Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri Empty
MesazhTitulli: 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri   100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:10 pm

100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri







100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri 100-keshilla-v
Si të shmangni problemet e hipertensionit, zemrës, kancerit,
hollimit të kockave e shumë sëmundjeve të tjera, këshilla dhe sugjerime
për parandalimin dhe kurimin tyre. Shëndeti fizik e mendor janë ato
çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën, por si ndikon
aktiviteti fizik në shëndetin tonë. Shqetësimet që shfaqen dhe shumë
këshilla mjekësore për t’i shmangur ato. Recetat më të fundit që japin
mjekët për të shmangur shfaqjen e stresit, problemeve me zemrën,
hipertensionin, sëmundjet e trurit e shumë të tjera. Si të përvetësoni
aleatët bazë të mirëqenies tuaj. Një guidë e veçantë për shëndetin e
gjithsecilit në një speciale prej pesë faqesh në gazetën “Tirana
Observer”, me këshilla dhe “strategji” tepër të thjeshta të cilat mund
të sjellin dobi kolosale për mirëqenien tuaj. Sigurisht, sëmundjet mund
të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e
mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të
shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një
sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen
në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e
gjendjes.Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me
mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e
përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Tipat,
mënyrat dhe sugjerimet e mëposhtme janë shpallur si rezultat i një
kërkimi disavjeçar në ketë fushë. Mbi ketë studim është punuar për
rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme.
Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme
pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore.
Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.
Këshillat e mjekeve për të qenë të shëndetshëm
Tipat mënyrat dhe sugjerimet e mëposhtme janë shpallur si rezultat i
një kërkimi disavjeçar në ketë fushë. Mbi ketë studim është punuar për
rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të
ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të
përditshme pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme e as
efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.
1- Konsumoni me pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e
realizuara kanë treguar se jeta e një personi i cili
ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet
në 40 për qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale
shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhurate e mrekullueshme e
natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit sidomos i arrës së gjelbër të kokosit
është nektari më i pasur me vitamina për trupin tonë.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë
në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të
zemrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- Bel, dhurata më madhështore e natyrës e dobishme për luftimin e
shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e
ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra. Në ketë
kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur
ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit
të diellit apo një ditë të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të
tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshire dhe dietën tuaj ditore:
perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra,
lajthi, bajame, kungull, etj.
11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një
vakt produkte të freskëta të gjelbërta, si: spinaq, lakër, sallate
jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe
në rregullimin e normës së tensionit të gjakut.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten e cila
gjendet edhe të karota dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike të
cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizimi dhe sjellin mundësitë për
vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar
metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për
organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton
qelizat e gjakut koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat
dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin
nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur,
sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me
karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një dite në jave të konsumoni vetëm fruta
në mënyre që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të
tretjes.
16- Po ashtu një dite në jave konsumoni ujë me
tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë në
mënyrë që t’i jepni organizimit tuaj çdo herë që pini ujë të njëjtën
sasi.
20- Është mirë që ujë të mos pihet menjëherë por pak nga pak me
pushime të vogla.
21- Po ashtu tre here ne jave pini lëngje frutash të shtrydhura, si
lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote, etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk
përmban lendet e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa me pak të jete e
mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i
kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po
ashtu kripa gjendet të uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç
në rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veproje ndryshe.
24-Shtoni lakrat ne dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës;
për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lende ushqyese si dhe
përbërës tonike të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën
muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vi vitaminash
29- produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri produktet të cilat
përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese të
cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normën presionin e gjakut
si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizimin tonë.
31- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në
dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm.
Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
32-Biokimiket në kombinim numër 28, përmbajnë të 12 llojet e
kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i
përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
33- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe
jetëgjatësinë e trupit.
34- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste
sëmundje prandaj përpiquni t’i shmangni ato.
35- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të
erëzave mund të shkaktoje sëmundje të sistemit
kardiovaskular.
36- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jete gjithmonë
në lëvizje për ketë nevojitet stërvitje dhe joga.
37- Lubrifikues – Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me
lëvizjen e trupit, zmadhimi i tyre rritë qarkullimin dhe lakueshmërinë.
38- Karrikimi i baterisë. Rrezet e sistemi nervorë janë si një
bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e
tyre gjatë lëvizjes.
39- Sistemi i ftohës. Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
40- lëndë djegëse një dietë e duhur, ushqimi, ajër, ujë dhe drita e
diellit shërbejnë si karburant për trupin.
41- Shofer i ekuilibruar. Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të
ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
42- Beni rregullisht ushtrime të lehta.
43- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejte, sepse
ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
44- Ecja e lehte është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën
kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
45- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave),
ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesë rritet.
46- Frymëmarrja e thelle dhe mbajtja e saj për pak kohe ndihmon në
rritje e jetëgjatësisë së personit.
47- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë p.sh. frymëmarrja,
mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jeta 1:4:2.
48- Mbajeni trupin drejt
49- Përpiquni të merrni, fryme me anën e majtë të hundës gjatë
ditës, dhe me anën e djathtë të hundës gjatë natës
50- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet
tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshme, kështu
që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të
shëndetshme ecja përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë
thelbësore.
51- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos
përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrëne perime të ziera
duke praktikuar kështu me joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
52- E rëndësishme është mendja temperamenti dhe mënyra e jetesës.
53- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
54- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive më shumë punë fizike.
55- Jini të lumtur dhe të qetë shmangeni zemërimin dhe temperamenti
shpërthyes.
56- Tensioni i lartë harresa dhe procesi i plakjes mund të
kontrollohet dhe procesi i plakjes nga meditimi.
57- Vazhdoni te kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me
shëndetin.
58- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe
ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar kini besim punoni
shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
59- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që
jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësisë
apo janë marrë me pyjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri Empty
MesazhTitulli: Re: 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri   100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:11 pm

Efekte pozitive dhe negative të kafesë në organizmin e
njeriut

Konsumatorët e kafesë ende nuk janë të qartë nëse kafeja ka efekte
pozitive apo negative në shëndetin e tyre. Kjo pasi studime të ndryshme
gjatë viteve kanë dhënë edhe rezultate të ndryshme, madje shpeshherë
edhe kontradiktore. Një artikull i publikuar disa ditë nga e
përditshmja amerikanë “New York Times” tregon mbi këto studime, mitet
ekzistuese rreth kafesë, dhe efektet e saj në organizmin e njeriut. A
ka mundësi që këto kontradikta për kafenë dhe kafeinën të jenë të
drejta? Përgjigjja është po, pasi kafeja dhe çaji, mbi të gjitha kanë
në përbërjen e tyre kimikate të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në
forma e mënyra të ndryshme në shëndetin e njeriut.
60- Hidratimi
Për një kohë të gjatë tek njerëzit dhe një grup mjekësh mbizotëronte
mendim,i se kafeja dhe kafeina ishin diuretike. Por studimet e kryera
vitet më të fundit treguan se njerëzit të cilët konsumojnë deri në 550
miligramë kafeinë në ditë prodhojnë urinë po aq sa ata persona të cilët
nuk marrin kafeinë. Por konsumimi i kafeinës mbi 575 miligramë,
kthehet në diuretike. Kështu nëse ju konsumoni rreth 330 miligramë
kafeinë në ditë, nuk do ju duhet të urinoni më tepër se në rastin kur
do të pinit 400 mililitra ujë. Personat të cilët konsumojnë një sasi të
caktuar kafeine brenda dozave të lejuara, janë të hidratuar, dhe ashtu
si uji, ndihmon në nevojat e organizmit për lëngje.
61- Sëmundjet e zemrës
Pacientët që kanë probleme me zemrën, sidomos ata që kanë presionin e
lartë të gjakut, duhet të konsumojnë në një masë të caktuar kafenë dhe
kafeinën, pasi njihen efektet e saj stimuluese. Por studimet e kryera
10 vitet e fundit në mbi 400 000 persona treguan se rastet e sëmundjeve
e zemrës nuk tregojnë rritje te njerëzit të cilët vazhdojnë të
konsumojnë kafen e mëngjesit, me apo pa kafeinë. “Kundërshti që duhen
besuar”, përfundojnë kardiologët e Universitetit të Kalifornisë, në San
Francisko. Evidencat tregojnë se kafeja dhe kafeina e konsumuar në
sasi të caktuara rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve të zemrës,
atakut kardiak, vdekja e hershme apo edhe prishje e ritmit të zemrës.
Por në fakt tek 27 000 gra të studiuara në 15 vjet në qendrën e
Studimeve të shëndetit të gruas në Iowa, rezultoi se gratë që pinin një
deri në tre kafe në ditë reduktonin në 24 për qind rrezikun e
problemeve kardiovaskulare.
62- Hipertensioni
Kafeina shkakton një rritje të lehtë dhe të përkohshme të presionit të
gjakut. Por studimi i realizuar tek disa 15 000 femra, tregoi se gratë
të cilat konsumonin kafe me apo pa kafeinë për një dekadë ishin njëlloj
të predispozuarat shfaqnin shenja hipertensioni si gratë që nuk
konsumonin kafe. Një studim i John Hopkins tek 3 000 meshkuj tregoi se
ndikimi i kafes dhe kafeinës në shfaqjen e hipertensionin ishte shumë i
ulët.
63- Kanceri
Në vitin 1981 në Harvard u tha se konkluzionet e një studimi tregonin
rrezikun e lartë që sillte konsumimi i kafesë në shfaqjen e kancerit në
pankreas. Por konsumimi i kafesë ka vazhduar gjithnjë e më tepër dhe
studimet e mëtejshme treguan se duhani dhe kafeja ndikonte në
zhvillimin e kancerit.
64- Hollimi i kockave
Disa studime të viteve të kaluara thanë se konsumimi i kafesë
shkaktonte hollimin e kockave dhe frakturat. Por studimet e mëvonshme
treguan se kafeja ndikonte vetën në një nivel të ulët reduktimi të
përvetësimit të kalciumit nga organizmi, dhe nuk ndikonte në sekretimin
e kalciumit. Doktor Robert Heaney nga Universiteti Creighton thotë se
efektet negative të kafeinës tek kalciumi mund të kompensohen me dy
lugë gjelle qumësht. Ai mendon se personat të cilët konsumojnë kafen
dhe çajin, nuk duhet të shqetësohen duke menduar se kafeina ndikon
negativisht në kockat e tyre.
65- Humbja në peshë
Ky është një zhgënjim. Konsumimi i kafesë rrit dhe shpejton
metabolizmin. Një studim i realizuar nga profesionalistët tek 58 000
persona gjatë 12 vjetëve treguan se tek të dyja sekset, edhe te femrat
edhe te meshkujt të cilët shtonin nivelin e konsumimit të kafeinës
shtonin në peshë, dhe nuk pësonin aspak rënie.
66- Efektet pozitive të kafesë në trupin e njeriut
Mbërrijnë lajmë të mira për ata që konsumojnë rregullisht kafenë. Ajo
madje këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sërë sëmundjesh,
përfshi atë të zemrës, por mos u çudisni, edhe për fëmijët. Por, nuk
është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe ata me ulcerë në stomak.
“Kafeja, -thotë një prej dietologëve më të njohur të Italisë, – të bën
mirë, ju, ashtu edhe fëmijëve.” “Harrojini njoftimet frikësuese”, thotë
dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni në
periferi të Milanos. Ka arsye të shëndosha shkencore për ta gëzuar
ekspresin e mëngjesit pa u shqetësuar për pasojat negative ndaj shëndetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri Empty
MesazhTitulli: Re: 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri   100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:15 pm

Të dhëna shkencore
Kafeja përmban taninë dhe antioksidante, që janë të mirë për zemrën dhe
arteriet. Kafeja mund të lehtësojë dhimbjet e kokës. Ajo është e mirë
për mëlçinë dhe mund të ndihmojë në parandalimin e cirrozës dhe gurëve
në veshka. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të
astmës dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Por nuk
mund të mohohet se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më
shumë se ç’duhet mund t’iu bëjë nervozë, mund të shkaktojë shpejtim të
rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve. Gratë shtatzëna, të sëmurët
me zemër dhe ata që vuajnë me ulcera në stomak zakonisht këshillohen ta
shmangin kafenë. Dr.Trombeti thotë se asnjë nuk duhet të pijë më shumë
se 3-4 filxhanë në ditë.
Kafeja ndikon mirë për:
- zemrën e arteriet
- dhimbjet e kokës
- mëlçinë
- cirrozën
- gurët në veshka
- astmën
67- Mangani largon depresioni
Stimulimi i qelizave të trurit me ndihmë të impulseve të shpejta
magnetike nuk është veprim i rrezikshëm dhe do të mund të ishte një
ndihmesë e madhe në luftën kundër depresionit, është përfundimi i një
hulumtimi të ri i cili është publikuar në SHBA.
Studimi i ri do të mund të ishte me interes për 20 deri në 40 për qind
të pacientëve, me të cilët nuk janë të arritur rezultate të kënaqshme
në shërimin me anë të kombinimit të anti-depresivëve dhe psikoterapisë,
apo tek ata që refuzojnë të marrin ilaçe për të shëruar këtë sëmundje.
“Ky hulumtim është dëshmi e re e efektshmërisë të stimulimit magnetik
në shërimin e depresionit”, vlerëson redaktori përgjegjës i revistës së
njohur, Biological Psychiatry, John Krystal, i cili ka publikuar
artikullin për këtë studim.
Teknika e stimulimit magnetik përtej kafkës ka të bëjë me stimulimin e
mbështjellësit të trurit me një bobinë magnetike, e cila vendoset në
skalpin e pacientit dhe krijon fushë magnetike.
Edhe në studimet e mëhershme është dëshmuar që magnetet mund të
forcojnë aftësitë mendore.
Hulumtimi është kryer për nëntë javë rresht me 325 pacientë në Kanada,
Australi dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.
68- Hipertensioni
Presioni i gjakut lidhet me forcën e shtytjes së fluksit të gjakut mbi
muret e enëve të gjakut. Zemra pompon gjakun nëpër sistemin arterial
sistem i cili shpërndan gjakun neper gjithë indet e organizmit.
Presioni i lartë i gjakut i thirrur ndryshe edhe si hipertension është
një patologji kardiovaskulare e rrezikshme pasi detyron miokardin të
punojë më me vështirësi, dhe çon në ndryshime cilësore të enëve të
gjakut drejt arterosklerozës. Ka stadifikime të ndryshme për sa i
përket ndarjes së presionit të gjakut në kategori apo stade të
caktuara, por më i pranueshmi është ky i mëposhtmi:
Normal i barabartë a më i ulët nga 120/80 mmHg
Prehipertension -120-139/80-89 mmHg
Hipertension stadi I – 140-159/80-89mmHg
Hipertension stadi II – > 160/90-99mmHg
SHKAQET
Nuk njihen në mënyre të qarte shkaqet e hipertensionit. Shumë faktorë
të thirrur si faktorë risku luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e
patologjisë, disa nga këto janë:
FAKTORI GJENETIK
-Obeziteti
-Rënia e aktivitetit fizik
-Dieta e ngarkuar me kripëra
-Alkooli
-Stresi
-Mosha
-Shenjat
Nuk ka ndonjë shenje specifike të lidhur direkt me hipertensionin,
ose më mirë të themi që shenjat nganjëherë mungojnë ose shfaqen në
rritje të shprehura të presionit të gjakut. Personi i prekur mund të
ndihet mirë në një hipertension ekzistues, dhe ai mund të zbulohet
nëpërmjet një ekzaminimi rutine. Të tjerë mund të ankohen nga dhimbje
koke, zhurme në veshe, miza para sysh, lodhje, vështirësi në
frymëmarrje, këputje, ndjesia e rrahjeve të zemrës, rrahje të
parregullta zemre (ekstrasistola), prania e gjakut në urinë, dhimbje të
forta gjoksi, etj.
Më të predispozuar për të zhvilluar hipertension janë personat që:
-Kanë persona të afërm që vuajnë nga një patologji e tillë.
-Gratë shtatzëna.
-Gratë të cilat janë nën mjekim hormonal (të cilat marrin
kontraceptive).
-Popullsia mbi 35 vjeç.
-Personat mbipeshe.
-Personat që kanë një stil jetese inaktive, jetë sedentare.
-Duhanpirësit.
Këshilla për të shmangur hipertensionin
Pacientet me hipertension të stadit I mund të kenë avantazhe nga
trajtimi medikamentoz. Medikamenti i zgjedhur në këto raste duhet të
jetë një diuretik tiazidik, ndoshta i shoqëruar me një medikament të
një klase tjetër. Diuretiket kanë demonstruar të jenë efikas në
parandalimin e komplikacioneve kardiovaskulare të hipertensionit.
Motivimi i pacienteve është një element themeltar për suksesin e
strategjisë terapeutike së duhur. Ndryshimi i stilit të jetës redukton
presionin e gjakut dhe favorizon efikasitetin e terapisë
anti-hipertensive. Ja disa këshilla për të rikthyer në normalitet
vlerat e tensionit arterial.
69- Reduktimi i peshës trupore
Objektivi është të mbahet një indeks i masës trupore (BMI) mes 18,5 dhe
24,9 kg/m (2). Për çdo 10 kg të reduktuara ka një ulje të presionit që
varion nga 5-20mmHG.
70- Adoptimi i dietës DASH
Konsumimi i një diete të pasur me fruta, perime dhe përmbajtje të ulet
yndyrash mund të çoje në uljen e presionit prej 8-14 mmHg.
Reduktimi i kripës në dietë
Reduktimi i përmbajtjes së kripës në dietën ditore në jo më shumë se
100mmol/die (= 6 g klorur natriumi) mund të ule vlerat e presionit prej
2-8 mmHg.
71- Aktiviteti fizik
Një aktivitet fizik aerobik, siç psh. ecja normale për të paktën 30
minuta në dite, çon në një ulje të presionit prej 4-9mmHg.
72- Moderimi i marrjes se alkoolit
Limitimi i konsumit të alkoolit në jo më shumë se dy gota pije
alkoolike në dite (birre, verë) për burrat dhe prej një gote tek
femrat, (për personal me peshë trupore të ulet, normale), mund të çoje
në uljen e shifrave të presionit arterial prej 2-4 mmHg.
Mënyrat e shfaqjes së hipertensionit dhe sintomat
Për shkak të ndikimit të faktorëve që nxisin hipertensionin tek secili
individ niveli i lartë i tensionit arterial mund të shfaqet në forma të
ndryshme dhe intensitet të ndryshme.
73- Kriza Hipertensive
Kur presioni i gjakut arin një nivel kritik të rritjes mund të ndodhin
dëmtime të organeve. Presioni i rritur i gjakut shoqëruar me dëmtime
progresive të organeve pasojë e hipertensionit, referohet apo njihet si
krizë hipretensive. Kiza hipertensive përfshin një gamë problemesh që
kanë të bëjnë me urgjencën hipertensive, kriza e vërtetë hipertensive.
74- Urgjenca hipertensive
Kur presioni i gjakut rritet në shifra të larta, por nuk ka dëmtime
organore si pasojë e kësaj rritje dhe shifrat e presionit të gjakut
rritjes, mund të ndodhin mund të sillen në normë dëmtime të organeve,
apo afër saj lehtësisht brenda disa orësh me medikamente
antihipertensive atëherë flasim për urgjencë hipertensive.
75- Emergjenca hipertensive
Nëse një apo më shumë organe dëmtohen nga rritja e presionit të gjakut
kemi të bëjmë me një emergjencë hipertensive. Dëmtimi organore të
shoqëruar në një emergjencë hipertensive mund të përfshijnë: Ndryshimin
në statusi mental siç konfuzion apo koma pamjaftëshmëri të zemrës
angina pectoris, lëngje në pulmone, atak kardiak, eklampsia.
Fatmirësisht emergjenca hypertensive është e rrallë. Kur ndodh ajo
është pasojë e një mosndjekje të HTA-së për një periudhë të gjatë ose e
një mjekimi jo korrekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri Empty
MesazhTitulli: Re: 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri   100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:15 pm

SIMPTOMAT E KRIZES HIPERTESIVE:
Dhimbje koke
Kontraktura-konvulsione
Dhimbje gjoksi
Vështirësi në frymëmarrje
76- HAPJA E GOJËS NA MBAN ZGJUAR
Psikologët që i kanë përcjellë 44 pjesëmarrës në studim, kanë
konstatuar se hapja e gojës i mundëson ajrin e ftohte që të të depërtojë
deri në tru, duke i ndihmuar atij që të mbetet “i zgjuar”. Krahas
kësaj, studimi, rezultatet e të cilit i ka publikuar revista shkencore
“Evolutionary Psychology”, sugjeron që në e hapim gojën kur ketë e bën
dikush afër nesh, për shkak se kjo bazohet në format e sjelljes që i
mundësojnë grupit që të mbetet zgjuar, kur i kanoset ndonjë rrezik.
Është i zakonshëm mendimi se njerëzit e hapin gojën sepse ju nevojitet
me shumë oksigjen, por në ketë studim, është parë që ndryshimi i nivelit
të oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak, nuk rezulton me
ndonjë ndikim në hapjen e gojës. Shkencëtaret amerikane kanë konstatuar
së frymëmarrja më anë të hundës, dërgon sasi shtesë të ajrit të ftohte
në drejtim të trurit, duke e zvogëluar kështu nevojën për hapjen e
gojës.
Dushi ndihmon qarkullimin e gjakut
Disave u pëlqen që të bëjnë dush me ujë të ftohte, e disa të tjerëve më
të vaket, e disa edhe më të nxehtë. Nga temperatura e ujit nga 18 deri
37 grade celsius. Varet nëse dushi do t’ju
freskoje apo do t’ju relaksojë. Zgjidheni temperaturën ideale
77- Dushi i ftohët për tu zgjuar
Filloni dushin me ujë të vakët, e pastaj dalëngadalë uleni temperaturën
derisa uji të behet plotësisht i ftohte. Filloni nga këmbët dhe shkoni
lart. Një dush i tillë e shpejton
ritmin e zemrës dhe e përmirëson qarkullimin. Është ideal për mëngjes,
kurse në mbrëmje duhet të bëhet vetëm nëse duhet të rrini zgjuar deri
natën vonë.
78- Uji i vakët për një formë të mirë
Dushi me uji të vakët është i këndshëm si në mëngjes, po ashtu edhe në
mbrëmje. Për një fillim të mirë të një dite të re, ideal është dushi me
ujë që ka temperature 30 deri 32
Grade. Ai e stimulon organizmin, por nuk shkakton shok, e përshpejton
metabolizmin dhe qarkullimin dhe e largon ndjenjën e peshës në këmbe.
Dushi i tille i bërë në mbrëmje, para darke, do t’ju freskojë pa
ndikuar në mbarëvajtjen e gjumit tuaj. Ky dush preferohet edhe gjatë
ditës, në rast se lodheni shumë.
79- Dushi me ujë të nxehtë për relaksim
Dushi me ujë të nxehtë nuk kërkon kurrfarë angazhimi shtesë të
organizmit, meqë nuk ulet temperatura e tij. Fillojeni dushin me ujë të
nxehte, deri në 37 grade. Në mbrëmje, ky dush sjell qetësi, kurse në
mëngjes siguron një zgjim të ngadalshëm. Ka të ngjarë që, pas që keni
bërë dush me ujë të nxehte në mëngjes, tërë ditën të jeni i përgjumur.
Për ta evituar ketë, përfundojeni dushin duke spërkatur duar dhe këmbët
me ujë të vakët.
Helmimet nga ushqimi në stinën e verës
Gjate verës ka shumë faktorë që e rrisin rrezikun nga helmimi me
ushqim, siç janë prishja me e shpejt e ushqimeve, insektet, përgatitja
johigjienike e ushqimit, etj. Ja disa këshilla që t’i kaloni pushimet
verore pa u helmuar me ushqim:
80- Shikojeni afatin e qëndrueshmërisë së produkteve ushqimore. Nëse
ushqimi duket i prishur, apo nëse ka erë të keqe, më mirë mos
rrezikoni, edhe nëse nuk i ka kaluar ende afati.
81- Mundimi, vjellja, dhimbja e barkut, barkqitja dhe temperatura e
ngritur janë shenja që shfaqën te helmimet me ushqim. Paraqiten 1-36
orë pas ngrënies së ushqimit të prishur.
82- Ushqimi në konserva të mbyllura hermetikisgr mund të ruhen në
temperaturën e dhomës. Por, pas hapjes hajeni menjëherë apo ta vendosni
në frigorifer.
83- Evitojeni ruajtjen e ushqimeve të mbetura gjatë verës, ngase aty
shumohen shumë shpejt baktere. Ato është rrezik që të ruhen edhe në
frigorifer afër ushqimeve të freskëta.
84- Ushqimet e freskat ruajini vetëm në frigorifer pasi temperaturat
e larta favorizojnë bakteret sidomos salmonellën.
85- Mishi i papjekur, peshku e bile edhe perimet mund të përmbajnë
baktere që do ti kontaminojnë ushqimet e tjera në frigorifer.
86- Para dhe pas përgatitjes së ushqimit lajini mirë duart.
87- Sporti dhe kafeina u mbrojnë nga kanceri i lëkurës
Ushtrimet e përditshme trupore dhe konsumi i një sasie të matur të
kafesë paraqesin mbrojtjen nga kanceri i lëkurës të shkaktuar nga
rrezet e diellit, thonë rezultate e studimit të publikuar në revistën
profesionale “Proceedings for the Nationale Academy of Sciences”
(PNAS). Sipas studimit që kanë bërë shkencëtarët nga Universiteti
“Rutgers” në Nju Xhersi, kjo ka të bëjë me pengimin e efektit
kancerogjen të rrezeve ultravioletë B (UVB), pjesë përbërëse e rrezeve
të dellit. Sipas rezultateve të institutit shtetëror për hulumtimin e
zhvillimin të kancerit, kanceri i lëkurës i shkaktuar si rezultat i
ekspozimit të tepruar në diell është forma më e shpeshtë e kancerit në
SHBA, më shumë se 1 milionë raste të reja në vit. Këta shkencorë kanë
konstatuar te minjtë laboratikë se ushtrimet e përditshme trupore të
kombinuara me sasi të matur të kafeinës e arrijnë efektin e dobishëm
duke mundësuar shkatërrimin e qelizave prekanceroze që kanë ADN të
dëmtuar nga rrezet UVB. Njëri grup të minjve i ishte dhënë ujë i
përzier me kafeinë kurse grupi i dytë i minjve detyrohej të bënte
aktivitet fizik. Minjtë e grupit të trete bëni në edhe të parë edhe të
dytën. Minjtë e grupit të katërt nuk bënin ushtrime as nuk merrnin ujë
me kafetinë. Mijtë e të gjitha grupeve ishin rrezatuar me rreze të
dëmshme UVB. Të minjtë e grupit që edhe ushtroheshin edhe merrnin
kafeinë ishin para shkatërrimit të qelizave prekanceroze, në dallim nga
tri grupet e tjera që kishin rezultate të dobëta.
88- Si dhe pse krijohet celuliti
Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës që
përmban tufa indi i lidhor. Ka dy lloje kryesore të celulitit. Celuliti
i fortë ose solid zakonisht gjendet tek gratë aktive si: balerina,
atletet etj. Ky lloj, celuliti është i vshtirë të eliminohet, sepse nuk
largohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetër, në disa raste është i
vështire dhe te diktohet, sepse ngjitet direkt me muskulin. Celuliti i
shkrifet nuk është aq i përqendruar dhe është me i dukshëm se celuliti
solid. Zakonisht gjende në zona të mëdha, është i lëvizshëm dhe mund të
shkaktoje atoni muskulore. Edhe pse me i dukshëm celuliti i shkrifet
mund të eliminohet me lehtësisht.
