Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Radikalët pushtojnë me armë Kuvendin në Mitrovicë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Radikalët pushtojnë me armë Kuvendin në Mitrovicë Empty
MesazhTitulli: Radikalët pushtojnë me armë Kuvendin në Mitrovicë   Radikalët pushtojnë me armë Kuvendin në Mitrovicë I_icon_minitimeTue Nov 02, 2010 7:11 pm

Radikalët pushtojnë me armë Kuvendin në Mitrovicë 02mitro4
Mitrovicë, 2 nëntor – Është pushtuar me forcë nga radikalët serbë objekti i komunës në veri të Mitrovicës, ku ushtronte veprimtarinë administrata, një koalicion po ashtu i pushtetit në Beograd. Radikalët e SNS të Tomisllav Nikoliqit dhe përfaqësuesit e DSS-së të Voisllavë Koshtunicës, kanë marrë me dhunë objektet e komunës. Në përkrahje të radikalëve ka dalë edhe Këshilli Nacional Serb me në kryer Millan Ivanoviqin. Në këtë mënyrë ata kanë dëbuar nga zyrat përfaqësuesit e koalicionit në fuqi, të tubuar rreth DS, parti e Boris Tadiqit.
Për zhbllokimin e situatës në këtë komunë paralele, tani më tepër të acaruar përfaqësuesit e koalicionit në fuqi kanë kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Beogradit në zhbllokimin e situatës. Burime të Koha.net nga veriu i Mitrovicës, lidhur me këtë ndërhyrje të partive opozitare radikale serbe në këtë komunë, theksojë se radikalët e Nikoliqit dhe “demokratët” e Koshtunicës kanë hyrë të armatosur në objekt, duke kërcënuar me vdekje punëtorët e administratës dhe kryetarin e Komunës dhe të Kuvendit. Në një komunikatë të lëshuar për media të martën, thuhet se koalicioni DS, G17 plus, SPS-PUPS-JS, Iniciativa qytetare ‘Serbia, Demokracia, Drejtësia’ e Oliver Ivanoviqit dhe SDPS e Rasim Laiqit reagojnë në lidhje me hyrjen e dhunshme të përfaqësuesve të SNS dhe DSS në objektin e të ashtuquajturës komunë paralele në veri të Mitrovicës, duke penguar në punën e organeve, për këta, legjitime të komunës. Në komunikatën e lëshuar thuhet se “përfaqësuesit legjitimë të komunës janë zgjedhur në votimet komunale të mbajtura më 26 korrik 2010. I vetmi organ legjitim dhe legal i Komunës së Mitrovicës është kryetari i Komunës Ivica Mirkoviq dhe kryetar i Kuvendit, Ksenija Bozhoviq si dhe persona të tjerë të zgjedhuar”, siç thuhet në komunikatë. “Pengimi në kryerjen e detyrave nga ana e përfaqësuesit të SNS-së dhe të DSS-së të Nikoliqit, përkatësisht Koshtunicës, është pengim në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve, si asfaltimin e rrugëve, pengimin në ndërtimin e ndërtesës së ‘Sindikatës’, pengim në zgjidhjen e problemeve në rrjetin e ujësjellësit dhe me këtë kanë sjellë në pyetje edhe dhënien e pagave për punëtorët e komunës dhe të organizatave të tjera komunale thonë ish-zyrtarët e pushtetit paralel të Beogradit në Mitrovicë, që tani më gjenden të dëbuar në rrugë.
Përfaqësuesit e të ashtuquajturës komunë të Mitrovicës kërkojnë nga organet kompetente të Serbisë që urgjentisht të ndërhyjnë me qëllim të zhbllokimit të komunës dhe të fillimit të punës. Situata e ndjeshme politike në këtë qytet në këtë mënyrë është përkeqësuar
më tej, thuhet në këtë komunikatë.
Në anën tjetër përfaqësuesit e Këshillit Nacional Serb (KNS) të veriut të Kosovës kanë thënë se situata e përgjithshme në Kosovë është duke u përkeqësuar në mënyrë rapide. Përkeqësimin e situatës e ka përshkruar të martën, në takimin me gazetarë në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, kryetar i KNS-së, dhe ka shtuar se regjimi i Beogradit është duke i ndihmuar në mënyrë direkte mentorët e pavarësisë së shqiptarëve. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt përfaqësuesin e këshillit për politikë të jashtme të Partisë Demokratike, Dragolub Miqunoviq, se me deklaratat e tij është duke tentuar të tërheqë serbët në
institucionet e Kosovës së pavarur përmes zgjedhjeve.
Duke folur për pushtetin lokal në veri të Mitrovicës, ai potencoi se vullneti i qytetarëve, i shprehur në zgjedhjet e majit, duhet të respektohet. Ndërsa Ivanoviq kërkon që qeverisja komunale në veri të Mitrovicës të formohet nga SNS-ja dhe DSS-ja, të cilët kanë marrë vota më shumë, por jo edhe për të formuar qeverisjen komunale në veri të Mitrovicës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Radikalët pushtojnë me armë Kuvendin në Mitrovicë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sejdiu: Në Kuvendin Zgjedhor do të dihet se kush do ta drejtojë LDK-në
» Gecët dënohen me një mijë euro për “kuvendin e karrigeve”
» Të shtëna me armë zjarri në veri
» Mitrovicë: Të shtëna në Lagjen e boshnjakëve
» UNDP: Rreth 330 mijë armë pa leje në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: