A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
| Titulli: Shqipëri-EBA, të rritet bashkëpunimi Fri Jun 25, 2010 9:18 pm | |
| Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, me ç’rast dy homologët i vlerësuan si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë dhe vullnetin e qeverive përkatëse për një intensifikim të mëtejshëm të tyre, si në planin dypalësh ashtu dhe në atë shumëpalësh. Në mënyrë të veçantë u bisedua mbi zgjerimin konkret të bashkëpunimit ekonomik, sidomos në fushën e investimeve. Meta dhe Sheikh Abdullah Al Nahyan shprehën mirëkuptimin për plotësimin e kuadrit ligjor të bashkëpunimit me nënshkrimin së shpejti të Marrëveshjes për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve; Marrëveshjes për heqjen e taksimit dyfishtë; Marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe teknik; Marrëveshjeve për transportin detar dhe ajror; Marrëveshjes për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit; Marrëveshjes për bashkëpunimin arsimor. Gjithashtu, Meta ftoi Qeverinë dhe investitorët emiratas për të qenë më të pranishëm në sektorët strategjikë të ekonomisë shqiptare si dhe në procesin e privatizimit. Një falënderim i veçantë në emër të qeverisë shqiptare u përcoll nga Meta për kontributin e vazhdueshëm që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, duke theksuar se EBA ishte shteti i parë i Gjirit që njohu shtetin e Kosovës. Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pasi shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë të dytë në Shqipëri, theksoi edhe një herë konsolidimin gjithnjë në rritje të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy Qeverive dhe popujve tanë. Ai përshëndeti palën shqiptare për hapjen e ambasadës në Abu Dhabi, me besimin se bashkëpunimi dypalësh do të njohë përparime të mëtejshme në çdo fushë me interes të ndërsjellë. Sheikh Abdullah Al Nahyan shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për dhënien e asistencës financiare dhe teknike për Qeverinë shqiptare në fushën e energjisë së rinovueshme, si dhe për arsimimin e studentëve shqiptarë në universitetet e Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/ | |
|