Kush preket nga celuliti
Zakonisht, janë gratë ato që preken me shumë nga celuliti. Ai
fillon të shfaqët tek vajzat rreth moshës 14-vjeç dhe rritet si
rezultat i hollimit dhe rishpërndarjes se shtresës së lëkurës me
kalimin e moshës. Celuliti zakonisht formohet te gratë pas lindjes dhe
tek ato që marrin i kontraceptive orale, sepse sistemi i eliminimit nuk
mund të përballojë fluksinfluksin tepër të madh të estrogjeneve në
trup. Ai mund të zhvillohet edhe pas traumave aksidentale që dëmtojnë
sistemin e qarkullimit të gjakut ose tek ato që bëjnë jetë pasive. Shumë
rrallë celuliti mund të formohet edhe te meshkujt kjo sepse rrjeti i
tyre qelizave yndyrore është në thellësi të lëkurës.
SHKAKTARET E CELULITIT
1. Dietat janë të dëmshme dhe gjithmonë krijojnë shtresa dhjamore në
trupin e femrave.
2. Stresi bën që muskujt dhe indi dhjamor të trashen.
3. Trashëgimia është gjithmonë faktor për formimin e celulitit.
4. Duhani edhe në rast se një shkon në palestër, gjithmonë është e
rrezikuar nga celuliti në rast se pi duhan.
5. Uji. Marrja e pamjaftueshme e ujit formon celulitin.
6. Mungesa e ushtrimeve. Është e këshillueshme që pesë herë në jave të
bëhen ushtrime nga 20 minuta.
89- TRAJTIMI ANTCELULIT
Nuk mund ti nënshtrohesh kësaj terapie në rastet kur vuan nga zemra,
organet e frymëmarrjes , diabet, varicet, mëlçi kronike, epilepsi,
puçrra masive, lëkura është e dëmtuar, shtatzënia, gjatë ciklit
menstrual, kur ke plage të pashëruara plotësisht në lëkurë menjëherë
pas ndërhyrjes kirurgjikale etj. Për të pasur rezultatin e dëshiruat,
duhet të kemi parasysh rregullin e hekurt të bashkëpunimit me
specialistin. Ky trajtim është i thjeshtë i pranueshëm dhe relaksues.
Humbja e peshës behet gradualisht, pa shkaktuar efekte anësor. Është e
rëndësishme që të konceptojmë faktin që kemi të bëjmë me bilanc
energjetik dhe gjatë terapisë nuk duhet të shkelim limitet e kalorive
të marra. Duhet hequr dorë nga konsumimi i ushqimeve të trajtuara në
vaj të nxehtë, pasi këto produkte shkaktojnë vështirësi në tretje.
90- Duhani dhe luhatja e peshës
Ushtrimet janë aleati më i mirë i atij që lë duhanin, sepse pengon
shtimin e peshës largon tensionin dhe dyfishon mundësinë për sukses.
Frika nga shtimi i shpejte i peshës është njëra nga pengesat kryesore
në ndërprerjen e pirjes së duhanit mirëpo. sipas statistikave një e
treta e pirësve të duhanit pas ndërprerjes se tij nuk e fitojnë as një
grame në peshe, ndërsa të tjerët mesatarisht fitojnë deri në tri
kilogramë në peshe. Mirëpo nëse në të njëjtën kohë me lënien e duhanit
fillon të merreni me ushtrime, kjo do t’iu ndihmoje që të mbani peshën
në normalitet. Studimi amerikan gjithashtu ka treguar se ushtrimet
dyfishojnë gjasat për lënien me sukses të duhanit. Po ashtu, ushtrimet
aktivizojnë endorfinën, hormonin e disponimit të mirë, ç’ka ndihmon në
uljen e tensionit që mund të paraqitet pas lënies së duhanit.
Përqendrohuni në atë së si ndiheni dhe jo se sa jeni të rendë sepse disa
kilogramë të tepërt, shumë më pak i bëjnë dëm shëndetit sesa pirja e
duhanit. Filloni të hani sa më shumë fruta të freskëta, sepse kështu do
të zvogëloni dëshirën për ëmbëlsira.
91- uria mund të ndihmojë kundër reumës
Disa dhembje reumatike në nyja mund të kontrollohen me uri të
kontrolluar. Kjo rezulton nga studimi i berë në Universitetin
“Friedrich-Schiller” në Jene. Uria nën mbikëqyrjen e mjekut, krahas
marrjes së lëngjeve u ka ndihmuar disa pacienteve që për 15 ditë të
kenë dhembje shumë më të vogla në nyja. Ishte përmirësuar edhe
funksioni i nyjave, por edhe gjendja e përgjithshme e pacientit.
Studimit e ka bërë Qendra universitare për mjekim natyror, e në studim
kanë marre pjese 36 meshkuj dhe femra me artrit reumatoid në gjunjë,
kryqe apo gishta të duarve. Ata janë kontrolluar para dhe pas urisë. Me
ketë rast është parë lidhja midis të ushqyerit dhe degjenerimit.
Konsumimi i ushqimeve me prej ardhje shtazore e nxit formimin e
thartirës arahidonike, gjë që mund të shkaktoje infeksion. Ndikimi
pozitiv i mjekimit kishte vazhduar edhe tre muaj pas studimit. Me ane
të dietës, pacientet kanë jetuar pa barna kundër dhembjeve. Por,
ekspertet këshillojnë që dieta të behet vetëm nen mbikëqyrjen e mjekut.
