Mënyra e të ushqyerit luan një rol shumë të rëndësishëm në uljen e kolesterolit.
Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin. Me ndihmën e disa parametrave të thjeshtë mund të kontrolloni nivelin e kolesterolit dhe të lehtësoni kurën e ilaçeve.
E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime sidomos në stinën e verës ku organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime.
Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur. Për të ulur kolesterolin nuk duhet të konsumoni veçanërisht yndyrnat e ngopura. Yndyrnat e ngopura që gjenden tek mishi , produktet e yndyrshme të qumështit dhe tek disa vajra mund të rrisin kolesterolin tuaj. Yndyrnat që përmbajnë margarinat, gurabijet, krekërat dhe kekët e marketit rrisin kolesterolin e dëmshëm dhe ulin kolesterolin e mirë.
1- Tërshëra
Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet, vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind. Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.
2- Bajamet
Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005, zbuluan se në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.
3- Batha dhe thjerrëzat
Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005, u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.
4- Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.
5- Elbi
Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004 rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë çka përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi përmban Potasiumim, i cili është I përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.
6- Avokadot
Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.
7- Alkooli
Të pish një gotë verë në darkë apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak,si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.
8- Karota
Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.
Kolesteroli kurohet me oriz të kuq dhe të jeshilta
Kolesteroli mund të luftohet me produkte natyrale. Nga një studim i realizuar nga një grup ekspertësh të Cnr në Itali është dalë në përfundimin se orizi i kuq i fermentuar dhe perimet e jeshilta mund të kontribuojnë për një dietë të ekuilibruar kundra kolesterolit.
Ata kanë botuar studimin e tyre me titull “Metabolizimi dhe Sëmundjet Kardiovaskulare” në Itali ku shpjegojnë gjithë dietën ushqimore që ndihmon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak.
Një minipije e bërë me 2 gramë qumësht, oriz të kuq dhe disa të jeshilta është terapia ideale që bëhet në shtëpi dhe nuk ka nevojë të blihet në farmaci. Por sipas ekspertëve kjo lloj pije duhet pirë gjatë gjithë jetës. “Linee Guida”, është një revistë periodike që shpërndahet në gjithë botën dhe ka të sqaruar gjerësisht përgatitjen e kësaj pijeje.
Studimi më i fundit i Cnr u bë pas testimit në 20 pacientë të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata e kishin sasinë e sheqerit në gjak 254 mg/dL ndërkohë që mesatarja është 184 mg/dL. Pas trajtimit sasia e sheqerit në gjak tek këta pacientë u normalizua. Mbajtja e kësaj diete do të ndihmonte të gjitha ata që vuajnë nga tensioni i lartë, diabeti, dhe një sërë sëmundjesh të zemrës.