Pasojat e dimrit do behen gjithnje dhe me te dukshme ne trupin e femrave per shkak se ne dimer dieta eshte me e pakontrolluar dhe me e pasur me yndyrera.Si rrjedhim,kushdo qe ka probleme celuliti duhet ta luftoje ate sa eshte ne kohe per te hequr kete problem te trupit qe sa nga ana estetike ashtu edhe nga ajo shendetesore eshte i bezdisshem.
Sa me shpejt te vihet re shfaqja e celulitit aq me mire dhe aq me kollaj arrihen rezultate nga terapia,por kjo nuk eshte shume e thjeshte pasi ndryshimet e para nuk jane te dukshme me sy,duhen pajisje te veçanta.
Duhet dalluar pjesa dhjamore normale,dhe fiziologjike,me grumbullime patologjike qe çojne ne celulit.kjo sepse ne dhjami i zakonshem eshte brenda qelizave specifike,kurse ai patologjik perfshin hapesirat midis qelizave dhe afer eneve te gjakut duke i ngushtuar ato,sda me shume shtohet,dhe rrjedhimisht pjesa e interesuar eshte gjithnje dhe me e ftohte,per shkak te mungeses se gjakut ne sasi normale.Keto jane hollesi sidoqofte qe dallohen nga mjeket dhe shkalla e celulitit percaktohet me ane te vizites mjekesore.
Sidoqofte parandalimi fillon ne tavoline... nje diete e ekuilibruar dhe e pershtatshme ben qe fryrjet dhe celuliti,te shkaktuara nga pengese e qarkullimit venal te mund te parandalohen ose kurohen.
Kapslleku dhe mbajtja e lengjeve tregojne qe ka mungese aktiviteti fizik te shoqeruar me regjim ushqimor te keq,
Eshte thelbesore te kihet nje Edukate Ushqimore , dmth te dihet çfare duhet ngrene dhe ne ç'sasi dhe cilesi.
*Ka rendesi te veçante,konsumimi i ujit gjate dites. Nje liter e gjysem ne dite uje eshte sasia minimale ,por jo afer ngrenies pasi ndikon keq ne tretjen e ushqimeve ne stomak.gjithashtu duhet te vihet re me kujdes etiketa e ujit,pasi permbajtje e larte e Na+ nuk eshte e leshillueshme.
Jane te keshillueshme ujerat me permbajtje te pakte elementesh Oligominerale,sepse favorizojne pastrimin e kanaleve urinare dhe biliare.
Kripa eshte armiku nr 1 i nje diete anticelulit sepse ka Na+ dhe ky ndikon ne mbajtjen e ujerave ne brendesi te qelizave duke mos lejuar shkembimin e lengjeve ne menyre te rregullte.Prandaj per te evituar mbiperqendrim te Na+
duhet qe te kufizohet perdorimi brenda nevojave te perditshme te trupit (qe jane te perfshira ne 1,5 deri ne 8,8gr ne dite).Duhet gjithashtu pasur parasysh se kripe s'eshte vetem ajo qe hidhet nga ne po eshte prezente dhe ne salce,konserva etj etj.Humbja e shijes nga kripa mund te kompensohet me specie te tjera.
Nje menyre (per ata qe kane problem te heqin dore nga shija e te ngrenit) per te evituar kete eshte te ndiqen disa keshilla:
*te mos hidhet kripa direkt ne pjate po vetem gjate gatimit.
*te evitohen konservat
*te preferohet gatimi me avull ose sgare
*te konsumohen fruta me vit C dhe substanca antioksiduese
*Te lexohet me vemendje etiketa e ushqimeve dhe te evitohen ato qe shkruajne permbajtjen e kripes si element paresor qofte dhe ne menyra te tjera si psh:Na+,klorur natriumi,fosfat monosodic,bikarbonat natriumi,glutamat natriumi.
*te evitohet perdorimi i ushqimeve shume te kripura: sallame,djathera,te skuqura,kutira,pije te sheqerizuara,lengje frutash me shurup,pije alkoolike,çokollata,kafe,çaj i forte.
*konsumim i shumte i ujit te pagazuar , menyre qe te eliminohet me ane te urines elementet qe organizmi grumbullon.
Duhet pasur kujdes te mos ekzagjerohet me kafe (jo me shume se 2-3 ne dite) me sasine e çokollates dhe pijeve alkoolike te cilat lodhin melçine dhe e pengojne te eliminoje substancat e teperta dhe te kryeje fuknsionet e veta.
I rendesishem dhe i keshillushem eshte perdorimi i ushqimeve te fresketa,me permbajtje vit C,kripera minerale dhe permbajtje te larte fibrash(te cilat ndihmojne kapsllekun dhe tretjen),te pasura me vit te tjera vit E dhe Kalium
Frutat dhe perimet (kiwi,agjinare,asparage,karota,portokalle,kumbulla,pjeshke,kajsi etj) duhen konsumuar ne sasi te medha pasi permbajne Kalium i cili kundershton efektin e na+ ne organizem qofte si lengje,apo te centrifuguara,bizelet,patatet,thjerrezat qepa(sidomos e gjalle) ndihmojne shume ne eliminimin e substancave te teperta dhe shkembimin e lengjeve.Gjithashtu permbajtja e tyre ne fibra ndihmon ne eliminimin e skorjeve te teperta dhe ne pastrimin e aparatin tretes,duke penguar thithjen e sheqernave dhe yndyrave,pa ndikuar ne thithjen e proteinave dhe oligoelementeve.(hekur,zink,magnez,kalcium etj)
Figura e meposhtme permban substanca qe ndihmojne ne mbrojtjen e eneve te gjakut.
Te gjitha frutat e ujshme si bostan,pjeper,luleshtrydhe kane efekt diuretik,dhe akoma me teper ato qe permbajne shume kalium si qershite,ananas,ribes,kajsite.