92- pak yndyrë ul rrezikun e kancerit të gjirit
Një studim në shkalle të gjere mes grave tregon se dieta me pak yndyre
pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së
trashe apo sëmundjet e zemrës 50 për qind e këtyre grave të marra në
studim përdornin diete frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash,
ushqime të njohura për nivel të ulet yndyrash, ndërsa 25 mije gra të
tjera përdornin diete të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin
përdorur diete ushqimore me nivel të larte yndyrash dhe gjate studimit
përdoren diete me pak yndyra, vunë re një pakësim 20 për qind të
rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyra është e mirë për
shëndetin, prandaj ato gra që janë në ketë dietë duhet ta vazhdojnë
atë.
93- Ja disa këshilla nga mjekët për astmatikët
Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita ditës po
shpeshtohet, dhe futet ndër problemet shëndetësor botërore. Në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, prej 1965-19B3, sulmet astmatike u
katërfishuan, në Angli u trefishuan; por arsyet nuk janë të qarta.
Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike janë alergjenë
të ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në
rendë të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të
dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55 % të astmatikëve janë të
ndjeshëm në ketë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve,
në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rreth 40%. Mirëpo, rolin
kryesor në shfaqjen e astmës e luan trashëgimia. Trashëgohet paraprirja
për të reaguar me manifestime alergjike në kontakt me alergjenët e
caktuara; në rastin e astmës me reagime pezmatuese alergjike të
mukozave bronkiale, që manifestohet më sulme astmatike. Pra, për t’u
shfaqur astma, nevojitet prirja e trashëguar dhe kontakti me lenden
alergjike. Astmën e shkaktojnë poleni (pluhuri i disa luleve, qimet e
bagëtive, pendlat, pluhuri kur i pastrojmë rrobat, me furçe, pastaj
edhe pluhuri i shtëpisë. Disa të sëmure janë të ndjeshëm edhe ndaj
ushqimit. Astmatiket janë rreptësishtë të ndaluar të pine duhan, kafe,
alkool, lëngje të gazuara, të mos pinë qumësht të lopës, vezë, domate,
mish me shumë yndyre, lëkuren e mishit të pulës, mish të peshkut si dhe
ushqim të konservuar.
94- Bimët kundër kollës dhe pezmatimit bronkeve
Një bime mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga
mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë
përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me
mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit por ndihmon edhe në
përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në
gjysme gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1
e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla
shoqërohet me gëlbaze, pasi e bëjnë me të lehte nxjerrjen jashtë të saj
përmes kollitjes. Një tjetër bime që përdoret kundër kollës është edhe
lulja e blirit. Mjeket këshillojnë të pihet 3 deri në 4 gota me çaj
bliri në ditë nga njerëzit që kane kolle. Efektet do të jenë të
menjëhershme. Një tjetër mënyre që përdoret nga mjekësia popullore për
largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet
çdo mëngjes nga një gotë.
95- Çokollata lufton astmën
Një grup shkencëtaresh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim
mjaft i mirë kundër disa sëmundjeve. “Merita i takon teobrominës, një
substance që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është me
efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës
kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit
endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Ky përbërës i
çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet nënvizuar
është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që
janë përdorur deri më sot, thonë studiuesit.
Këshilla për astmatikët
1- Këshillohet të pihen sa më shumë çajrat e nxehta, pasi ato
ndihmojnë në largimin e kollës.
2- Të pihen sa më tepër çajra të përgatitur me përzierje bimësh.
3- Të shmanget pirja e cigares për sa kohe që të sëmuret kanë
kollë pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
4- Mjeket rekomandojnë të pihen 2 deri në 3 litra lëngje në ditë,
5- Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
6- Mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën nëse kollitesh gjate
natës.
7- Pluhurat në ushqime, si veze, qumësht, shkaktojnë astme
96- Masat që duhen të merrni kur jeni djegur nga dielli
Nëse lëkura është skuqur dhe ju shkakton dhimbje, por në sipërfaqe e
saj nuk janë formuar flluska, mund të bëni një banjë me ujë të vakët
për të zvogëluar dhembjen. Ose mund të mbuloni zonat e djegura me
kompresa garzash të lagura me ujë të vakët dhe qumësht. Në dush ose në
ujin e vaskës mos përdorni sapun ose produkte të tjera agresive. Pas
dushit thajeni me kujdes lëkurën. Mos e rrëshqisni peshqirin mbi
lëkurë. Vetëm tampojeni. Me siguri që do të ishte e tepërt të themi se
në rastet kur lëkura është djegur nuk duhet të depilohet ose për
meshkujt të rruhet. Flluskat e formuara mbi lëkurë mund të mbulohen me
garza të thata për të shmangur infeksionin. Por edhe në këtë rast është
mirë të konsultoheni me mjekun. Lëkura e djegur duhet të trajtohet me
një krem hidratant. I këshillueshëm është një krem hidratant që
përmban aloe vera, sepse ka veti të shkëlqyera qetësuese.
Edhe fetat e holla të kastravecit mund ta dobësojnë dhimbjen. Duke i
ndërruar herë pas here. Kundër dhimbjes mund të pini një aspirinë por
edhe në këtë rast velen e njëjta këshillë: Konsultohuni me mjekun.
Pasuroni ushqyerjen me vitamina sidomos me vitamina A dhe E dhe minerale
që mund të përshpejtojnë shërimin e lëkurës. Shmangni diellin derisa
lëkura ta ketë marrë veten plotësisht dhe kujtoni që herë tjetër të
përdorni një krem solar me faktor mbrojtës sipas tipit të lëkurës sa
herë që ekspozoheni në diell. Për fat të keq lëkura e mban gjithmonë mbi
lëkur kujtimin e djegies. Edhe një djegie e vetëm është shumë për
lëkurën.
