e krizës - selia e LDK-së
» Rritet papunësia në Spanjë për shkak të krizës
» Topi shton përpjekjet për zgjidhjen e krizës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: