Me vite të tëra rreth gripit lidhen keqkuptime të shumta. Marrë parasysh se këtu bëhet fjalë për infeksion që ka kaluar nëpër shumë hulumtime shkencore, ka ardhur koha që njerëzit të dinë më tepër rreth gripit.
Gripi është infeksioni më i shpeshtë në botë. Gjatë jetës së njeriut çdo njeri kalon rreth 200 gripe, që mesatarisht zgjasin rreth nëntë ditë. Shkaku i shpeshtë i shfaqjes së tij, gripi ishte në qendër të vëmendjes të hulumtuesve. Të dhënat e grumbulluara rreth gripit thyejnë disa mendime të gabuara që mbizotërojnë me vite të tëra.
Gripi nuk është rezultat i imunitetit të dobët
Pavarësisht mendimeve të shumta, nuk ekzistojnë fakte të mjaftueshme se gripi shkaktohet si pasojë e sistemit të dobët imun. Më saktësisht, sipas ekspertëve, simptomat e pakëndshme të gripit janë shenjë se sistemi imun është i qëndrueshëm dhe se në atë mënyrë ai lufton kundër atyre simptomave të gripit.
Vitamina C nuk parandalon gripin
Edhe pse shumë theksojnë se vitamina C është preventivë e mirë, fakti qëndron aty se nuk do ta parandalojë gripin. Vitamina C deri diku mund ta shkurtojë zgjatjen e gripit, por nuk do të zbusë simptomat e as nuk do t’i parandalojë ato.
Gripi përcillet me një të puthur
Viruset që shkaktojnë gripin në trupin tonë depërtojnë përmes gojës. Më së shpeshti përcillen gjatë kollës, teshtitjes dhe prekjen e sipërfaqeve të infektuara me duar. Studimet kanë treguar se rrallëherë përcillet me anë të pështymës.
Qëndrimi në ambient të mbyllur nuk ofron mbrojtje
Qëndrimi në ambient të mbyllur është burim më i madh i infektimit me grip sesa qëndrimi përjashta. Shkaktari në i shpeshtë i infektimeve janë miu i kompjuterit, ngase fsheh shumë viruse dhe jo vetëm ata në punë, por edhe ata që i keni në shtëpi.
Rrobat e ngrohta nuk ndihmojnë
Ekspozimi ndaj të ftohtit nuk ka kurrfarë lidhje me gripin. Gripi më së shpeshti ndodh gjatë vjeshtës dhe dimrit, ngase shumicën e kohës njerëzit qëndrojnë mbyllur dhe për viruset është shumë më e lehtë të kalojnë nga njëri te personi tjetër.
Ajo që ndikon është supa e pulës
Disa hulumtime kanë vërtetuar se supa e pulës zbut proceset infektuese në trup që ndodhin gjatë gripit.
Konsumimi i tepërt i lëngjeve nuk luan rol të madh
Shumica gjatë fazës së gripit këshillojnë konsumimin e shumë lëngjeve, por këshilla të tilla nuk gëzojnë përkrahjen e ekspertëve. Pra, nuk është vërtetuar se lëngjet shpejtojnë shërimin nga gripi, prandaj duhet konsumuar në mënyrë normale.