97- Zbuloni gjenin që u jep shpresë alergjive
Hulumtuesit kanë gjetur një gjen që ka lidhej me astmën. Ky zbulimi hap
rrugën për ilaçe të reja kundër si astmës, ashtu edhe alergjisë.
Studimi është i drejtuar nga Juha Kere, profesor në gjenetikën
molukalare pranë institutit “Karolinska” në Huddinge të Stokholmit.
Shoqëria “Genos” në Helsigfos ku Kere është bashkëpronar ka marrë
patentën për këtë zbulim të ri. Juha Kere ka bashkëpunuar me hulumtues
suedezë, finlandezë dhe kanadezë. Ata kanë hetuar mbi 1000 të sëmurë
nga asma duke i krahasuar me njerëz të shëndoshë. Hetimet kanë gjetur
vend në tre treva të ndryshme dy në Finlandë dhe një në Quebec të
Kanadasë. E përbashkët për këto tre treva është se popullsia ka jetuar
pak a shumë e veçuar gjatë shumë qindvjeçare. Pas një hetimi më të
hollësishëm të disa të sëmurëve nga astma doli se njëfarë gjeni në
kromozomin shtatë ishte më aktiv tek ata se tek njerëzit që nuk vuanin
nga asma. Gjeni në fjalë shfaqet jo vetëm në bronke dhe mushkëri por
edhe në lëkurë dhe zorrë kjo mund të shpjegohet përse shqetësimet
alergjike shpesh shfaqen si ekzemë ose si shqetësim në bark. “Në hetuam
të sëmundjet nga astma. Por ka shumë mundësi që gjeni është domethënës
edhe për sa i përket sëmundjeve të tjera alergjike”, thotë Kere. Gjeni
quhet GPRA dhe i parkete një kategorie të veçante gjenesh marrëse që
kanë të bëjnë me proteinat. e gjithë kjo do të thotë se industria e
barnave ka tashmë diçka goxha të gatshme për të krijuar ilaçe të reja
për alergjitë duke u nisur nga gjeni i porsazbuluar.
98- Shëtitja intensive e dobishme për të moshuarit
Këtë e kanë treguar rezultatet e studimit të botuar kohët e fundit në
revistën profesionale “Mayo Clinic Proceedings”. “Numri gjithnjë e më i
madh i pleqve në numrin e banorëve të shumë vendeve të botës e rriste
rëndësinë e ushtrimeve trupore ngase ato ulin rrezikun nga shpejtësia e
sëmundjeve të pleqërisë e shton pavarësimin e të moshuarve dhe e rrit
kualitetin e përgjithshëm të jetës”, thonë Dr. Hiroshi Nose dhe kolegët
e tij nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit “Shinshu” në Japoni.
Shëtitja e moderuar mbron nga shtangimi dhe u këshillohet njerëzve të
moshës mesatare dhe moshuarve.
99- Aktiviteti trupor dhe jetëgjatësia
Kërkuesit shkencorë me studimet e bëra te disa minj kanë konstatuar së
pakësimi në tru e rriste jetëgjatësinë. Duke shkruar në revistën
“Science” shkencëtarët nga instituti “Howard Hughes Medical Institute”
shprehin bindjen se ulja e nivelit të insulinës krahas efektit të
stilit të shëndoshë të jetës dhe mbajtjes së peshës normale trupore,
mund të ketë efekt të njëjtë edhe te njerëzit. Nëse testimi e mëtejme i
vërtetojmë këto rezultatet niveli i insulinës krahas gjeneve do të
konsiderohet njëri nga faktorët kryesor për jetëgjatësi. Rezultatet e
reja sugjerojnë se përgjysmimi i nivelit të proteinës me emrin IRS2 që
është përgjegjës për transmetimin e sinjaleve të insulinës në tru për
pasojë ka zgjatjen e jetesës për mesatarisht 18 për qind.
100- Ekrani i kompjuterit rrit rrezikun për të marrë alergji
Rreziku për të marrë ndonjë alergji u shutohet njerëzve të shëndetshëm
kur ulen përditë përpara kompjuterit. Është e njohur prej kohësh që
atyre që janë të ndjeshëm ndaj rrymës elektrike mund tu shkaktohen
shumë lehtë kundërveprime alergjike nga punë me kompjuter. Por një
studim i ri kryen në Suedi ka treguar se edhe njerëzit i ri kryer në
Suedi ka treguar se edhe njerëzit e shëndetshëm mund të marrin alergji
përpara kompjuterit. Eksperimenti tregoi që rrezatimi i ekranit e bën
lëkurën të aktivoj të ashtuquajturën qeliza maste, qeliza që sjellin
kundërveprimin alergjik. Tek dy të treta e të testuarve të cilët
qëndruan të ulur me shpinën përkundrejt ekranit u vu re nga matjet
prania e një sasie të lartë qelizash master. Pra lëkura është gati për
një kundërveprim alergjik. Alergjitë e tipit astmës, ekzemës dhe
alergjia prej barit nga rrezatimi i ekranit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri Empty
MesazhTitulli: Re: 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri   100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri I_icon_minitimeSun May 16, 2010 6:46 pm

Tessa faliminderit per postin vertet je nje puntore e madhe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri Empty
MesazhTitulli: Re: 100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri   100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
100 këshilla mjekësore më me interes për çdo njeri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Me bimë mjekësore kundër kapsit
» Si ta kurojmë aneminë me bimë mjekësore
» Nuk qeveriset vendi vetëm nga një njeri
» Bisedimet Kosovë – Serbi, në interes të të dyja palëve
» Integrimi i Kosovës në BE është interes edhe i Italisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: