Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje Empty
MesazhTitulli: Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje   Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje I_icon_minitimeSun May 16, 2010 12:11 pm

Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje







Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje Facebook-logo-300x225 Zilie Feçi
Facebook është një rrjet social, që në Shqipëri filloi të përdoret
masivisht diku nga fundi i vitit 2008. Të gjitha kategoritë kanë një
faqe të tyren, ku kanë dhënë detaje mbi jetën e arsimimin dhe
komunikojnë pafund me njerëz të ndryshëm, të njohur e të panjohur. Ky
rrjet së fundi ka filluar të ketë vlerë edhe për Policinë. Kjo e fundit
ka skeduar emrat e personave të kërkuar dhe përmes kërkimit ka mundur të
gjejë foto të tyre, por në pamundësi për t’i arrestuar ata, Policia
merret me shokët e tyre, ata që janë të njohur apo të panjohur, ku si
një element pozitiv shërbejnë fotot e ndryshme. Ka edhe më shumë se kaq.
Persona të ndryshëm dalin në mbrojtje të vrasësve; siç ishte rasti i
Dritan Dajtit dhe Ledion Marës. Edhe pse i vdekur, Mara, bashkëpunëtori i
Dritan Dajtit, nga dora e të cilit u vranë 4 policë, ka grupin e tij të
fansave në Facebook. Pak kohë më parë grupi i fansave nuk hezituan të
shprehen se do ia merrnin hakun Ledionit, shokut dhe mikut që u vra nga
dora e policisë në kapjen e superkriminelit. Në atë kohë, një person me
emër të koduar ka hapur blogun me mbishkrimin për Marën me citimin:
“Kujtimi yt do të vazhdojë të mbetet i gjallë, hakun nuk ta lëmë pa e
marrë”. Në një rast të tillë, duket se Policia fillimisht nuk e besoi,
por më pas veproi dhe mbajti për shumë muaj nën kontroll shokët e Ledion
Marës dhe Dritan Dajtit. Klubi i fansave përbëhej nga grupi siç janë
identifikuar dhe ata vetë, djemtë e “Rrugës Ypsilon”, adresë e cila u
gjet nga Policia. Deri këtu, duket se me “facebook” paska edhe sukses.
Por të martën në Elbasan ndodhi një vrasje. Një djalë nga Vlora kishte
lidhje me një vajzë gjimnaziste në Elbasan. Ata ishin parë fizikisht
gjatë një ekskursioni në Vlorë, më pas përmes “Facebook”. Kishin
komunikuar vazhdimisht në chat online të Facebook dhe për një kohë të
gjatë mes tyre gjithçka ishte normale. Por duket se xhelozia nisi kur
djali Endri Llambraj nga Vlora pa në faqen e “Facebook” të vajzës që
donte disa foto, ku ajo kishte dalë me persona të tjerë, një pjesë e të
cilëve djem. Por kjo nuk është pritur mirë dhe sipas Policisë, një gjë e
tillë mendohet të ketë qenë shkak për vrasjen. Të shkojmë më tej. Dy
persona u arrestuan nga policia në Itali me akuzën se kanë tentuar të
vrasin me armë një 26-vjeçar për shkak të ofendimeve në “Facebook”.
Sipas policisë, ngjarja e ka zanafillën te disa fyerje të kryera në
“Facebook” nga autorët e ngjarjes adresuar gruas së një 26-vjeçari. Kjo e
fundit ka lajmëruar të shoqin e saj për personat që po e fyenin në
“Facebook” dhe menjëherë ka nisur të kërkojë personat. Policia bëri të
ditur se dy personat, një burrë 41 vjeç dhe një 29-vjeçar kanë qëlluar
me armë në drejtim të personit që u kishte kërkuar sqarime për fyerjet
në Facebook në adresë të gruas së tij. Ka edhe më. Mashtrimet me
facebook. Edhe për shqiptarët. Dikush hap faqe facebook, sikur është
Lorik Cana, Adi Krasta, Sali Berisha, e shumë, e shumë të tjerë, që në
fakt nuk kanë një faqe të tyre në këtë rrjet social. Mashtruesit flasin
në emër të tyre. Hiqen si ata dhe sa për të dhënat nuk e kanë aspak të
vështirë. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe gjen edhe foto
edhe të dhëna sa të duash. Pak ditë më parë Facebook kishte bërë disa
ndryshime që i jepnin mundësi përdoruesve të zgjidhnin opsionet dhe
informacionet që do të shfaqeshin në profilet e tyre.
Edhe pse “Facebook” angazhohet për garancinë e të dhënave, është
konsideruar si një rrezik serioz për informatat personale të anëtarëve
të rrjetit. Një kontraktues i Qeverisë amerikane ka thënë se “Facebook
është bërë më i frikshëm se sa i bukur”. Presidenti i Facebook për
politikat e jashtme, Elliot Schrage, ka thënë se ndryshimet e
vazhdueshme kanë ardhur si pasojë e rritjes së numrit të anëtarëve, më
tepër se 400 milionë aktualisht në të gjithë botën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Facebook në Shqipëri: Kërcënime, arrestime, xhelozi, vrasje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aksioni përfundon pa arrestime
» Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje
» Shqipëri-EBA, të rritet bashkëpunimi
» Krimet Komuniste Në Shqiperi
» Avullohen aksionet e PTK-së në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: