iliriana Studentë i FM-së
Postime : 3702
| Titulli: “Enver Hoxha” përplas Ramën me Berishën Tue Nov 02, 2010 7:15 pm | |
| Tiranë 2 nëntor - Ish muzeu Kombëtar dedikuar figurës së diktatorit Enver Hoxha është kthyer në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri. Debati për ekzistencën apo jo të këtij mauzoleu ka sjellë debate mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama gjatë mbledhjes së “Komitetit Shtetëror për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar, dje në selinë e kuvendit. Kryesocialisti Edi Rama e quajti debatin për prishjen e Piramidën e cila sot quhet “Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori” si një debat të kotë. Duke vënë theksin tek nevoja për të ruajtur monumentet e së shkuarës Rama tha se kjo grehinë ka nevojë për rregullim. Kreu i opozitës e quajti idenë për prishjen e Piramidës si talibanizëm si ai i Enver Hoxhës me kishat dhe xhamitë. "Në rast se është fjala për të ndërtuar një parlament të ri aty ku gjendet piramida, unë dhe në jemi dakort, me kushtin që kjo gjë të bëhet ashtu sic e bën bota, me një konkurs ndërkombëtar me arkitektë të njohur me propozime të njohura jo me konkurse ndërkombëtare si ajo që u bë për konkursin parardhës, por që u keqpërdor dhe ky konkurs te perdoret për të ndërtuar jo një parlament të bukur sic thoni ju por, nje parlament unik në llojin e vet. Por ju nuk mund ta kuptoni këtë Berisha se ju jeni pjesë e realizmit socialist", tha Rama. Kryebashkiaku kujtoi miratimin e projektit për godinën e parlamentit të kryesia e kuvendit, një prej projekteve më të mira që do të sillte një ndërtesë unike në llojin e saj. Po ashtu ai kujtoi edhe shpenzimin e miliona lekëve në idenë për ndërtimin e teatrit kombëtar në ambientet e piramidës, para këto të kontributeve të shqiptarëve në buxhetin e shtetit. Por kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij e quajti ndërtimin e parlamentit të ri si një domosdoshmëri. “Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka parlamentin e saj, por e ka atë në ndërtesa të ndryshme, në distanca dhe jo tërësisht funksionale siç do të duhej ligjvënësve të vendit, për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj zgjedhësve. Koncepti ndaj parlamentit në tërësi në këtë vend ka qenë rudimental, ndaj dhe faktikisht në rrafsh me ndërtesën përveç viteve të para të tij, parlamenti ka qenë një institucion jetim”, tha kryeministri. Kreu i qeverisë e quajti vëndin ku ndodhet mauzoleu i diktatorit si më të përshtatshmin për Parlamentin e ri. “ Mauzoleu u vendos aty për të përjetësuar kujtimin e një njeriu që në historinë e këtij kombi do të mbetet njeriu më barbar, më mizor, me gjakësor i të tëra kohërave. Njeriu që çoi kombin në alternativën për të qenë apo për të mos qenë; që ndërtoi më shumë bunkerë se spitale dhe universitete; që ekzekutoi pa gjygj mijëra e mijëra qytetar të pafajshëm; që rrënoi dhe shkatërroi trashëgiminë kulturore shekullore dhe mijëra vjeçare të shqiptarëve. Pra edhe për aq sa është nostalgjia do të thosha se ajo është gjëja më absurde dhe më e pa justifikueshme. Shumë lehtë mund të shtrohet pyetja, pse tani? Absolutisht, sepse tani kjo qeveri ia doli të disponojë të gjitha mjetet për ta ndërtuar atë duke zbatuar të gjitha projektet, duke rritur rrogat, duke rritur pensionet, duke ndërtuar shkolla, duke ndërtuar rrugë dhe është pikërisht tani”, tha Berisha. Sipas tij, tashmë pas 100 vitesh Shqipëria do të ketë Parlamentin, në godinën më dinjitoze dhe më moderne të kryeqytetit. “Vlerësoj thirrjen e Komitetit Shtetëror për ndërtimin e Parlamentit të ri dhe dua të theksoj se Parlamenti, institucioni themelor i këtij shteti pas 100 vitesh rruge të komplikuar të këtij vendi, nga kaos në mbretëri, nga mbretëri në okupacion, nga okupacion në diktaturë, ku vend do të ketë Parlamentin e ri. Kjo ndërtesë do të jetë më dinjitoze të kryeqytetit të vendit. Ndërtimi i parlamenti është një imperativ para së gjithash funksional. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka Parlamentin e saj, por e ka atë në ndërtesa të ndryshme dhe në distanca, dhe jo tërësisht funksional”, tha kryeministri Berisha, i cili theksoi ndër të tjera se, maketi i kompleksit të ri parlamentar, krahas jurisë arkitekturore do të votohet dhe elektronikisht nga juria e qytetarëve. | |
|