Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 “Torcida”, e paanshme në derbin e Mitrovicës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

“Torcida”, e paanshme në derbin e Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: “Torcida”, e paanshme në derbin e Mitrovicës   “Torcida”, e paanshme në derbin e Mitrovicës I_icon_minitimeSat Oct 30, 2010 8:46 am

“Torcida”, e paanshme në derbin e Mitrovicës 30-torcida4
Prishtinë, 30 tetor - Grupi i tifozëve "Torcida" ka vendosur që të jetë i paanshëm në derbin e qytetit të Mitrovicës në mes Trepçës dhe Trepçës '89. Ndeshja në mes kampiones në fuqi, Trepça, dhe skuadrës së rikthyer në elitë Trepça '89 zhvillohet të dielën në stadiumin "Adem Jashari" dhe i takon javës së 13-të të Superligës në futboll.
"Kryesia e grupit të tifozëve 'Torcida' lut anëtarët e këtij grupi dhe qytetarët e Mitrovicës që të jenë prezentë në numër sa më të madh në ndeshjen e dy skuadrave tona të zemrës, Trepça dhe Trepça '89. Kërkojmë nga tifozët që do të jenë prezentë në stadium që të krijojnë atmosferë të bukur sportive, por që të mos anojnë për asnjërën skuadër", thuhet në një njoftim të “Torcidës”.
"'Torcida' pas konsultimit me kryesitë e dy klubeve ka vendosur të heqë dorë nga ideja e djegies së flamurëve rusë dhe serbë gjatë ndeshjes. Ky vendim është marrë për të kontribuar që atmosfera të jetë sa më e mirë".
Në ndeshjen e parë të këtij edicioni në mes dy ekipeve të Mitrovicës, tifozët e këtij qyteti ishin të ndarë. Disa anonin për Trepçën e disa për Trepçën '89. Ndeshjen e parë të luajtur në "Riza Lushta" e fitoi Trepça '89 me rezultat minimal 1:0. Kjo ndeshje u përcoll me tensione në fushë, por edhe në tribuna.
"Torcida" të enjten mbrëma ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku është zgjedhur kryesia e re e këtij grupi. "Torcida" përkrah të gjitha klubet e sportit të qytetit të Mitrovicës, kryesisht ato me emrin Trepça.
Kapiteni i Trepçës, Elvis Osmani, nuk ka komentuar vendimin e "Torcidës" por ka thënë se për tifozët është e vështirë që të gjenden në stadium e mos të anojnë për njërën skuadër.
"Për adhuruesit e futbollit është e pamundur që të mos përkrahin njërën skuadër edhe nëse ndeshjen e shikojnë në televizion. Të jesh në stadium dhe të mos anosh për njërën apo tjetrën skuadër është edhe më e vështirë. Nuk është e mundur që dy skuadra të duhen njëjtë", ka thënë Osmani. Ai pret që skuadra e tij të shënojë fitore kundër rivales lokale. Trepça në xhiron e kaluar mposhti Drenicën në Skenderaj.
Ndërkohë, kapiteni i Trepçës '89, Shpëtim Idrizi, vlerëson se vendimi për paanshmëri në derbi është pozitiv.
"Duke ditur gjendjen në të cilën është qyteti i Mitrovicës, atëherë mendoj se vendimi i “Torcidës” për të qenë të paanshëm në derbin lokal është pozitiv. Është normale që skuadrat të kenë tifozët e vet dhe do të vijë koha kur Trepça '89 dhe Trepça do të kenë tifozët e tyre, nuk do të ketë të paanshëm", ka thënë Idrizi. Ai është i suspenduar për ndeshjen e së dielës.
Kampionia në fuqi, Trepça, mban vendin e gjashtë me 16 pikë. Trepça '89 ka dy pikë më shumë dhe renditet e pesta. Rivaliteti në mes këtyre dy skuadrave është rritur dukshëm në vitet e fundit. Derbi mitrovicas është derbi më i madh lokal në Superligën e Kosovës në futboll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Torcida”, e paanshme në derbin e Mitrovicës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lazio humbi derbin e kryeqytetit
» Reali fiton derbin madrilen
» Milan fiton derbin e qytetit
» Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas
» Sulmi ndaj arbitrit ndërpret derbin në Gjakovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: